I mbajtur sot me date 04.04.2007 ne Komisionin e Disiplines te FSHF-se per shqyrtimin e problemeve disiplinore te ndodhura gjate aktivitetit te futbollit kombetar. Nga materialet e paraqitura nga Sektori I Garave te FSHF-se, Komisioni I Disiplines pasi analizoi dhe shqyrtoi ne teresi dhe ne vecanti dokumentacionin dhe analizoi ceshtjet ne teresi dhe ne vecanti arriti ne
perfundim dhe vendosi.
1. Futbollisti i KF “Tomori” Mario Bytyci per goditje me grusht, fyerje te arbitrit, ne baze te nenit 26/3 te K.D Sportive pezullohet 1 (nje) vit nga aktivitetet dhe
gjobitet me 100.000 leke gjobe.
2. Trajnieri i KF “Tomori” Kristaq Mile per goditje te arbitrit, ne baze te nenit 25/6 e 14 te K.D Sportive denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga drejtimi i skuadrave dhe 50.000 leke gjobe.
3. Futbollisti i KF “Tomori” Barboza Jailson per goditje me shkelm te kundershtarit ne baze te nenit 26/1.b te K.D. Sportive denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe 20.000 leke gjobe.
4. Per dhunen fizike e psikologjike te ushtruar ndaj arbitrit nga lojtaret e ekipit te “Tomorit” ky ekip ne baze te nenit 26/10 te K.D. Sportive humbet ndeshjen me ekipin e Lushnjes me rezultat 2-0.
5. Arbitri Artan Taullaraj dhe vezhguesi i ndeshjes Fatmir Tare per shkak te arbitrimit te dobet e me ndikim te dukshem ne mbarevajtjen e lojes ne aspektimteknik e disiplinor me pasoja edhe mbi perdhosjen e figures se tyre, ne baze te nenit 29/3.b te K.D.Sportive denohet respektivisht. A.Taullaraj pezullohet nga te gjitha aktivitetet kombetare per 1 (nje) vit duke iu hequr dhe shperbimin teknik per ndeshjen. F.Tare pezullohet nga te gjitha aktivitetet kombetare per 6 (gjashte) muaj duke iu hequr dhe shperblimi teknik per ndeshjen.
6. Futbollistet Agron Kalemi i Cakranit dhe Marius Demiri i Çlirimit, per goditje me grusht te njeri-tjetrit denohen me nga 6 (gjashte) ndeshje pezullim secili, ne baze te nenit 26/1.b te K.D. Sportive.
7. Per te njejtin shkak si me siper denohen me nga 6 (gjashte) ndeshje pezullim edhe futbollistet Erjon Mandi i Terbunit dhe Besford Laci i Korabit.
8. Trainieri i Korabit Sali Kallavarja per fyerje te gjyqtareve, ne baze te nenit 25/5 te K.D Sportive denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga drejtimi i ekipit. 9. Klubet e futbollit Butrinti e Delvina per trazirat e shkaktuara nga trainieret respektive, denohen me nga 100.000 leke gjobe.
10. Arbitri Ardian Rama per shkelje te rregulloreve te permbushjes se detyres duke mos relatuar sakte dhe pasaktesi ne protokollin e ndeshjes, ne baze te nenit 28/6 te K.D.Sportive pezullohet 6 muaj nga aktivitetet kombetare dhe i hiqet
shperblimi teknik per ndeshjen.
11. Futbollistet e ekipeve U-17 te Beslidhjes Gerard Doda e Fatmir Marku dhe Nikoll Koleci e Ersi Lami te Ades, per goditje me grushta te njeri-tjetrit, ne baze te nenit 26/1.b te K.D.Sportive pezullohen te gjithe me 6 (gjashte) ndeshje nga
aktivitetet.
12. Futbollistet e ekipit U-17 te Tomorit, Julian Bejko, Henlirik Çekaresto dhe Klevis Abazi per goditje me shkelm te kundershtarit, ne baze te nenit 26/1.b denohen te gjithe me nga 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
13. Futbollisti i ekipit U-17 te Tomorit, Arber Sokoli per ofendim te gjyqtarit, ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga te gjitha aktivitetet.
14. Per te njejtin shkak si me siper denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim futbollisti i ekipit U-19 te Gramshit Renato Kalari.
15. Ekipi U-19 i Cerrikut per mosparaqitje ne ndeshjen me ekipin U-19 te Shkumbinit, ne baze te nenit 23/3 te K.D Sportive humbet ndeshjen me rezultatin 2-0.
16. Ekipet U-17 e U-19 te Cerrikut per mosmarrje te masave administrative per zhvillimin e ndeshjeve me ekipet U-17 e U-19 te Bilishtit, humbasin takimet respektive me rezultatin 2-0.
17. Reklamimet e paraqitura nga KF “Bilishti” e KF “Ada” do te vendoset per to ne mbledhjen e ardhshme dt.11.04.2007 ora 11:00 pasi te njihet Komisioni me te
gjithe dokumentacionin ne lidhje me reklamimet dhe te beje verifikimet perkatese.
Kunder vendimit lejohet ankimimi brenda 5 (pese) diteve ne Komisionin e Apelit
Kryetari Sekretari Antari
Eno Bushi Ramazan Rragami Saimir Dauti
|