ASA (Albania Sport Agency)-Nė pėrballjen e javės sė 23-tė kuqezinjtė nga Shkupi do tė jenė kundėrshtarė tė kuqezinjve nga Tetova. Pas barazimit me Rabotniēkin, futbollistėt e Shkėndijės janė tė motivuar para ndeshjes me Vardarin.
Kryetrajneri i Shkėndijės, Edmond Miha u shprehė i kėnaqur me angazhimin e futbollistėve tė tij gjatė ndeshjes me Rabotniēkin. Treguam njė ndeshje tė bukur, ku me shumė motiv u futėm nė lojė, pėr tu pėrballur me njė kundėrshtarė tė fortė. Pas kėtij takimi, tani jemi duke u pėrgatitur pėr ndeshjen e radhės me Vardarin, tha
Miha. Ndeshja midis Vardarit dhe Shkėndijės do tė zhvillohet nė Strumicė, pasi terreni i shkupjanėve ėshtė i suspenduar. Ne do udhėtojmė nė Strumicė pėr tu pėrballė me Vardarin. Kemi bėrė njė seancė stėrvitore nė orėn 11-tė dhe njė ndeshje kontrolluese. Kam punuar nė planin psikologjik dhe nė atė taktik. Besoj se rezultati pozitiv nuk do tė mungojė edhe nė kėtė takim, vijoi trajneri i Shkėndijės. Ndryshe nė radhėt e skuadrės tetovare sėrish nuk do tė gjenden dy mesfushorėt Festim Ademi dhe Mumin Sallai, tė cilėt ende janė tė lėnduar dhe nuk do tė mund tė ndihmojnė ekipin e tyre nė kėtė ndeshje tė vėshtirė.
Burhan Emurllahu- I detyruar tė luaj kundėr Shkėndijės
Burhan Emurllahu do tė luaj ndeshjen e parė kundėr ish-skuadrės sė tij. Futbollistėt e Vardarit nga e marta janė nė Strumicė, ku po pėrgatitėn kundėr Shkėndijės. Jam i detyruar tė luaj kundėr Shkėndijės, sepse mungon braziliani Vandair, i cili ka tre kartonė tė verdhė. E kam vėshtirė tė luaj kundėr skuadrės qė kam derdhur shumė djersė, por unė jam profesionistė dhe duhet tė jap maksimumin pėr tė fituar ekipi ku luaj.
Pėr shkak tė suspendimit tė stadiumit tė Vardarit, kėto dy skuadra do tė luajnė nė Strumicė
Renova - Bregallnica
Gjipspunuesit pas pikės sė fituar nė Shkup nė takimin me Vardarin, tė mėrkurėn do tė kenė njė pėrballje tė lehtė kundėr Bregallnicės nga Shtipi, tė cilėt renditen nė pozitėn e fundit nė tabelėn e klasifikimit.
Mesfushori i bardhekaltėrtėve Minas Osmani pėr ndeshjen e radhės ka pohuar se dėshirojnė qė tė shėnojnė fitore. I kemi dy ndeshje nė Tetovė. Tė parėn me Bregallnicėn dhe pastaj edhe me Napredokun. Duhet ti marrim gjashtė pikė. Lojtarėt
do tė japin angazhimin e tyre nė kėto ndeshje, si kundėr Vardarit, ku nė terren tė gjithė e dhamė maksimumin, tha Osmani. Renova ka vazhduar me seancat stėrvitore, duke u pėrgatitur pėr ndeshjen me Bregallnicėn. Kemi vazhduar tė pėrgatitemi pėr ndeshjet e ardhshme. Bregallnica ėshtė kundėrshtar i lehtė, por ne nuk duhet ta nėnēmojmė. Nga dy takimet qė i kemi nė shtėpi, dhe nga udhėtimi nė Manastir, shpresojmė tė kemi pikė maksimale, dhe pastaj rruga pėr dalje nė Evropė ėshtė e hapur, shtoi mesfushori i palodhur i Renovės, duke i falėnderuar tifozėt e tyre, pėr mbėshtetjen qė kishin nė ndeshjen kundėr Vardarit nė Shkup.
Bashkimi perballe Makedonija GJP
Nė kuadėr tė xhiros sė 23-tė, Bashkimi do tė jetė mysafir i skuadrės Makedonija GjP. Kėto dy ekipe stinorin e kaluar kanė luajtur dy ndeshje me rezultat tė barabartė. Edhe pėrkundėr humbjes nga Nepredoku, kumanovarėt janė optimist se nga Shkupi do tė kthehen me rezultat pozitiv.
Orari i ndeshjeve pėr ne ėshtė shumė i rėndė. Makedonija ėshtė favorit nė kėtė ndeshje, por ne do tė japim maksimumin qė nga kjo pėrballje tė kthehemi me pikė, shprehet Erkan Jusufi, ndihmėstrajner i Bashkimit.
Ai mė tej thotė se Bashkimi, nė Kėrēovė tregoi se ka ekip cilėsor qė di tė
luaj edhe jashtė Kumanovės.
Nė Kėrēovė gjatė tėrė ndeshjes kishim iniciativė, por fati sportiv ishte nė anėn e kundėrshtarit. Njė goditje e fortė nga distanca i solli tri pikė skuadrės sė Napredokut. Ekipit tonė i mungoi efikasiteti, ne nuk arritėm tė realizojmė rastet tė cilėt i krijuam para portės sė kundėrshtarit, shpjegon Jusufi.
Ndryshe, nė ndeshjen kundėr Makedonija GJP nė pikėpyetje ėshtė aktivizimi i Mensur Limanit, i cili ka tre kartona tė verdhė, ndėrsa atė mund ta zėvendėsojė Kasumi ose Abdullai.
|