Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Morati konfirmon yjet e Manēinit

Me titullin tashmė nė xhep, Interi sheh nga e ardhmja pėr ta nisur sezonin me programimin e ekipit pėr sezonin e ardhshėm, atė tė dhurimit tė tifozėve tė tij, Ligėn e munguar tė Kampioneve. Mė nė fund skuadra e Masimo Moratit ka gjetur ekuilibrin qė i kishte munguar prej kohėsh dhe miliarderi zikaltėr dėshiron fort ta ruajė kėtė grup me yje tė mėdhenj. Dhe nė planin Morati ekzistojnė Figo dhe Rekoba. Objektivi ėshtė hapja e njė cikli mbi tė cilėn ėshtė ruajtja e bazės sė njė grupi solid dhe fitues, njė miks lojtarėsh me eksperiencė dhe tė rinjsh tė talentuar. Nė tė kaluarėn revolucionet nė skuadėr nuk kishin krijuar kurrė atė stabilitet qė Interi po e pėrjeton gjatė kėtij sezoni, ku janė gjetur mekanizmat e nevojshme pėr njė Inter shpėrthyes, njė ndėr mė tė mirėt nė Europė: njė Inter i drejtuar me profesionalizėm nga Roberto Manēini dhe njė Adriano qė mė nė fund e ka rigjetur formėn e tij, edhe pse ka pasur jo pak indisiplinime qė lidhen me karakterin e brazilianit. Por merkato e verės pritet tė ketė tė papriturat e saj: portugezi Figo kėrkohet nga arabėt, uruguajani Rekoba ėshtė nė ikje e sipėr, argjentinasi Krespo varet nga Ēelsi. Tashethemi mė i madh ėshtė njė kėmbim Toni-Adriano, por gjithsesi senatorėt e skuadrės do tė mbeten po ata. SHKURT BOTA INTERI Trajneri i Interit, Roberto Manēini, pohoi se sulmuesi i Fiorentinės, Luka Toni, ėshtė sipas tij, njė nga sulmuesit mė tė mirė nė botė, por shtoi se ai ėshtė pesė vjet mė i madh nė moshė se Adriano. “Kėshtu, nuk ka asnjė mundėsi kėmbimi midis tyre” JUVENTUSI Drejtori Sportiv i Juventusit, Alesio Seko, tha se klubi i tij ėshtė duke punuar pėr forcimin e skuadrės pėr tė pėrballuar me sukses rikthimin nė Serinė A: “Ne jemi duke monitoruar disa lojtarė, tė cilėt nė opsionin tonė do tė jenė tė vlefshėm” ROMA Drejtori Teknik i Romės, Baldini, vlerėsoi nė maksimum cilėsitė e lojtarit tė Manēester Junatid, Kristiano Ronaldo: ”Ne e dimė se ai ėshtė lojtari qė ne duhet ta ndalojmė nė rast se duam tė mundim Manēesterin. Ėshtė njė nga mė tė mirėt nė botė”. ROBINJO Ylli i Realit tė Madridit, braziliani Robinjo, pohoi se ndihet i lumtur te skuadra madrilene dhe se dėshiron tė rrijė sa mė gjatė. “Dėshiroj tė luaj nga fillimi i takimit, por gjithsesi unė dua tė bėj mė tė mirėn pėr ekipin pėr tė fituar Ligėn spanjole”. DONADONI President i ri i Federatės Italiane tė Futbollit, Xhankarlo, pas takimit me trajnerin e Kombėtares, Donadoni, i shprehu kėtij tė fundit besimin e plotė tė tij. Abete e komplimentoi shefin e “Axurrėve” pėr fitoren 2-0 me Skocinė nė kualifikuese e Euro 2008.