Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Memelli, ngrohtėsi skandinave

Nga Dritan Ikonomi
Lindur e rritur nė klimė tė ftohtė, pogradecari Migen Memelli duket se ka gjetur ambientin e dėshiruar nė Skandinavinė e largėt. Pas njė viti nė Bergen tė Norvegjisė, ka zbritur mė nė jug, pėr t’u vendosur nė Goteborg tė Suedisė. Jo me skuadrėn mė tė famshme tė gjithė gadishullit skandinav, por me GAIS, klub qė me Goteborgun e madh ndan tė njėjtin stadium, “Ulevi”. Pas aventurės nė fjordet norvegjeze, Memelli ėshtė entuziast pėr fillimin e njė karriere tė re. - Migen, si po i kalon ditėt e para nė Suedi? - Deri tani ēdo gjė po ecėn shumė e mirė, duke filluar qė nga pritja qė mė kanė bėrė e deri te stėrvitja e ndeshjet, ku kam shėnuar. Tani mė duhet tė gjej edhe njė shtėpi, pasi gjatė kėtyre ditėve po qėndroj nė hotel. - Cilat janė pėrshtypjet e para pėr skuadrėn e re? - Ėshtė njė skuadėr qė synon tė renditet nė mesin e klasifikimit. Megjithatė, ka trajner njė prej emrave mė tė mėdhenj tė futbollit suedez, Roland Nilson, si dhe shumė ambicie pėr tė ardhmen. Deri tani luajmė nė stadiumin “Ulevi” por klubi do tė ndėrtojė njė stadium tė ri dhe kjo ėshtė pjesė e projekteve pėr tė ardhmen. - Mendon se aty do tė jesh titullar? - Po, besoj se kėshtu do tė jetė. Nė dy ndeshjet e para jam - paraqitur shumė mirė, edhe duke shėnuar. Trajneri ma ka bėrė tė ditur se synon shumė nga unė. - Do tė keni vėshtirėsi pėrshtatjeje? - Ēdo fillim ėshtė i vėshtirė, por tani kam mė tepėr pėrvojė, pas periudhės qė kalova nė Bergen. Shpresoj qė tė paraqitem sa mė mirė qė nė fillimin e kampionatit. Shenjat e para janė pozitive. Nė miqėsoret e deritanishme kam luajtur si sulmues i avancuar, ndėrsa nga pas kam pasur si mbėshtetės njė lojtar mjaft tė shpejtė dhe qė kuptonte ēdo lėvizje timen. - Keni biseduar me trajnerin pėr tė mėsuar se cilat janė kėrkesat e tij? - Po, kam folur. Mė ka bėrė tė ditur se shpreson shumė nga unė, meqėnėse vij nga njė skuadėr mė e fortė se GAIS. Nė njė gazetė ai ka deklaruar se “Bran Bergen na ka bėrė njė dhuratė shumė tė mirė duke na dhėnė Memellin. Nuk e kuptoj se si e lėshuan”. - Cilat janė ndryshimet midis kampionatit norvegjez dhe atij suedez? - Nė Suedi luhet futboll mė i shtruar, ndėrsa nė Novergji ėshtė mė fizik. Kėtu topi pėrpunohet mė tepėr dhe nuk shihet shumė lojė me topa tė gjatė. - Ēfarė keni fituar nga qėndrimi te Bran Bergen? - Kam mėsuar si tė jesh profesionist dhe si tė jetosh si i tillė. Kam bėrė pėrparime tė jashtėzakonshme pėrsa i pėrket anės fizike e taktike, ndėrkohė qė pas ēdo stėrvitjeje me gjithė skuadrėn kam punuar pėr 30 minuta para portės, ēka ėshtė e domosdoshme pėr njė sulmues. - Me ēfarė pėrshtypjesh jeni largua nga Norvegjia? - Me pėrshtypjet mė tė mira. Nė Bergen isha mirė, por nuk po gjeja mė vend nė skuadėr. GAIS Mė kishte ndjekur pas rekomandimit tė njė futbollisti suedez qė kishte luajtur nė Norvegji. Mė pėlqyen kushtet e ofruara dhe nuk u mendova shumė. - Ku mund tė shkonit tjetėr? - Oferta kisha nga Alesund e Od Grenland nė Norvegji, FC Zyrih i Zvicrės, si dhe nga tri skuadra nė Ukrainė, midis tyre edhe Vorskla, ku luajnė Dallku e Curri. Preferova GAIS-in dhe jam i kėnaqur. Kėtu ėshtė shumė mirė. - Ndoshta ėshtė herėt pėr njė pyetje tė tillė, megjithatė, ku synoni tė shkoni? - Do tė mė pėlqente tė shkoja nė Holandė. Njė gjė e tillė ėshtė plotėsisht e mundur, pasi kampionati suedez ndiqet shumė nga manaxherėt e klubeve holandezė. Kombėtarja Sezoni nuk ka nisur ende nė Norvegji e Suedi dhe gjendja pa futboll aktiv ishte njė nga faktorėt qė e la jashtė kombėtares Memellin. Ndeshjet e radhės janė nė qershor, kundėr Luksemburgut, dhe nė atė kohė sulmuesi synon tė jetė pėrsėri kuqezi. “Me GAIS do tė luaj mė shumė dhe nėse do tė kem shėnuar gola deri nė qershor, besoj se do tė mė thėrrasin pėr ndeshjet kundėr Luksemburgut”, shprehet lojtari. Trajneri Trajneri i GAIS, Roland Nilson, ėshtė njė futbollistėt mė tė famshėm tė Suedisė, i cili ka luajtur 116 herė me kombėtaren. Vetėm portieri Tomas Raveli ka luajtur mė tepėr se Nilson, i cili ka qenė pjesė e skuadrės qė zuri vendin e tretė nė kampionatin botėror tė vitit 1994, ku luajti njė rol kyē nė tė gjitha ndeshjet e Suedisė. Po ashtu, ka qenė me kombėtaren edhe nė botėrorin e Italisė dhe nė Euro ’92, zhvilluar nė Suedi. Me IFK Goteborg ka fituar disa tituj kampionė, si dhe Kupėn UEFA mė 1987. Ish-tifozėt Pas largimit nga Bran Bergen, Memelli rrėfen se ka marrė shumė mesazhe nga tifozėt e skuadrės norvegjeze. “Sinqerisht, mė kanė dalė lotė nga sytė kur kam lexuar nga mesazhet”, thotė lojtari, i cili tregon edhe pėrmbajtjen e disa prej tyre: “Migen, tė urojmė gjithė tė mirat. Ti do jesh gjithmonė nė zemrėn tonė, se ke luajtur me shpirt pėr Branin”. “Ndoshta dikush nuk shqetėsohet se ike ti, por ne jemi ata qe ndjejmė dhimbje”. Gjuha Nga norvegjishtja, nė njė tjetėr gjuhė tė vėshtirė, e cila tingėllon krejt e panjohur pėr veshin e njė jugori tė Evropės. Por Memelli tashmė ia ka marrė dorėn. “Vjet e kisha mė tė vėshtirė se tani, me norvegjishten. Suedishtja ėshtė shumė e ngjashme, kėshtu qė nuk kam probleme”, thotė. Megjithatė, Suedia ėshtė njė nga vendet ku anglishtja flitet shkėlqyeshėm dhe komunikimi pėr lojtarin shqiptar, zotėrues i disa gjuhėve, nuk pėrbėn problem.