Nga Greqia, Kastriot Gjini
Skuadra e Iraklisit te qytetit te Selanikut ka zhvilluar nje miqesore sot, per te mbajtur ne forme lojtaret e skuadres se saj. Ne kete ndeshje trajneri Jovanovic ka ndare lojtaret ne dy skuadra ku secila ka luajtur nga nje pjese loje kunder skuadres se kategorise se dyte greke Niki Poligiro. Ne kete ndeshje titullare kane qene lojtaret zevendesues dhe ne te dyten 11 titullare.
Eshte e vetmja ndeshje deri tani qe jane aktivizuar te tre shqiptaret e kesaj skuadre. Ne pjesen e pare me zevendesuesit jane aktivizuar, Fortuzi dhe Kraja, ndersa ne pjesen e dyte eshte rikthyer Andi Lila i cili eshte aktivizuar me 11 baze te skuadres. Gjithe mediat greke presin qe mbrojte Lila te jete titullar ne ndeshjen e radhes te Iraklis, ndersa dy shqiptaret e tjere mesa duket zor se do te aktivizohen fare. Rezultati i miqesores ishte 1:1, me gola te Sisic 80' dhe Pantelidhi 85'. Skuadra e Iraklis eshte ne nje vend shume te veshtire dhe vetem nje mrekulli do te shpetoje nga renia ne kategorine e dyte greke. |