Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Media austriake pėr Salihin: “Njė yll ka lindur”

Nga Bledar Kuka
Albania-sport- “Njė yll ka lindur”. Ky ėshtė titulli i sitit austriak sportnet.at pas shėnimi tė dy golave nga shqiptari Hamdi Salihi nė fitoren nė transfertė tė SV Ried me SV Mattersburg (1-2), ku blerja mė e rė e Ried realizoi njė dopietė nė njė debutim tė jashtėzakonshėm dhe njė lojė klasi nė kategorinė maksimale tė kampionatit austriak. Ried prej shumė kohėsh ishte nė kėrkim tė tė njė zėvendėsuesi tė denjė tė gjahtarit tė golave Sanel Kuljic. Fillimisht i tillė u shpresua se do tė ishte sėrbi Jovan Damjanoviē, por sulmuesi 24-vjeēar deri tani nuk i ka pėrbushur shpresat qė klubi austriak kishte te ai. Gjatė pauzės dimėrore skuadra nga Austria e sipėrme angazhoi sulmuesin shqiptar Hamdi Salihi ndaj tė cilit kishte shfaqur interesim edhe rekordmenia a Austrisė, Rapidi i Vienės. Qė 22-vjeēari Salihi ėshtė njėriu gol, kėtė e kishte treguar edhe nė sezonin e fundit me Tiranėn ku shėnoi 29 gola me Tiranėn duke siguruar edhe “Kėpucėn e Artė”. Dhe kėtė Salihi e dėshmoi edhe nė Austri, me dy golat e tij kundėr Matteburg. Vetė Hamdi Salihi, pas ndeshjes tha pėr nachrichten.at: “Nuk ėshtė shumė e rėndėsishme kush i bėn golat, kryesore ėshtė qė ne fituam. Unė nuk e kisha menduar natyrisht se do tė shėnoja dy gola. Sonte natyrisht qė do tė festojmė paksa”. “A e ka gjetur Ried, Sanel Kuljicin e ri? Me dygolėshin e Hamdi Salihit nė ndeshjen e ti tė dytė, mund tė thuhet se po”, shkruan siti austriak OÖnachrichten.at. “AI ėshtė i shpejtė dhe pėr mė tepėr qė ka orientimin e duhur nė zonėn e rreptėsisė. Shumė shpejt ai mund tė shndėrrohet shėmbylltyra e vetme e Ried nė sulm”. Me 23 vjeē Salihi ėshtė ende i ri. Pėr kėtė ai ka shumė kohė pėrpara, por ai padyshim do tė jetė njė shembull i bukur pėr t’u ndjekur. Ashtu si bashkėkombasit e Salihit, Erjon Bogdani dhe Igli Tare, janė prej kohėsh nė Serinė A italiane. Por, Salihi mendon vetėm pėr Austrinė. “Unė dua tė qendroj kėtu. Ried ėshtė njė hap i parė”, thotė Salihi. “Atmosfera mė pėlqen shumė, ėshtė tamm si nė familje. Unė isha njė herė nė Greqi me kontratė. Por atje ishte krejt ndryshe”. Salihi ėshtė pėrshtatur shumė mirė me lojėn e ekipit, por jo aq shpejt me gjuhėn gjermane. Madje nė Turqi shokėt e tij qeshnin shumė me gabimet e tij nė gjuhėn gjermane. “Unė num mund tė flas ende gjermanisht. Por, shokėt e ekipit mi pėrkthejnė disa tekste nė anglisht. Kėshtu funksion kjo punė”, thotė Salihi qė mė shumė kohė i kushton fotografive se sa teksteve. Salihi ka ndryshuar edhe skemėn e lojės sė Ried nga 4-2-3-1 nė njė formacion mė ofensiv 4-4-2. Trajneri Helmut Kraft thotė: “Nė se ai do tė kishte pranė njė sulmues tė dytė nė krah, ai do tė ishte i pandalshėm nė zonė. Ai mund tė thyejė ēdo mbrojtje”. Ried pėrundimisht ka nė fushė njė yll, qė nė tė ardhmen mund tė shndrohet nė njė burim tė mirė financiar.