Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Bushati: “U-21, Kroacia mė e fortė se Greqia”

Nga Dash Frashėri
INTERVISTE EKSKLUZIVE - “Duke veēuar Italinė si favoriten kryesore tė grupit tonė, ēmoj se Kroacia ėshtė mė e fortė se Greqia, tė cilėn e konsideroj si tė kualifikuarėn e dytė teorike nė eliminatoret pėr Grupin 1 tė vlefshme pėr Kampionatin Europian U-21, finalet e tė cilit do tė zhvillohen nė Suedi”, thotė ekskluzivisht pėr Albania-sport.com trajneri i Shpresave, Artan Bushati. Shqipėria U-21 ndodhet nė Grupin 1 sė bashku me Italinė, Kroacinė, Greqinė, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Mė 28 mars Shqipėria do tė luajė njė ndeshje miqėsore me Maqedoninė. Trajneri i Kombėtares U-21 tė Shqipėrisė, Artan Bushati nė njė prononcim pėr Albania-sport.com, u shpreh i kėnaqur nga kjo mundėsi: “Takimi miqėsor me Maqedoninė, i cili do tė luhet nė transfertė, ėshtė njė ndeshje tė cilėn e konsideroj nė kohėn e duhur dhe qė plotėson serinė e miqėsoreve tė Shpresave tona, pas atyre me Turqinė (0-2, nė Stamboll) dhe Greqinė (3-1, nė Athinė). Kjo i shėrben mė sė miri pėr pėrgatitjeve tona pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Testi me Maqedoninė do tė jetė njė mundėsi mė shumė pėr tė pėrzgjedhur edhe elementėt mė tė mirė”. * * * Bushati, shorti i eliminatorėve tė Kampionatin Europian U-21 e ka vendosur Shqipėrinė pėrballė emrave tė njohur si Italia, Kroacia dhe Greqia. - Padyshim qė e cilėsoj si njė grup me kundėrshtarė tė fortė. Personalisht do tė ēmoja Kroacinė si ekipin e dytė mė tė fortė tė Grupit 1, kjo edhe mbi bazėn e koeficentėve tė paravendosur pėrpara hedhjes sė shortit nė Suedi. Nuk mund tė flas pėr Italinė, pasi janė tė njohura vlerat e saj nė Europė, ėshtė nė elitėn e futbollit. Nė grupin tonė bėjnė pjesė edhe dy ekipe, tė cilat nė pėrshtypjen e parė konsiderohen tė lehta. - Jo vetėm pėr ju, por dhe pėr media tė tjera kam theksuar se nuk dėshiroj kurrsesi tė zhvlerėsoj as Azerbajxhanin dhe as modestėt nga Ishujt Faroe. Ndaj kėtyre tė dyjave ne jemi tė detyruar tė marrim pikėt maksimale, pra tė arrijmė fitoret si brenda fushės sonė ashtu edhe nė transfertė. Nė pamje tė parė duket se janė ekipe poshtė nivelit tė Shqipėrisė, por nuk duhet nėnvlerėsuar asnjėherė, pasi nė futboll ka gjithmonė surpriza. Shqipėria humbi ndeshjen miqėsore me Greqinė U-21 nė Athinė, ndėrsa tani Kombėtaren tonė e pret njė ndeshje zyrtare. Cila ėshtė pėrshtypja juaj pas atij testi? - Nuk dua ta ripėrsėris se nė atė takim kundėr grekėve luajtėm me dis mungesa tė rėndėsishme, por kemi nxjerrė edhe reflekimet e duhura nga ai takim i humbur 3-1. Unė dhe stafi im kam besim te kontigjenti i lojtarėve tanė. Ne na duhet tė japim maksimumin dhe do tė mundohemi qė tė paktėn nė fushėn tonė tė arrijmė njė rezultat pozitiv me Greqinė. Nuk ėshtė ende shorti i Grupit 1. Kė do tė donte Bushati tė kishte kundėrshtarin e parė? - Pėr anėn psikologjike tė skuadrės do tė preferoja njė skuadėr tė lehtė si Ishuj Faroe dhe ndeshjen e parė nė transfertė me kėtė ekip. Nė vazhdimėsi do tė doja Kroacinė nė Shqipėri, mė pas Azerbajxhanin nė transfertė dhe Italinė nė Shqipėri nė javėn e katėrt. Greqinė e dua nė takimin e parė nė Athinė. Atė e njohim tashmė. Gjithsesi ne kėmi bėrė planifikimet tona dhe kemi shkėmbyer fakse me federatat e tjera. Nėse palėt e pėrfshira nė Grupin 1, atėherė do tė mblidhemi sėrish nė njė nga vendet qė do tė pėrcaktojė UEFA dhe mė 13 mars do tė zyrtarizojmė shortin. Bushati, grumbullimi i radhės dhe me emra tė rinj, sa ju shėrben ai? - Ėshtė njė tjetėr mundėsi pėr tė parė elementė tė tjerė kandidatė, qė vinė nga ekipe shqiptare, por edhe nga skuadra jashtė shtetit si nga Italia dhe Greqia. Ky grumbllim do tė na shėrbejė edhe pėr ndeshjen miqėsore kundėr Maqedonisė, mė 28 mars nė Ohėr. Disa nga lojtarėt e ftuar nuk kanė mbėrritur pėr arsye tė ndryshme. Rrudho i Kievos nuk ka ardhur, ndėrsa Renaldo Rama i Olimpiakos ktheu pėrgjigje negative me faks pasi ishte i dėmtuar. Gerti Rama i Fostira pati probleme me vizėn. Vemendja kryesore do t’i kushtohet reparti tė mbrojtjes ku kemi shfaqur edhe dobėsi. Nė portė kemi ftuar edhe 16-vjeēarin Stiv Frashėri tė Skėnderbeut pėr tė cilin ka dhėnė rekomandime tė veēanta trajneri i portierėve tė U-21, Jani Kaēi. Pėrsa i pėrket dy lojtarėve tė ardhur nga Italia, Fatjon Vuēaj dhe Helton Shkurtit, ata i kam ndjekur vetė nė aksion me ekipet e tyre. Lista e 22 lojtarėve: Stivi Frashėri (Skėnderbeu) Alban Hoxha (Dinamo) Bruno Guri (Jonikos) Bledion Guga (Flamurtari) Renato Arapi (Besa) Kristo Papajorgji (Asteras) Nertil Bako (Elbasan) Rigers Mehmeti (Dinamo) Fatjon Vucaj (A.S.D. Martinsikuro) Saimir Xhelaj (U.S.Classe) Vangjel Mile (Dinamo) Gerti Rama (Fostira) Nertil Ferra (Dinamo) Marjo Gjoni (Rollos) Helton Shkurti (A.S.D. Silana 1947) Mariglen Shoshi (Apolonia) Arlind Berdica (Vllaznia) Mareglen Prela (ADA) Josef Thana (Olimpik) Indrit Ymeri (Partizani) Ilirjan Caushaj (Dinamo) Sadush Danaj (Besėlidhja)