Nga Greqia, Kastriot Gjini
Alban Bushi duket se nuk eshte ne qender te vemendjes vetem ne Greqi por dhe jashte saj. Golat e shenuar nga ai ne keto javet e fundit kane bere akoma dhe Baric te interesohet per te. Mesa duket "plakushi" ka vezhguar mire Lokun i cili ne keto javet e fundit ka bere paraqitje te shkelqyera ne kampionatin grek, dhe ka marrre masa per kete.
Keshtu sipas faqes zyrtare te Apollon Kalamariase, behet e ditur se Alban Bushi, golashenuesi me i mire i kombetares sone, eshte thirrur nga Otto Baric per te marre pjese ne kombetaren shqiptare qe do te prese Sllovenine me 24 Mars ne stadiumin Loro Borici ne Shkoder dhe kundra Bullgarise me 28 Mars. Keto ndeshje do te jene te vlefshme per kualifikimet e kampionatit europian.
Me sa duket kombetares shqiptare i rikthehet sulmuei me rezultativ i saj i te gjithe kohrave. Bushi me pare kishte thene se do te jete gati sa here qe kombetarja ta therrase dhe ja qe shansi i tij erdhi.
Alban Bushi eshte ftuar ne listen paraprake me 30 lojtare, prej te cileve do te perzgjidhen 22 futbolliste per anti-Sllovenine dhe Bullgarine.
|