|
|
| Legjionaret Shqiptare ne Gjermani | Nga Eni Zejnati
Vata 65 minuta si titullar per Arminia Bielefeld
Fatmir Vata eshte kthyer sot si titullar per skuadren e tij Arminia Bielefeld. 35-vjecari formoi dyshen e sulmit me Wichniarek por nuk arriti te shenoje ne 65 minutat qe luajti. Arminia Bielefeld fioti 3-2 kunder miqve te FC Nürnberg. Vata u zevendesua nga Zuma ne pjesen e dyte kur rezultati ishte 2-1 per Arminia. Miqte barazuan me Engelhardt (83') por nje gol i Böhme ne minuten e 86' i dha fitoren Arminias. Tani skuadra e Vates ka 26 pike ne 24 ndeshje dhe renditet ne vend te 13-ė. Per vaten kjo ishte ndeshja e shtate e sezonit por e para si titullar.
Lala 90 minuta ne humbjen e Hannover 96
Altin Lala ka qene si zakonisht titullar per skuadren e tij Hannover 96 dhe ka luajtur gjate gjithe ndeshjes ne Commerzbank-Arena ku skuadra e tij u mund 2-0 nga Eintracht Frankfurt. Golat per vendasit u shenuan nga Takahara (58') dhe Thurk (74'). Hannover pas kesaj humbje qendron ne kuoten e 33 pikeve dhe renditet ne vend te tete ne Bundesliga, tre pike larg Kupes UEFA. Per Lalen kjo ishte ndeshja e 13 ne kampionat dhe e shtata rresht qe luan per 90 minuta te plota.
Berisha nuk luan, Hamburger fiton 0-2 jashte
Hamburger SV ka fituar dje me rezultatin e paster 0-2 ne Veltins-Arena kunder vendasve te FC Schalke 04. Berisha nuk ishte thirrur edhe kesaj rradhe nga trajneri Stevens. Golat per Hamburger SV u shenuan nga dy sulmuesit titullare van der Vaart (71') dhe Olic (80'). Per 17 minuta u aktivizua edhe sulmuesi tjeter Sanogo. Hamburger ka 27 pike pas 24 ndeshjesh.
Curri luan disa minuta ne fitoren e Aue
Dje ne Erzgebirgsstadion ne prani te 14 mijė tifozeve Erzgebirge Aue mundi FC Kaiserslautern me rezultatin engushte 1-0 me gol te Dostalek (11'). Skerdilajd Curri u fut ne fushe vetem ne minuten e 89' te ndeshjes dhe luajti disa minuta. Per 31-vjecarin kjo ishte ndeshje e 17 e sezonit ku ka shenuar edhe 2 gola. me kete fitore Aue ruan vendin e peste ne Bundesliga II me 39 pike dhe eshte vetem kater pike larg vendit te trete qe do te thote ngjitje ne Bundesliga.
Alban Ramaj shenon perseri per 1860 Munchen Am
Alban Rama ka shenuar golin e katert te sezonit nga pika e penalltise duke i dhene barazimin skuadres se tij 1860 Munchen Am kunder Kaiserslautern Am ne Regionalliga. Rama shenoi golin e dyte per skuadren e tij ne minuten e 23' te pjeses se pare por miqte shenuan dy here dhe moren nje pike me barazimin 2-2. 21-vjecari ka luajtur ne 21 ndeshje kete sezon.
|
|
|