Shkup Rabotniēki dhe Vėllazėrimi tė shtunėn e hapin sezonin pranveror tė futbollit nė elitėn e futbollit tė Maqedonisė. Kampionėt konsiderohen favoritė nė takimin me kėrēovarėt, duke shpresuar nė fitore tė sigurt dhe ruajtjen e pozitės sė parė. Nderim Nexhipi thotė se romantikėt nuk do tė kenė ndonjė problem nė pėrballje me tė parafundit nė renditje, Vėllazėrimin.
Jemi pėrgatitur mjaft mirė gjatė fazės pėrgatitore dhe shpresoj se kundėr Vėllazėrimit nuk do tė kemi ndonjė detyrė tė vėshtirė. Na duhet fitorja, sepse vetėm me tri pikė e ruajmė pozitėn e parė nė tabelė, ėshtė
shprehur mesfushori, Nexhipi, i cili ende ėshtė nė pritje tė ftesės zyrtare nga Dnjepar i Ukrainės.
Nė anėn tjetėr trajneri i Vėllazėrimit, Nazmi Ajdini pėr takimin e sė shtunės nuk mund tė llogarisė nė shėrbimet e Bekim Zylberit, pėr shkak tė dėnimit dhe Isufit tė lėnduar.
Dihet se Rabotniēki ėshtė favorit nė ndeshjen me skuadrėn tonė, e sidomos kur kihet parasysh se ballafaqimi zhvillohet nė Shkup. Por ne do tė mundohemi tė luajmė lojėn tonė dhe nėse mund tė nxjerrim ndonjė rezultat pozitiv, do tė ishim shumė tė kėnaqur, ka thėnė ai.
Avdyl SALIHU
Vėllazėrimi: A. Jusufi, Sh. Asllani, K. Bajrami, K. Ballazhi, A. Asllani, Jovanovski, Poknaēski, Parashovski, Markoski, Ramadani dhe Demiri
|