Albania-Sport - Sulmuesi shkodran i Tiranės, Vioresin Sinani, duke se ka lėnė pas hijen e bashkėqytetarit tė tij, tashmė tė larguar pėr nė Austri, Hamdi Salihit, duke shėnuar njė dygolėsh qė e ngjit atė nė kuotėn e 17 golave nė Kategorinė Superiore. Pėr mė tepėr, fitorja 2-1 qė kryesuesja aktuale e kampionatit, Tirana, korri sot pasdreke nė Peqin, ėshtė mjaft e rėndė pėr skuadrėn vendase, e cila tashmė rrezikon edhe mė tepėr mbijetesėn nė Kategorinė Superiore.
Nė fakt, Sinani ka bėrė tė heshtte fusha sportive e qytetit tė vogėl 4 minuta para pėrfundimit tė pjesės sė parė, kur ka finalizuar me sukses njė aksion tė bardhebluve dhe, vetėm pak sekonda pas fillimit tė pjesės sė dytė, shkodrani ka pėrcjellė nė rrjetė me kokė njė top tė harkuar nga Klodian Duro. Ndonėse lushnjari Albano Byzhyti ka shkurtuar largėsinė e golave pėr vendasit, duke realizuar nė minutėn e 67-tė, kjo nuk ka mjaftuar pėr tė shmangur humbjen e peqinasve qė tashmė e kanė tė prekshėm realitetin e rėnies nga kategoria.
SHKUMBINI - TIRANA 1-2
Shenues: Albano Byzhyti 67'/ Vioresin Sinani 41', 46'
Gjyqtarė: L. Jemini, S. Avdo, E. Miho
Fusha Sportive, Peqin
BILANCI MIDIS EKIPEVE
32 ndeshje; 1 fitore Shkumbini, 6 barazime, 25 fitore Tirana. Golat: 26-68
Fitorja e fundit e Shkumbinit: 1-0, mė 04.02.1995
Barazimi i fundit: 2-2, mė 11.11.2006
Fitorja e fundit e Tiranės: 1-2, mė 03.03.2007
KURIOZITETE:
Tirana ka humbur vetėm 1 herė nė ballafaqimet me Shkumbinin nė 32 pėrballjet midis tyre. Fitorja e vetme e peqinasve 1-0 daton, mė 4 shkurt 1995.
Shkumbini nė dy vitet e fundit ka ekzekutuar dy trajnerė tė Tiranės: italianin Leonardo Menikini pas barazimit 4-4 (sezoni 2005-2006) dhe Mirel Josėn pas barazimit 2-2 nė fazėn e parė.
Vioresin Sinani me dy golat nė ndeshjen Shkumbini-Tirana e ēoi numrin nė 3 tė golave tė shėnuar kundėr Shkumbinit. Sinanin realizoi edhe golin e parė tė fazės sė parė nė Tirana-Shkumbini 2-2. Golat e tjerė nė atė ndeshje mbajnė firmat e Nevil Dede 24 dhe Erion Rizvanolli (5) e Klement Xhyrės (78).
Vioresin Sinani u ngjit nė kuotėn e 17 golave nė kampionat. Sinani ka shėnaur nė dy ndeshjet e fundit: ndaj Flamurtarit (2-0) dhe Shkumbinit (1-2)
Dy golėshi i shėnuar ndaj Shkumbinit ėshtė i 2 pėr Sinanin. Sulmuesi ka shėnuar 2 gola nė Dinamo-Tirana 1-2 (Java 15).
Lushnjari Albano Byzhyti i Shkumbinit u ngjit nė kuotėn e 4 golave. Mė parė kishte shėnuar kundėr Elbasanit (3-0), Vllaznisė (3-1) dhe Flamurtarit (1-1).
Pėr Shkumbinin kjo ishte humbja e 14 sezonale dhe 7 e konsideruar nė shtepi (Shkumbini zhvilloi 5 ndeshje nė fushė asnjanjėse), ndėrsa pėr Tiranėn bėhet fjalė pėr fitoren e 15 dhe tė 5 nė transfertė.
Tirana do tė jetė koka 1 e serisė pėr fazėn e tretė, ndėrsa Shkumbini mund tė jetė ai me numėr nr.12. Nėse do tė ndodhė kėshtu (nė pritje tė rezultatit tė takimit Kastrioti-Luftėtari) atėherė dy ekipet do tė pėrballen nė javėn e parė tė fazės sė tretė (java 23), mė 10 mars 2007 nė stadiumin Qemal Stafa tė kryeqytetit.
Statistikat nga Franc Hoxha
|