Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Abdulla Ishaaka: "Si rashe ne kurthin "Ishte loje" te Top Chanell"

Nga Dash Frasheri
Abdulla Ishaaka, ju jeni njė qyetar nigerian qe aktualisht po jetoni prej disa vitesh nė Shqipėri. Lexuesin e Albania-sport.com dėshirojnė tė dinė mė shumė pėr ju. - Sot, mė 3 mars 2007, do tė mbush 23 vjeē, pasi kam lindur nė vitin 1984. Edhe 20-vjetorin e kam festuar nė Shqipėri. Jam nga nga qyteti Abudjani, rreth 100 km larg kryeqytetit nga kryeqyteti Abaxhu, njė qytet me rreth 5 milionė banorė. Shqipėria ėshtė me vogėl apo jo. Por, nė Nigeri, Lagos ėshtė qyteti mė i madh me rreth 18 milionė banorė, por shtete brenda Nigerisė, si Kanou ka 22 milionė banorė. Nė numėrimin qė iu bė popullsisė Nigeria rezultoi me 150 milionė banorė. Cila ėshtė familja e Adulla Ishaaka? -Pėrveē prindėrve, jemi edhe pesė fėmijė: tre ēuna dhe dy goca. Unė jam i mesmi. Nė familjen time vetėm unė merrem me futboll. Vėllai im mė i madh jeton prej 13 vitesh nė Amerikė, ku studoi atje dhe tani jeton po aty. Motra ime ėshtė avokate nė Angli, ku ka kryer edhe shkollėn. Vėllai i vogėl dhe motra e vogėl jetojnė nė Nigeri ku vazhdojnė shkollėn. Nigeria ėshtė e njohur pėr futbollistė nė tė gjithė botėn? - Padyshim. Mė i famshmi tani ėshtė Xheorxh Koca, por ka dhe tė atillė si sulmuesi Reshit qė mban njė mumėr rekordesh me Nigerinė. Reshit, ka shėnuar rreth 800 gola, nga fillimi i karrierės sė tij, skuadrėn e Setubal e deri me ekipin kombėtar tė Nigerisė. Ka shėnuar gola nė kampionate botėrore por edhe te Olimpiakosi nė Greqi. Prej sa kohėsh merresh me futboll? -Unė e kam filluar tė prek topin qysh nė moshėn 8 vjeē, jo ndonjė futboll serioz, por le tė themi se ato kanė qenė pėrpjekje fėmijėsh. Mė pas, kur isha 11-vjeē, gjeta njė trajner, i cili mė futi realisht nė botėn e futbollit. Abdullah ti luan si mesfushor i krahut tė majtė? - Nuk luaj dot mė tė djathtėn aq sa shokėt e mi tė ekipit kanė nxjerrė edhe njė barsaletė pėr mua. “Abdulla pėrse e pėrdor kėmbėn e djathtė? Pėr tė hipur nė autobus, u pėrgjigjem”. Kurse me kokė kam shėnuar jo pak gola. Si erdhėt nė Shqipėri? - Nė Nigeri kam luajtur me Akademinė e Futbollit tė klubit “Highlender”, me tė cilėn luajta edhe nė ekipin e parė. Mė pas kalove te Fernuzatiatoti, duke u bėrė dhe lojtari mė i ri nė moshė qė luante nė kampionatin profesionist nigerian. Nuk luajta shumė, por dėshmova se isha njė lojtar qė mund tė ecja shumė. Unė erdha nė Shqipėri nga Turqia, kur luaja me tė rinjtė e Beshiktashtit tė Stambollit. Skuadra mėmė nigeriane Fernuzatiatoti, njė skuadėr e kategorisė sė parė i kėrkoi shuma tė mėdha Beshiktashit, dhe transferimi te ekipi i parė turk, dėshtoi. Unė atėherė isha vetėm 16-vjeē. Kishe ndonjė manaxher? - Ai qė mė solli nė Shqipėri, ishte manaxheri im austriak Amin Graf..... Me tė u takova nė Sejshelle tė Afrikės, kur luaja me Kombėtaren nigeriane U-17 dhe fituam turneun pėr Kupėn e Botės. Manaxheri austriak mė shiti te Beshiktash kur isha nė moshėn 16-vjeē, dhe mė pas kalova nė Greqi te Olimpiakos. Njė tjetėr manaxher grek ra nė kontakt me mua. Ishte ky qė mė solli nė Shqipėri te Besa e Kavajės, pėr tė qendruar fillimisht vetėm gjashtė muaj. Pėr sa kohė luajte te Besa? - Trajneri im i parė te Besa e Kavajės ishte njė trajner i shkurtėr nga Durrėsi Edmond Zalla e mė pas me Faruk Sejdinin. Pas dy sezonesh te Besa mė ēuan te Shkumbini i Peqinit, ku ishte trajner Agim Canaj. Kėtu nė Shqipėri dua tė them se janė disa trajnerė qė unė dėshiroj tė punoj sėrish me ta: Agim Canaj dhe Ilir Shulku, tė cilin e konsideroj si trajnerin tim mė tė preferuar, por dhe me Luan Deliun krijova marrėdhėnie tė mira te Elbasani. Edhe pse bėre bujė te Besa, u largove nė drejtim tė Elbasanit. Pėrse? - Pėr njė futbollist kalim nga njė ekip nė njė tjetėr ėshtė normale, por dua tė theksoj se Besa ėshtė shtėpia ime e dytė. Mė mungon Kavaja, populli i saj dhe presidenti Nexhat Bizhdili. Nė ditėt e fundit tė dhjetorit tė vitit tė kalaur, pak ditė para vitit tė Ri 2007, u bė nė Peqin njė lojė me gjela, ku atė fitues e bleve ti Nė gazeta shqiptare u shkruajt se do t’ua ēoje si dhuratė nga Shqipėria familjes tėnde nė Nigeri. Ēfarė u bė me gjelin? - Edhe pse dėshiroja fort ta ēoja nė Nigeri, nuk lejohej ta merrja me vete nė avion. Kėshtu, qė pasi e poqa nė furrė e hėngrėm nė shtėpinė time nė Tiranė, me 10 futbollistė tė tjerė nigerianė qė luajnė me skuadra tė ndryshme nė Shqipėri. Do tė rrish nė Shqipėri pėr tė luajtur akoma? -Unė kam dy-tre oferta nga jashtė. Nė Shqipėri futbolli ėshtė i njė farė niveli, por jo shumė profesionist. Dua tė mbyll karrierėn time nė njė futboll serioz. Kam patur oferta nga Greqia, Rusia dhe Holanda. Verėn e kaluar kalova provėn me njė ekip tė Katergorisė sė Dytė, por ambasade ruse nuk mė dha vizėn. Mund tė luaj Larisa nė Greqi, por skuadra e Elbasanit kėrkoi shumė. Si tė duket Kombėtarja shqiptare? - Jam kėnaqur shumė kur Shqipėria mundi Greqinė, kampionen e Europės. Isha nė stadium atė ditė. Pas futbollit me se do tė merret Abdullai? -Kismet zotit unė dėshiroj tė futem nė njė shkollė kėtė vit dhe unė dėshrioj tė hap njė bisnes me “Information technology”, me kompjutera, pasi vėllai im punon me asemblimin dhe testimin e kompjuterave nė Amerikė. A i njeh lojtarėt e huaj nė Shqipėri? -Qė tė gjithė. Unė jam si njė ambasador pėr ta. Lidhemi tė gjithė dhe sa herė kemi probleme mblidhemi te shtėpia ime. Mė shumė miqėsi kam me Ziambo (Kastrioti), Abraham (Tirana) dhe Auia (Kastrioti). Kemi marrėdhėnie tė jashtėzakonshme. Nė Shqipėri janė 10 vetė nigerianė, kamerunas dhe senegelazė. Mblidhemi tė shtėpia ime dhe hamė ushqime afrikane. Sa ndryshon kuzhina shqiptare nga ajo afrikane? -Ka shumė diferenca pasi nė Shqipėri, nė pėrgjithėsi ushqimet janė tė lehta. Nė Afrikė ne pėrgatisim njė gjellė me miell misri qė zjehet fort dhe hamė njė supė. Nė i marrim ushqimet tradicionale nga Afrika. Ēojmė atje veshje e topa nga Shqipėria, dhe kur kthehemi pas pushimeve sjellim me avion sjellim fasule tė zeza, jam, miell misri, etj. Nė Shqipėri jeton me gruan. A keni fėmijė? - Jo nuk kemi akoma. Gruaja ime do tė mbushė 20 vjeē nė datėn 17 mars. Jemi tamam pėr njeri tjetrin pasi kemi tė njėjtėn shėnjė horoskopi????. Nėse do tė lindė fėmija im nė Shqipėri do tė gėzohesh shumė. Emri i fėmijės sė parė do tė jetė emri i babait, Ishaka. Gjyshi im e ka pasur Salih, prandaj dhe unė quhem Abdulla Ishaaka Saliu. Si e kalon kohėn nė Tiranė? - Nė fakt unė vetėm nė darkė jam nė Tiranė, pasi ekipi qė luaj ėshtė Elbasani, dhe shpenzoj shumė kohė pėr tė vajtur atje dhe ardhur nė Tiranė. Nė Shqipėri ka shume kafe te bukura. Kur kam kohė tė lirė shkojmė me gruan te Tajvani pėr tė lujtur boėling. Po Kazino luan te Tajvani? -Nuk luaj se ajo ėshtė njė lojė qė ėshtė kundra Islamizmit. Pėrpara ndeshjeve falesh? -Besoj shumė. Lexoj libra, falem pesė herė nė ditė dhe mbaj Ramazan. Falem nė orėn 5.30 dhe nė 11.40. Edhe gjatė ndeshjeve, para daljes pėr nxehmje dhe fillimit tė ndeshjes unė falem. Marr me vete njė qilim tė vogėl dhe falem nė stadium, nė dhomėn e veshjes apo diku tjetėr. Nė Tiranė falem te xhamia e Rrugės sė Kavajės, nė qendėr, nė xhaminė e Elbasanit, ashtu si kam bėrė edhe te ato tė Kavajės dhe Peqinit. Keni bėrė shokė nė Shqipėri? -Kėtu kam shumė shokė dhe shoqe. Kam njohur njerėz tė mirė qė nuk dėshiroj t’i harroj kurrė se kanė bėrė shumė pėr mua. Nė Kavajė kam patur shumė shok njė ish-futbolist, Qerrolin. Dua tė pėrmend dhe familjen Azem Miroshi qė mė ka mbajtur si djalin e tij. Ėshtė dhe njė grua qė unė e quaja “mami”, pasi mė lante rrobat dhe gjėrat e tjera qė nuk dija tė bėja. Pasi atėherė nuk dija dhe gjuhėn shqipe. Nė Elbasan kam shokė tė rinj, kua dua tė pėrmend Gazin. Si i gjen shoqet, u flet anglisht apo shqip? -Mė shumė u flas anglisht se ashtu duan ato, por unė dua tė flasin shqip me mua, pasi unė flas mirė. Pėr sa kohė ke mėsuar shqip? -Normalisht unė kam mėsuar gjuhėn shqiper nė gjashtė muaj, por jo me gramatikė, ku kam dhe dobėsi. Lexoj gazeta, shkruaj shqip. Lexoj tre gazeta sportive: Sporti Shqiptar, Sport Ekspres dhe Panorama Sport, por lexoj dhe revista, por jo shumė. E ke lexuar ndonjėherė gazetėn “Paloma” - E kam parė te gazetashitėsi dhe e di se ajo shkruan pėr ēunat dhe ēupat e reja dhe jo pėr futbollin. E di qė shkruan pėr personazhe VIP, aktorė dhe kėngėtarė. Kė ndjek nga televizonet nė Shqipėri? -Mua mė pėlqejnė shumė kėngėt popullore shqiptare dhe pėr ketė ndjek mė shumė televizionin BBF. Kam mėsuar disa kėngė shqiptare mė shumė me dashuri. Ndihem shumė mirė kur dėgjoj kėngėt e Valbona Memės “Tate du fustan”, por dhe kėngėt fierake. Kė njeh nga kėngėtaret shqiptare, mė thuaj ndonjė emeėr? -Valbona Memėn, Genta Ismalin... ...E pėlqen Gentėn si femėr? - E pėlqej si kėngėtare, por si femėr ėshtė klas fare. Lėviz si gjarpėr, haha.. Si u organizua loja te spektakli i “Top Channel”, “Kjo ishte loja”, nuk e kuptove fare? - (Qesh). Nuk e dija fare. Por atė ditė ishte 17 mars 2006 dhe ishte dhe ditėlindje e nuses sime. E lashė nė shtėpi duke i premtuar se do i dhuroja njė gol. Kishim ndeshje me Lushnjėn dhe fituam 6-0. Unė shėnova njė gol dhe dhashė dy asistė. Unė i premtova se do i bėja njė gol si dhuratė dhe kur shkova nė Hotel ma futėn mua njė gol. E dinin shokėt e tu tė ekipit se ishte lojė? -Po tė gjithė e dinin. Por ajo qė nuk me bėnte tė dyshoja ishin datat qė mė thoshte ajo gruaja. Ishin tė sakta. Dinin shtėpinė time, dinin emrat e shokėve tė mi tė ngushtė, dinin skuadrat qė kisha luajtur. Po ajo erdhi me njė bebe? -Kur pashė kalamanė e vogėl u habita, se mė ngjante shumė dhe ai ishte mulat. U trembe ndonjė ēikė? -Po, por nuk dija si tė sillesha me njerėzit. Pasi tė gjithė e dinin se unė jam njė njeri qė falem gjithmonė, jam afėr zotit. Po te tualeti ēfarė bėre? -Normalisht nė tualet isha nė tension. Unė i tregova doktorit dorėn pėr tė mė marrė gjak e pėr tė kryer analizat e ADN-sė, por ai mė drejtoi pėr tė shkuar nė tualet. Unė nuk doja tė pranoja se ai ishte fėmija im, pasi isha i bindur qė unė nuk isha babi i tij, dhe shkova nė tualet tė mė merrnin analizėn e spermės. E provova, por nuk mė ngrihej fare nga tensioni. Erdhi doktori dhe mė pyeti: E mor Abdulla akoma se mbushe gotėn? Nuk mė ngrihej fare edhe pse mė sollėn revista porno. Po nusja jote e mori vesh qysh atėherė? -Sapo u ktheva nga ndeshja i tregova gruas pėr veprimin qė bėra nė hotel. Ajo qeshi dhe unė i thashė OK, do tė iki ta marr dhe ta sjell fėmijėn pėr ty. Por, kur tė pa nė televizor si reagoi? -U kėnaq, por u mėrzit se mė hodhėn kos nė kostumin mė tė mirė. U ndėrrova, me dhanė njė kėmishė dhe pantallona, dhe pas dy ditėsh vajta e mora kostumin e larė dhe tė hekurosur te Top Channel. Po ata bidonat te dhoma e fshehtė, pėrse ti dhanė? -Pėr t’i mbushur, por unė u thashė se nuk mund tė mbusheshin kurrė. Mė vjen keq, se jam njeri i huaj. Normalisht mė vinte mirė, qė tė bėhesha njė person publik nė njė televizion shqiptar. Nuk mendoj se ishte e drejtė tė mė hidhnin kos nė kokėn time. Ndoshta pėr shqiptarėt nuk pėrbėn problem, ashtu si dhe pėr mua, nėse kjo do tė ndodhte nė Nigeri. Por, kėtu si njė i huaj qė jam ėshtė e vėshtirė. Video jote do tė fitojė nė spektakėl? -Jo. Unė nuk llogaritem si fitues. Unė them se njė aktor korēar e ka bėrė mė tė fortė videon e tij. Ēfarė tė thanė banorėt e pallati ku banon pasi panė videon? -Jo vetėm nė pallat, apo nė rrugė, por dhe shokėt e ekipit mė ngacmojnė edhe sot qė flasim bashkė: E ore Dullė, u prishe apo s’u prishe nė tualet? Vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite tė qeshim shumė...