Albania-Sport - Java e 22-tė e Kategorisė Superiore nė futboll parashikon ndeshje pak a shumė tė ekuilibruara, me pėrjashtim tė Shkumbini-Tirana. Por peqinasit kanė dhėnė shenja ngritjeje dhe dėshirė pėr tė qėndruar me meritė nė Kategorinė Superiore, aq mė shumė kundėr kryeqytetasve, do tė luajnė nė fushėn e tyre. Pėr vendasit nuk do tė luajė Ramazani, pėr shkak tė tre kartonėve tė verdhė, ndėrsa Tirana nuk ka asnjė tė ndėshkuar.
Tė mos harrojmė se takimi i javės sė 11-tė, Tirana- Shkumbini, ka pėrfunduar me njė 2-2 tė paharrueshėm pėr peqinaset, por qė i kushtoi Mirel Josės pankinėn bardheblu. Vlaznia do tė ketė pėrballė Teutėn nė Loro Boriēi dhe, gjatė 90 minutave tė kėsaj supersfide, pritet njė luftė e fortė pėr tė siguruar vendin e dytė nė renditje. Nė ndeshjen e javės sė 11-tė, tė luajtur nė Niko Dovana, ndeshja ka pėrfunduar me fitoren 1-0 tė durrsakėve me gol tė Daniel Xhafės.
Pėr Teutėn nuk do tė jenė Edlir Tetova dhe Bledar Devolli, ndėrsa nga Vllaznia do tė mungojė portieri Grima. Flamurtari do tė ndeshet me Partizanin nė Vlorė. Vlonjatėt luftojnė ti bashkėngjiten gjashtėshes sė parė nė renditje, ndėrsa tė kuqtė kanė njė mundėsi pėr tė bėrė rrokadė me vendin e dytė e tė tretė, sigurisht, nėse rezultatet e javės do tė ndėrthureshin nė variantin mė tė mirė pėr skuadrėn e trajnerit Hasan Lika.
Ndeshja e javės sė 11-tė, Partizani- Flamurtari, ishte njė katastrofė e vėrtetė pėr vendasit: 0-3 pėr vlonjatėt, qė kėtė radhė do tė jenė pa Gunėn dhe Nenajn. Dinamo do tė presė Apoloninė e vendit tė fundit. Bluve u duhet shumė njė rezultat pozitiv, pasi kanė pėrpara Besėn pėr ta arritur dhe prapa Elbasanin me pikė tė barabarta, 28, qė i ndjek. Ndeshja e 11 nėntorit nė Fier ka folur pėr vendasit, tė cilėt kanė ngadhėnjyer 1-0, me gol tė Plakut.
Dinamos do ti mungojnė pėr shkak pezullimi Goran Viēentiē, Julian Ahmataj dhe Ilirian Ēaushaj. Apolonia mund tė paraqitet me formacion tė plotė. Elbasani-Besa pritet tė jetė gjithashtu njė pėrballje pak a shumė tė barabartėsh. Me fitoren e tri pikėve, vendasit barazohen nė kuotėn 31 me kavajasit. Por kėta tė fundit synojnė pėr mė lart, ti afrohen vendit tė katėrt. Takimi mes tyre nė javėn e 11-tė ka pėrfunduar nė barazim 2-2.
Pėr vendasit kėtė radhė nuk do tė jetė Kacollja, ndėrsa pėr Besėn mungon Renato Arapi, tė dy tė pezulluar. Krutanėt e vendit tė dhjetė do tė presin fqinjėt e tyre nė klasifikim, gjirokastritėt e vendit tė 9-tė me 1 pikė mė shumė. Ndeshja e javės sė 11-tė mes tyre nė Gjirokastėr ka pėrfunduar me njė 2-0 tė pastėr pėr vendasit. Luftėtari do tė luajė nė Krujė pa Simon, ndėrsa Kastrioti mund tė paraqitet me formacionin e tij mė tė mirė. Takimet Dinamo-Apolonia dhe Kastrioti-Luftėtari do tė luhen tė dielėn.
|