Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Gudar Beqiraj:“Trajtimi i Pampurit, shembull qė vret sportin shqiptar”

Shumėkush mund ta ketė dėgjuar, por vėshtirė qė ta besojė. Ėshtė 63 vjeē dhe punon vetėm si roje porte prej disa vitesh nė Institutin e Informatikės dhe Matematikės sė Aplikuar, INIMA. Nuk ėshtė si tė gjithė, por njė kampion bote dhe quhet Ymer Pampuri, tė cilin akademiku dhe ish-presidenti i Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, Gudar Beqiraj e ka cilėsuar si figurė tė nderuar tė kombit shqiptar, si njė pasuri kombėtare, tė cilėn ne duhet ta ruajmė, ta mbajmė mirė. Madje profesor Beqiraj nuk ka ndalur kėtu. Ai i ka bėrė apel autoriteteve shqiptare se ka ardhur koha qė tė rimerret fenomeni “Pampuri” edhe njė herė nė konsideratė qė ai tė mos mbetet roje te dera e institutit. Ymer Pampuri nga njė kampion bote nė njė roje institucioni. Pse? Nuk ėshtė hera e parė qė unė flas pėr Ymerin sepse nė fund tė fundit Ymeri ėshtė pėr mua ėshtė unikal nė gjithė Shqipėrinė nė tė gjithė historinė e Shqipėrisė. Ne nuk kemi nė historinė tonė njė njeri tė dytė qė tė ketė pra tė tilla vlerėsime, tė tilla arritje si kampion bote apo vendi i parė nė olimpiadė dhe rekordmen i pėrjetshėm. Pra kemi njė personazh qė ėshtė unikal nė gjithė historinė e Shqipėrisė. Hė pėr hė nuk ka njė tė dytė. Kemi kampion bote si Erkand Qerimaj apo kampione evrope si Gerti Trasha apo si Fetije Kasaj, nėn kampione bote, por kampion bote nuk kemi pėr tė rritur. Por qė unė nuk arrij tė kuptoj kėtė qė megjithė kėto thirrje tė herpashershme qoftė nė median e shkruar, qoftė nė median vizive dhe jo vetėm nga unė por edhe nga njė miku im i ngushtė qė realisht lufton pėr sportistėt lufton pėr sportin. Ėshtė gjithmonė aktiv Fidel Ylli, i cili nė njė emision televiziv tha se Ymer Pampuri ėshtė njė njeri i lėnė nė mėshirėn e fatit. Dhe pėr mua kjo ėshtė vėrtetė nga ato minuset e mėdhaja qė ka ministria e kulturės dhe sporteve jo vetėm kjo qė drejton sot, por edhe ato tė parat qė nuk kanė arritur tė vlerėsojnė kėtė figurė madhėshtore tė kombit shqiptar. Kujt ia faturoni kėtė indiferencė, pra kush janė pėrgjegjėsit? Ėshtė e qartė. Unė pėr vete dhe miqtė e mi si Fideli etj kemi bėrė atė qė kemi patur mundėsi. Kemi kontribuar pėr ta mbajtur nė jetė kėtė njeri nė ardhė tė parė. Sepse po tė them vetėm kaq se pėrpara disa kohėsh nuk ka mbushur njė vit i vdiq e shoqja dhe nuk kishte para pėr ta varrosur. Deri kėtu arrin. Ndėrkohė kampioni i botės, Luan Shabani ėshtė trajtuar nė mėnyrė krejt ndryshe nė Greqi. Ėshtė vėrtetė i nderuar. Nuk mund tė imagjinohet kurrėn e kurrės tė punojė si roje, por e do e gjithė Greqia fort. Ka vlerėsime tė jashtėzakonshme. Dhe kjo ėshtė bėrė nė sajė tė vlerėsimeve qė i ka bėrė shteti. Pra e ka trajtuar shtetin nė radhė tė parė dhe pastaj tė tjerat. Por kėtu flitet, flitet dhe deri tani asgjė nuk bėhet. Ky duhet veēuar nga gjithė sportistėt e tjerė. Unė jam me atė qė sportistėt elitarė duhet detyrimisht tė vlerėsohen ndryshe. Ēkemi ne kampiona bote, europe, sidomos kėta tė rinjtė qė kemi tani qė duam t’i mbajmė kėtu detyrimisht duhet t’i vlerėsojmė. Dhe unė kam bėrė njė hesap tė vogėl dhe e kam thėnė edhe herė tjetėr qė sikur mesatarisht kėtyre ne t’i japim nga 500 euro nė muaj qė nuk ėshtė njė gjė e madhe, e gjithė fatura pėr gjithė kampionėt qė kemi dhe nėnkampionat dhe vendin e tretė pra medalistėt nuk shkon mė shumė se 120 mijė euro nė vit. Aq kemi ne 20 vetė dhe pėr kėtė 120 mijė eurosh asnjeri nuk mendon. Pra njė buxhet vėrtet shumė i vogėl, qesharak dhe ne mbetemi nė kėto kushte qė sot Pampuri ne e kemi roje te dera e institutit tė informatikės qė ėshtė vėrtet njė turp. Paēka qė ai kur del nė televizor dhe kudo qė flet pėr mua flet me superlativa. Flet sikur unė tė isha Nėnė Tereza. Ndėrkohė qė mua mė vjen turp. Kjo ėshtė situata. Dhe faturėn shqip jo vetėm sot, por gjithmonė ja kam veshur ministrisė qė drejon sportet. Ajo duhet tė bėjė pėrpjekjet maksimale, tė merret pra veēanėrisht, posaēėrisht me kėtė punė dhe qė t’i japi zgjidhje kėsaj pune. Ēfarė ka pėrfituar kampioni Pampuri nga shteti shqiptar? Kam dėgjuar qė para disa kohėsh u bė njė listė me pensione mė speciale seē ka qenė pėrpara ku ishte dhe Pampuri. Pampuri ka dy muaj qė interesohet, nuk dihet gjė. Ka dalė diku edhe nė gazetė ku u shkrua njė listė ku peshėngritja kishte vetėm dy vetė, Pampurin dhe Asim Belinovėn dhe ky i fudnit njė figurė e madhe e sportit shqiptar, por qė hė pėr hė ka shkuar nė disa dyer ka trokitur dhe ky pension ka qenė sa pėr shou nėpėr gazeta. Konkretisht unė nuk di asgjė. Pėr tė folur mė saktė Pampuri nuk ka marrė asnjė kacidhe deri tani. Ka njė pension tė posaēėm Pampuri, tė vogėl, por para njė muaj doli qė do veēohen disa si puna e Pampurit, Asim Belinovės dhe sportistė tė tjerė. U bė njė listė relativisht jo e gjatė, por qė nuk dihet asgjė se ku kanė ngecur pra problemi dhe pse kėta nuk janė aktivė nė kėtė proēedurė qė duhet ta bėnin me kohė aktive dhe Pampuri duhet tė shkonte merrte atė qė meritonte. Megjithatė unė ngul kėmbė prapė, Pampuri duhet veēuar nga gjithė tė tjerėt. Nėqoftėse ne vėrtet duam qė nesėr kėtė elitė qė kemi sot tė peshėngritėsve me nė krye Erkand Qerimaj, Gerti Trashėn, Fetije Kasaj, etj, t’i mbajėm kėtu, t’i kemi kėtu dhe mos vijė puna qė t’i marrim nėpėr gojė si kemi marrė dikur se tani kanė pushuar zėrat, t’i quajmė tradhėtar si Luan Shabanin, Piro Dhimėn, Viktor Mitro, Agim Xhelilin etj qė garojnė dhe kanė garuar pėr ekipin grek. Pra janė bėrė vėrtet me emėr tė madh atje. Tė mos na vij historia tė na pėrsėritet dhe kėta djemtė tanė qė vėrtet kanė sakrifikuar rininė e tyre pėr t’u bėrė kampiona bote siē ėshtė Erkandi tė mos i quajmė pra tė tillė. Por t’i mbajmė kėtu dhe pėr t’i mbajtur nuk kėrkon ndonjė gjė e madhe. Pėr mua e rėndėsishme ėshtė qė ne duhet tė mendojmė qė kemi tė bėjmė me djem tė talentuar, kemi tė bėjmė me shqiptarė tė cilėt na bėjnė tė krenohemi qė jemi shqiptarė sepse ngrejnė flamurin dhe hera-herės nėpėr qytete tė ndryshme tė Evopės unė kam qenė dėshmimtar kėndohet himni kombėtar ku asnjė fushė nuk e ka bėrė kėtė. Nė Nis, nė Dortmund nė dy nga kėto kampionate evropiane pėr moshat nėn 17 vjeē kam qenė prezent. E vėrtetė, ėshtė njė emocion i jashtėzakonshėm. Por unė them qė duhet ta provojnė kėtė edhe ata qė janė ministra qė tė kuptojnė vėrtetė sa e rėndėsishme ėshtė tė kesh njė kampion bote apo njė kampion europe. Kėshtu duhen ndjerė disa emocione qė pastaj tė marrin inisiativa pėr tė realizuar ato qė unė kam pasur gjithmonė dėshirėn e madhe qė tė realizohen pėr kėta njerėz. Sepse vėrtetė ėshtė njė lloj kėnaqėsie qė edhe fusha ime e matematikės nuk ma ka dhėnė asnjėherė. Ma ka dhėnė peshėngritja. Pra qė unė jetoj me tė gjitha emocionet qė tė japin kėta kampione bote qė nė fund tė fundit janė shqiptarė. Unė mund tė them vetėm kaq qė kur isha sportist dhe nuk isha nė nivelin e kėtyre, por bėja sport sepse kisha qejf tė bėja sport, pra ishte mė tepėr njė lloj hobi. Tė them tė drejtėn mendoja sikur unė tė shoh nė ėndėrr 100 metra larg njė kampion bote ajo do ishte dita mė e gėzuar e jetės sime. Unė tani jetoj ku disa i kam si fėmijtė e mi, si vėllezėrit e mi qė sot janė kampiona bote dhe qė janė shqiptarė. Kjo ėshtė vėrtetė diēka qė duhet ta kuptojnė ose tė paktėn duhet tė fillojnė ta kuptojnė dhe drejtuesit e shtetit sepse na japin vlera, na japin emėr si komb. Pra bėjnė vėrtetė, e pėrsėris qė ne tė ndihemi krenar, qė jemi shqiptar. Ēfarė pėrfitimi marrin kampionėt si Ymer Pampuri nė shtetet fqinj? Unė po tė them njė rast konkret. Pata fatin qė nė gusht tė 2006, pra vitin e kaluar ėshtė paksa e vėshtirė edhe tė kuptohet qė njė kampion bote nuk ka mundėsi tė shkojė nė njė kampionat botėror tė peshėngritjes pėr veteranėt ku merrinin pjesė mbi 600 veta dhe qė u zhvillua nė Bordo tė Francės dhe ku Pampuri ishte i vetmi kampion olimpik nė 615 pjesėmarrės. Vajtja jonė atje nuk pati asnjė lloj mbėshtetje nga shteti. Ishte vėrtet njė fat i joni, i imit dhe i Pampurit qė njė miku im, Viktor Delia presidenti i grupi “Velia” sponsorizoi komplet qėndrimin tonė, udhėtimin tonė pėr gati 10 ditė nė kėtė kampionat qė vėrtet ishte njė kampionat madhėshtor. Mund t’u them qė nė kampioantet e tė rritruve qė nuk kanė tė bėjnė me veteranėt numri nuk shkon mė shumė se 200-250 veta. Aty ishin 615 veta nga e gjitha bota. Nė peshėn e Ymerit, i cili konkuroi nė peshėn deri 69 kg ishin 8 konkurentė. Ai qė doli i pari ishte gjerman dhe Ymeri pati bėrė njė pėrgatitje 2-3 mujore, pėrpara se tė shkonim, pra kishte zhvilluar njė stėrvitje sepse nė fund tė fundit nuk mund tė bėj gjithė dhjetorin sepse me moshėn qė ka dhe me jetėn qė ka bėrė Ymeri, por kaq mund tė mbante organizmi i tij dhe ne shkuam me pikėsynimin qė Ymeri tė futej nė zonėn e medaljes. E kemi parė Ymerin dhe herė tė tjera, por si atė ditė nuk e kisha parė aq tė emocionuar. Kjo erdhi si rezultat i faktit qė kampioni gjerman, qė edhe ky ishte diku te 62-63 vjeē me njė trup shumė elegant e ēarmatosi Ymerin vetėm me atė qė kishte ai pra me atė qė i kishte dhėnė sporti atij. Ai erdhi nė garė me njė veturė shumė luksoze me tė gjitha tė mirat dhe kur u njoh me kėtė konkurent tė fortė, mbase kjo ėshtė paksa pėr humor mė tha mua shiko mo me kėtė do haem unė. Ky ka njė veturė qė edhe bagazhin e hap me telekomandė, kurse unė kam njė biēikletė qė nuk ka as zgarė mbrapa. Vėrtetė ishte edhe pėr tė qeshur edhe pėr tė qarė. Pampuri ėshtė njė figurė e nderuar e kombit ėshtė njė pasuri kombėtare, tė cilėn ne duhet ta ruajmė, ta mbajmė mirė, por me aq sa ne kemi patur mundėsi shoqėrie kemi bėrė atė qė mundėm tė bėnim deri tani. Por ka ardhur koha qė tė rrimerret fenomeni “Pampuri” edhe njė herė dhe unė di kėtė qė presidenti i republikės gjithmonė ka patur njė lloj preokupimi pėr ta vlerėsuar sa mė mirė, por qė nė fund tė fundit ėshtė ekzekutivi ai qė vendos nė raste tė tilla pėr tė bėrė realitet atė qė thamė edhe mė pėrpara, qė ai tė mos mbetet roje te dera e insitutit. Ēfarė mendoni pėr talentet e reja tė peshėngritjes? U bėnė 40 vjet qė merrem me peshėngritjen. Mė duket mė ka hyrė njė virus nė trup dhe nuk do mė dali deri sa tė kem frymė. Unė i kam ndjekur qė tė vegjėl Erkand Qerimaj, Gerti Trashėn, Endri Haxhihyseni, Taulant Ēerepin, nuk po flas pėr vajzat se vajzat nė fund fare e kanė filluar sportin dhe jo nė moshė tė vogėl, por kėto qė i kam prekur si tė thuash me dorė. I kam shoqėruar nėpėr aktivitetet, kemi shkuar deri nė veri tė Rumanisė nė Bistrica nė njė udhėtim vėrtet shumė tė vėshtirė nė vitin 1999 kur kėta ishin fare tė vegjėl nga 10-11 vjeē. Unė i kam parė qė nė atė kohė dhe kam deklaruar se kėta do tė jenė kampionėt e ardhshėm tė Europės dhe tė botės sepse ata kanė qenė djem me vullnet dhe kanė patur trajnerė pasionantė dhe kanė realizuar, ky ėshtė sekreti, stėrvitje siē realizojnė sportistė tė nivelit tė lartė botėror. Janė ēuar nė katėr apo pesė tė mėngjesit, kanė bėrė stėrvitje, kanė shkuar nė shkollė, kanė dalė nga shkolla, kanė bėrė stėrvitje prapė nė mbrėmje pėr tė arritur kėto rezultate. Dhe nė kėtė aspekt unė them qė ata kanė sakrifikuar fėmijėrinė edhe rininė e tyre. Dhe ne duhet tu japim atė qė meritojnė. Deri tani nuk u kemi dhėnė asgjė. Na kanė dhėnė shumė. Erkand Qerimaj doli kampion bote pėr tė rinj mes tė Pekinit, nė mes tė Kinės ku mundi peshėngritsa shumė tė fortė pasi nė peshėn e Erkandit kinezėt janė shumė tė fortė, tė pamundshėm. Arriti ti mundi nė shtėpinė e tyre kur dihet se Kina vetėm trajnera ka 3 milionė nė peshėngritje. Dhe i mund njė djalė qė ka vetėm njė trajner nė Shkodėr, kemi dhe rreth 10 trajnera gjithsej apo pak mė shumė dhe gjithsej ka 20 sportista. Pra shiko ku jemi nė ēfarė disporporcionesh dhe shėmbullin e mora pėr tė treguar se sa mė i fuqishėm ėshtė ky titull qė ka marrė ai nė krahasim me atė qė ka Kina dhe atė qė kemi ne. Jam i bindur me 1000 pėr qind qė kėta peshėngritėsa qė kemi ne sot do kenė pasues tė tjerė dhe nė horizont ka emra tė tjerė, tė cilin unė dua ta pėrmend sepse e kam ndjekur qė kur ka qenė 8 vjeē. Ėshtė njė talent i paparė qė po i vjen peshėngritjes shqiptare. Ishte edhe medalist nė kampionatin e nėn 17-vjeēarėve, po qė ishte vetėm 13 vjeē, Hysen Kulaku i Elbasanit, i cili do vazhdojė rrugėn e Erkandit, Gertit etj dhe vėrtet do na japi kėnaqėsi. Por si Hyseni ka edhe tė tjerė. Kėshtu nga kjo pikėpamje ne kemi njė tė ardhme vėrtetė tė shkėlqyer tė peshėngritjes, por qė jemi vėrtet mjaft mbrapa me trajtimin e tyre. Drejtuesit tonė nuk e kanė vrarė mendjen pėr kėtė punė. Gjithmonė flas pėr drejtuesit e shtetit. Nė njė shtet tjetėr kur del njė kampion bote ngrihen tė gjithė nė kėmbė dhe bėhėt njė festė e madhe. Kurse kėtu vjen kampioni i botės dhe del njė zyrtar i zakonshėm pėr ta pritur qė nuk ėshtė normale. Pra qė kėtu duhet ndryshuar vlerėsimi dhe pastaj vijmė te pjesa financiare qė nė fund tė fundit ėshtė njė detyrim i shtetit. Sepse konsumojnė energji, sakrifikojnė rininė e tyre. Kėta veta kanė humbur shumė nga vetja e tyre. Se nuk mund tė bėhesh kollaj i tillė. Atėherė nėqoftėse nė njė rast tė jashtėzakonshėm qė nuk do tė doja tė ndodhte kurrė do dėmtohej, ēfarė i siguron shteti. Kėto janė problem qė unė them se duhet tė ngrihen me zė tė lartė dhe uroj qė tė dėgjohen, uroj qė kėta qė drejtojnė shtetin tė kuptojnė drejt atė qė na bėjnė kėta peshngritės nuk na i bėjnė tė gjithė ambasadorėt bashkė qė kemi ne nė gjithė botėn. Sepse ndonjėherė Shqipėrinė nuk e njeh njeri fare, por nėqoftėse do tė hysh nė internet do e shohėsh tė mbushur me Erkand Qerimaj dhe vėrtet lexon gjėra qė sado i fortė do jesh do pėrlotesh.