Nga Dash Frashėri
EKSKLUZIVE- Ky ėshtė deklarimi i pak minutave mė parė nga Ukraina, i mbrojtėsit tė Kombėtares shqiptare dhe i Metalurg Donjeck, Elvin Beqirit posaēėrisht pėr Albania-sport.com. Nė fazėn e parė nuk u aktivizova shumė pėr shkak tė dėmtimit, por tani qė jam rikuperuar plotėsisht ndihem nė formė optimale, shprehet Beqiri.
Jemi pėrgatitur shumė fort, pėr mė tepėr qė tashmė prej njė muaj e gjysmė drejtohemi nga njė trajner i ri, Ko Adriansen qė ka drejtuar mė parė Porton, dhe nė karrierėn e tij kanė qenė edhe Ajaks dhe AZ Alkmaar nė Holandė. Ėshtė njė trajner me pėrvojė tė madhe dhe shumė kėrkues, shton Elvini, qė nga ana tjetėr pohon se me trajnerin e ri ka krijuar raporte tė shkėlqyera si pune ashtu dhe njerėzore.
Kemi shumė shpresė qė tė ngjitemi nė klasifikim, pasi aktualisht ndodhemi nė vendin e 7 tė kampionatit ukrainas ku synojmė si zakonisht njė vend nė Kupėn UEFA. Metalurg merr pjesė ēdo vit nė kupat europiane, pohon Beqiri, qė mezi pret rifillimin e kampionatit mė 4 mars.
Beqiri thotė se ka kontakte tė shpeshta me Armend Dallkun dhe Debatik Currin, kundėrshtarėt e tij te Vorskla Poltave por miqtė e tij tė mirė nė Kombėtaren kuqezi. Edhe ata shpresojnė ta mbyllin sezonin nė njė vend tė mirė, pasi renditen nė vendet e fundit nė kampionat.
Elvin Beqiri shprehet edhe pėr ndeshjen e Kombėtares kundėr Sllovenisė, mė 24 mars 2007, nė qytetin e Shkodrės: Ende nuk e kam marrė veten nga humbja me Maqedoninė (0-1), por shpresojmė se ndaj Sllovenisė do tė marrim njė rezultat pozitiv, ku sė pari synojmė fitoren, aq mė tepėr qė luajmė nė fushėn tonė para sportdashėsve tanė.
|