Nga Greqia, Kastriot Gjini
Skuadra e kryeqytetit grek te Athines, dhe nje nga skuadrat me te forta ne kampionatin grek dhe ne historine e futbollit grek eshte Aeku. Kjo skuader sikur dihet eshte interesuar dhe zyrtarisht per sulmuesin e ri te Partizanit, Enzo Malindin. Malindi kishte kaluar nje prove tek kjo skuader duke lene pershtypje te mira. Kohet e fundit ne Greqi, qarkullonin zerat se Olimpiakosi, kampionja e Greqise interesohet pe ti "vjedhur" Malindin Aekut. Keshtu qe Aeku me sa duket ka filluar te nxitohet per sigurimin e talentit shqiptar.
Sipas faqes sportive greke, sport24.gr, Enzo Malindi eshte thirrur javen tjeter ne Athine. Kete ftese e ka derguar vete trajneri spanjoll Sera Ferrer, i cili do te kaloje 19 vjecarin e Partizanit ne "shoshe", dhe nese bindet do te kerkoje nga presidenti i klubit firmosjen e menjehershme te tij me skuadren e Aekut.
Dje eshte kryer nje bisede ndermjet Albert Xhanit dhe Demis Nikolaidhis (presidenti i Aekut), por pa rene dakort per detajet financiare, dhe Aeku ka filluar procedurat per te nxjerre vizen e Malindit.
Trajneri spanjoll Sera Ferrer kerkoi te shikonte dhe nje here tjeter sulmuesin e ri te Partizanit, qe te mund te marre vendimin e tij perfundimtar nese shikonte Malindin e rosterin e skuadre se tij per sezonin tjeter. Asgje nuk ka perfunduar persa i perket kontrates dhe nese ajo do firmoset, por ne Greqi qarkullojne shume zera se kjo " martese" midis Malindit dhe Aekut eshte vetem ceshtje kohe.
|