Albania-Sport - Kandidati pėr tė veshur fanellėn kuqezi, kosovari me banim nė Australi, Labinot Haliti, vazhdon tė mos gėzojė formėn e mirė dhe mbėshtetjen e trajnerit tė tij, ndonėse skuadra e tij, Njukasėll Xhets, ka arritur nė finale tė kampionatit australian tė futbollit, A-League. Skuadra e Halitit ėshtė mundur nė ndeshjen e parė, tė zhvilluar mė 26 janar 2006 kundėr FC Sidnejit, me rezultatin 2-1, por ka arritur tė fitojė me rezultatin 2-0 nė fushėn e vet tė shtunėn dhe ėshtė kualifikuar pėr nė finale, ku do tė pėrballet me FC Adelajde Junajtid.
Nė fakt, mbrojtėsi kosovar, i cili ėshtė grumbulluar pėr tu provuar edhe nga trajneri i Shpresave, Artan Bushati, ka luajtur vetėm nė 7 ndeshje kėtė sezon, nė 3 prej tė cilave ka qenė titullar, ndėrsa nė 4 tė tjerat zėvendėsues, pėr njė total prej 322 minutash, gjatė cilava ka goditur 7 herė portėn kundėrshtare, por vetėm 4 prej tyre kanė qenė nė kuadrat, gjithsesi, pa arritur tė shėnojė asnjė gol.
Nė sondazhin e organizuar nga faqja sportive shqiptare nė Internet, www.talentet.com, mbrojtėsi kosovar u vlerėsua si talenti shqiptar pėr vitin 2006, duke marrė 18 % tė votave, i ndjekur nga afėr nga kosovari me pasaportė finalndeze, Pėrparim Hetemaj, ndėrsa nė vendin e tretė u rendit Jahmir Hyka, i cili tashmė ka firmosur pėr Olimpiakosit, me 15 % tė votave. |