Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Lorik Cana, vetėm 1-1 kundėr ish-skuadrės tė tij, Paris SG-sė

Albania-Sport - Mesfushori i Kombėtares kuqezi, Lorik Cana, ėshtė detyruar tė kėnaqet tė dielėn nė mbrėmje me njė barazim 1-1 kundėr ish-skuadrės sė tij, Paris SG-sė, nė ndeshjen midis miqve nga Parisi dhe vendasve tė Olimpikut, tė zhvilluar nė Stadiumin “Velodrome” tė Marsejės. Pėrballja e javės sė 23-tė, midis dy skuadrave mė popullore tė Francės, ishte njė ballafaqim kryesisht i barazpeshuar, ku tė dyja skuadrat synonin tė mos humbisnin, qoftė edhe pėr moral, dhe qė u vendos nga episodet. Pėr vetė natyrėn e ngjeshur tė lojės, Lorik Cana nuk mundi tė shprehte plotėsisht potencialin e tij gjatė 90 minutave tė lojės. Pas njė pjese tė parė tė barabartė, janė vendasit qė kalojnė tė parėt nė epėrsi, kur sulmuesi Zhibril Sise finalizoi me sukses njė aksion tė Olimpikut, nė minutėn e 69-tė, por parizienėt nuk vonuan tė kundėrpėrgjigjeshin dhe gjetėn, pas vetėm 6 minutash, golin e barazimit, qė mban firmėn e portugezit Pauleta. Kėsisoj, Olimpiku i Marsejės ngjitet nė kuotėn e 37 pikėve, nė vendin e katėrt tė renditjes, ndėrsa Paris SG-ja ngjitet nė kuotėn e 22 pikėve, nė vendin e 17-tė tė renditjes, por shumė pranė zonės sė ftohtė tė rėnies nga kategoria. Tė dielėn e ardhshme, skuadra e mesfushorit tė Kombėtares kuqezi, qė tė mėrkurėn do tė luajė pėr Shqipėrinė nė miqėsoren ndaj Maqedonisė, udhėton drejt Bordosė, pėr t’u ndeshur me skuadrėn vendase.