Nga Gert Serani
Ish-trajnerit tė kombėtares gjermane, Jurgen Klinsman pas ofertės sė bėrė nga Amerika, njė tjetėr ftesė i ka ardhur, por kėtė radhė nga Australia. Shtypi vendas shkruan se Jurgen Klinsman do tė drejtojė kombėtaren australiane nė Kupėn e Botės 2010. Klinsman, i cili udhėhoqi Gjermaninė nė vendin e tretė nė botėrorin e fundit ka drekuar tė martėn e kaluar nė Los Anxhelos me Piter Loi, djalin e presidentit tė Federatės Australiane tė Futbollit Frenk Loi, shkruante e pėrditshmja australiane Sun-Herald. Po sipas gazetės, burime tė afėrta tė takimit kanė pohuar se biseda kishte tė bėnte mė shumė pėr qėllime biznesi dhe aspak njė takim shoqėror. Ndėrkohė ish-sulmuesi i Gjermanisė nuk e ka pėrcaktuar ende se kur do tė jetė zyrtarisht nė krye tė njė pankine. Po e pėrgatis veten pėr njė aventurė tė re qė mund tė zgjasė pėr njė kohė tė gjatė. Dhe kjo mund tė ndodhė pėr njė muaj, 2 muaj ndoshta edhe pėr 1 ose 2 vjet, deklaroi Klinsi javėn e kaluar. Klinsman, i cili jeton me familjen nė Kaliforni u tėrhoq pėrfundimsiht nga futbolli nė 1998. Ndėrkaq nė listė pėr kreun e kombėtares Socceroos ėshtė edhe holandezi, Leo Beenhakker qė aktualisht drejton kombėtaren polake dhe nė botėrorin e fundit drejtoi Trinidad&Tobago. |