Nga Ledion Ymeri
Albania-sport - Kėmba e artė e Sebino Plakut ėshtė njė nga gjėrat e vetme tė ēmuara tė Apolonisė, teksa sulmuesi i talentuar firmosi nė minutėn e 7 golin e fitores pėr fierakėt nė pėrballjen me Shkumbinin (0-1) , takim qė u luajt nė stadiumin Tofik Jashari tė qytetit tė Shijakut. Ky ishte goli i 10 sezonal pėr sulmuesin e ri tiranas. Shkumbini humbi mundėsinė mė tė mirė pėr tė barazuar, kur sulmuesi Dorian Bubeqi, nuk realizoi nga pika e bardhė nė tė 28. Me kėtė fitore, Apolonia u ngjit nė kuotėn e 14 pikėve, dy mė shumė se peqinasit qė me humbjen e 13 nė kampionat (po aq sa Apolonia) tashmė renditen tė fundit me 12 pikė.
Nė mesin e fazės sė dytė, skuadra e Apolonisė kaloi njė situatė shumė tė vėshtirė. Iu larguan 11 futbollistė e mė pas trajneri, gjė e cila i detyroi drejtuesit e kėsaj skuadre qė tė plotėsonin boshllėqet e krijuara, duke bėrė njė merkato me shifra tė pa prekura ndonjėherė nė kėtė periudhė nga tė gjithė skuadrat e tjera tė futbollit shqiptar. Duke marrė 14 futbollistė dhe 1 trajner, nga tė cilėt 10 futbollistė tė huaj, Apolonia vendosi rekordin e merkatos nė tė gjithė historinė e futbollit shqiptar, ku Dinamo nė sezonin 2005-2006 kishte 7 futbollistė dhe 1 trajner tė huaj.
Shkumbini-Apolonia 0-1
Plaku 7 , 10 gola
Bubeqi 28 humb penallti
|