Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Presidenti Moisiu: “Ben Minga, njė nga krenaritė e Kombit shqiptar”

Nga Dash Frashėri
Albania-sport - Njė president i larė nė lot, ky ėshtė imazhi i njė prindi qė pasi kreu homazhet pranė fotove tė ish-futbollistit legjendar tė Tiranės dhe Shqipėrisė, Arben Mingės, pranė fotove tė tė ndjerit ishin dy bluza me nr.10, si ajo e Tiranės dhe Kombėtares, ka folur pėr median. Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, pasi ka bėrė homazhe duke vendosur njė buqetė me lule, ka takuar familjarėt e Arben Mingės nė mjediset e brendshme tė stadiumit “Selman Stėrmasi” e ka shkruar mesazhin nė librin e vizitave, nė njė prezantim mėse tė dhimbshėm, ka folur me shtypin i ka fshirė shumė herė lotėt, duke pėrjetuar njė gjendje qė shumė rallė herė e kemi parė. Njė dhimje qė ndoshta i ka risjellė nė kujtesė humbjen tragjike tė djalit tė tij tė vetem. “Arben Minga ėshtė njė nga ata lojtarė qė i kanė dhėnė shumė futbollit, i kanė dhėnė shumė krenarisė kombėtare dhe shėrben si njė shembull tė madh pėr rininė e sotme. Duhet tė ēmojmė krenarinė e Kombit shqiptar nė tė gjitha fushat. Beni ka qenė njė i tillė. Unė e kam njohur shumė mirė babanė e tij dhe Arbenin e kam duartrokitur disa herė pėr lojėn devotshėmėrinė, pėrkushtimin dhe ruaj kujtimet mė tė mira pėr tė”, ėshtė shprehur Presidenti Moisiu. Po sot pasdite, nė orėn 17.30 Klubi i Futbollit Tirana do tė organizjė nė njė ambientet e Lidhjes sė Shkrimtarėve njė takim pėrkujtues me moton “NJė kafe pėr Benin”, ku ėshtė pėrgatitur edhe njė dokumentar pėr ish-legjendėn e Tiranės.