Albania-Sport - Ka shumė tė ngjarė tė materializohet kalimi i talentit shqiptar, Jahmir Hyka, te gjigandi i futbollit grek, Olimpiakos, por e tėrė kjo histori do tė ketė njė kthesė tė vogėl, pasi shtatshkurtrit do ti duhet ta provojė fatin fillimisht nė skuadrėn e dytė tė klubit grek, pėrpara se tė kalojė te skuadra e parė. Njė gjė tė tillė e kanė pohuar pėr Albania-Sport.com burime pranė klubit grek, tė cilat kanė sqaruar se shqiptari do tė vijė te Olimpiakosi, por trajneri Lemonis ka tė ngjarė ta ēojė atė nė skuadrėn e dytė, por do ta monitorojė ecurinė e Hykės, me idenė qė, kur tė bindet, ta aktivizojė edhe nė skuadrėn e parė tė klubit grek.
Ndonėse asgjė nuk ėshtė zyrtarizuar, burimet nė fjalė pohojnė se, nė klubin grek, tė thonė se Hyka ka pranuar tė qėndrojė te Olimpiakosi dhe ka pranuar ta nisė karrierėn nė vendin fqinj nga skuadra e dytė dhe jo nga e para. Nė fakt, drejtuesit e klubit tė Olimpiakosit janė nėn presion nga ana e tifozėve, tė cilėt, nėpėrmjet emisioneve televizive apo radiofonike, kanė telefonuar duke shprehur interesin e tyre pėr Jahmir Hykėn. Ata besojnė se ai ėshtė njė talent i madh i futbollit dhe janė tė mendimit se Olimpiakosi duhet tė punojė dhe tė tregohet i duruar me futbollistin shqiptar, - pėrfundon burimi nė fjalė, duke folur ekskluzivisht pėr Albania-Sport.com.
|