Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Rrėfimi i fundit i Arben Minges

Nga Ergis Tafalla
(Interviste) - Njėlloj sikur tė ishte shėruar plotėsisht e tė kishte hedhur tutje atė sėmundje qė dje i mori edhe frymarrjen e fundit, apo thjeshtė duke u munduar tė fshehte dhimbjen qė e bluante pėrbrenda, legjenda e skuadrės sė Tiranės dhe pėrfaqėsueses, Arben Minga, nė verėn e vitit 2005 ka bėrė vizitėn e parafundit nė Shqipėri. Teksa ishte nė shoqėrinė e dy profesorėve tė nderuar, Shyqyri Rreli dhe Ismail Demneri, duke konsumuar njė kafe mes bisedash, Minga me mirėsjelljen qė e karakterizonte pranoi tė jepte pėr “Panorama Sport” atė qė rezultoi tė ishte dhe intervista e tij e fundit. Pikėrisht aty ku dhe pjesėn mė tė madhe tė klientelės e pėrbėn shoqėria intelektuale tiranse, “Lidhja e Shkrimtarėve”, pėrshėndetjet dhe urimet nė adresė tė Mingės, vinin nga ēdo anė duke ndėrprerė shpesh fjalimin e tij qė dukej se kishte pritur shumė. - Keni qenė futbollist i Tiranės dhe tani simbolizoni njė legjendė bardheblu. Cilat janė kujtimet pas kaq viteve qė janė shkėputur nga Tirana? Megjithėse kam 8-9 vjet, unė prap vazhdoj tė jem i lidhur me Tiranėn dhe vazhdoj ta ndjek atė nga larg me anė tė internetit ku njihem me rezultatet, me blerjet, me ndeshjet. Deri tani rezultatet kanė qenė tė mira dhe tė kėnaqshme. Tiranėn e dua me shpirt. Mbresat e mia nga Tirana janė tė mėdha, sepse dihet qė aty ka qenė jeta ime. Kam filluar nė moshėn 15-16 vjeē me Tiranėn dhe dhashė kontributin tim pėr ngjyrat bardheblu derisa e lashė futbollin. Tirana ka zhvilluar lojra shumė tė bukura dhe ka pasur rezultate shumė tė mira siē kanė qene dhe ato me Dinamon e Bukureshtit, me Bajernin etj. Kėshtu qė kėto nuk mund tė shlyhen nga kujtesa ime. Me Tiranėn kemi fituar shumė kampionate, kupa. Kemi qenė njė brez (jo se kėtu kam bėrė pjesė unė), por ka qenė njė brez qė ka lėnė mbresa nė Tifozerinė e Tiranės. Kujtoni ndonjė moment tė vėshtirė tuajin personal apo dhe tė skuadrės gjatė kohės qė ju jeni aktivizuar te Tirana? Njė moment tė vėshtirė, unė kam pasur pasi jemi kthyer nga Gjermania ku patėm njė rezultat surprizė. Tė rrihesh 8-0 nė Gjermani ishte e dhimbshme, por megjithėse unė nuk luajta, kur u kthyem kėtu u morėn masa duke na pėrjashtuar e duke thėnė qė keni parė interesat tuaja, nuk keni mbrojtur ngjyrat e kombit. Nė fillim na pėrjashtuar fare, pastaj e kthyen 6 muaj. Ishin gati duke mė hequr dhe nga fakulteti vetėm pėr kėtė. Ky ka qenė njė moment i vėshtirė pėr mua. Kėshtu vihej nė diskutim e ardhmja nė sport. Tė pėrjashtoheshe nga shkolla nė atė kohė ishte baraz gati si njė tentativė arratisje, kėshtu e quanin. Pastaj gjėrat sikur shkuan nė rregull edhe me Tiranėn edhe ekipin kombėtar. Ky ishte i vetmi rast se nė pėrgjithėsi me Tiranėn kam pasur gėzim dhe kėnaqėsi. Pėr kaq vite me Tiranėn, nėn drejtimin e sa trajnerėve ke qenė? Trajneri im i parė te Tirana ka qenė Zyber Konēi. Vajta shumė i ri, megjithėse nuk luajta atė vit, stėrvitjen e bėra me ekipin e parė. Kanė qenė vitet ’75-’76. Pas Konēit erdhi Fatmir Frashėri, Enver Shehu, Shyqyri Rreli, pėrsėri Fatmir Frashėri. Pastaj u largova nė Rumani pėr 2-3 vjet dhe kur jam kthyer pėrsėri kam gjetur trajner Sulejman Memėn pėr njė vit dhe Shkėlqim Muēėn po pėr njė vit. Nė ’97 e lash futbollin, sepse kėshtu ėshtė, vijnė elementė tė rinj dhe duhet t’i lirohet vendi. Si i keni pėrjetuar kėto ndryshime tė stafit, si ka qenė ecuria juaj personale nga ana profesionale si dhe e gjithė skuadrės? Ndryshimet e trajnerėve nė pėrgjithėsi janė pozitive, por kėto ndryshime duhet tė bėhen nė kohėn e duhur. Nuk mund tė bėhen siē po bėhen tani, nga ato qė kam dėgjuar dhe kam parė, qė ndėrrohen trajnerėt pėr dy ndeshje qė humbet. Nuk ėshtė normale. Trajneri akoma nuk i ka mėsuar emrin lojtarėve, kėta e ndėrrojnė. Dikur ishte mė e kontrolluar. Atėherė ndoshta nuk ka pasur president klubi, por edhe pas kėsaj, presidenti nuk duhej tė ndėrhynte shumė nė punėt e trajnerit. Po arriti qė donatorėt apo presidentėt, qė nuk mund tė mohohet qė bėjnė njė punė tė madhe, tė ndėrhyjnė tek punėt e trajnerit ose ta heqin trajnerin e tė merren me lojtarėt ndėrkohė qė ka specialistė qė merren me kėtė punė, atėhere s’do tė jetė e lehtė pėr ekipet. Do tė ketė shumė mosmarrėveshje, do tė ketė luhatje nė futboll, do tė ketė fenomene negative. Jeta juaj pasi latė sportin? Kur lash sportin u futa nė kėshillin drejtues tė Tiranės dhe punova dhe si drejtor i firmės qė pėrfaqėsonte Gilet pėr Shqipėrinė 3-4 vjet. Pas ’97 shumė firma tė tilla u mbyllėn sepse nuk guxonin tė shkelnin nė Shqipėri kėshtu qė unė fillova njė punė nė Aeroportin e Rinasit si punonjės sigurimi (jo i Sigurimit tė Shtetit, qesh). Pas kėsaj aplikova me familjen time pėr tė shkuar nė Kanada (menduam pėr mė mirė). Pas dhėnies sė intervistės nė Poloni arritėm tė merrnim tė drejtėn pėr tė shkuar nė Kanada dhe vazhdojmė tė jetojmė atje, u bėnė 4-5 vjet. Bėjmė njė jetė normale. Unė dhe ime shoqe punojmė. Kemi dy djem. Djali i madh ėshtė 14 vjeē, i dyti 4. Kanė 10 vjet diferencė, por kuptohen mirė tė dy. Vazhdoni ta ndiqni skuadrėn? E ndjek shumė. E ndjek me anė tė internetit. Sa kthehem nga puna nė shtėpi direkt ulem nė kompjuter. Jam i lidhur me futbollin. Megjithėse nuk arrij tė shikoj ndeshjet, di ēdo gjė me detaje pėrsa i pėrket lojės, blerjeve, stafeve drejtuese. Edhe pse jam nė Kanada di ēdo gjė nė lidhje me futbollin kėtu. Megjithė informacionin qė keni, si do t’i karakterizonit rezultatet e Tiranės, lojėn dhe ecurinė e saj gjatė kėtyre viteve? Tirana nė pėrgjithėsi ka pasur rezultate, ka pasur dhe ekipin shumė tė mirė. Tifozėt e Tiranės duan rezultatin e lojės, por duan dhe lojėn e bukur. Por, kėshtu siē ėshtė bėrė futbolli, biznes, tani tė gjithė trajnerėt dhe presidentėt mė shumė shohin rezultatin se sa lojėn. Kjo nuk ndodh vetėm nė Shqipėri, por shihet dhe nė ekipet e mėdha tė botės qė shohin rezultatin. Tirana nė pėrgjithėsi ka pasur rezultate. Megjithatė sivjet mė duket, edhe nga ndeshja (me Kavajėn) qė pashė tė shtunėn me miqtė e mi, nuk mbeta i kėnaqur. Mė thanė qė mungojnė lojtarė, por prap ata lojtarė qė ishin duhet tė ishin mė tė stimuluar nga emri qė mbajnė. I pashė si pa dėshirė dhe sinqerisht mė erdhi keq. Dhe njė gazetari qė mė pyeti i thashė: “Nuk e di kush ėshtė Tirana, kush ėshtė Kavaja (nuk dallohej nga loja). Seē do tė bėhet mė vonė nuk e di, por me kėtė ekip qė pashė, nuk pati ndonjė lojė tė bukur. Vetėm 2-3 lojtarė bėnin pėrjashtim, megjithėse shpenzohen para, jepen goxha shpėrblime, ėshtė pėr tė ardhur keq. Mos t’i bėsh yzmet, ndėrkohė qė ka nga ata futbollistė qė nuk kanė profesion tjetėr. Profesioni i tyre ėshtė futbolli. Nėse lėnė futbollin, ēfarė do tė bėjnė? Mora vesh qė do tė afrojnė lojtarė tė tjerė. Keni menduar ndonjėherė se mund tė ktheheni tek Tirana? Unė e kam bėrė njė zgjedhje. Familja ime mori njė vendim, qė tė shkojmė nė Kanada. Kėtė e bėmė jo se ishim keq kėtu nė Tiranė, sepse lashė gjithė kėtė shoqėri, por menduam mė shumė pėr fėmijėt. Nė fillim ishte shumė e vėshtirė pėr mua, sepse unė jam mėsuar me shoqėri tė madhe kėtu me njerėz e shokė tė mirė. Kam lėnė nėnė kėtu, motrat, babai mė vdiq para njė viti e gjysmė, por lidhem nė telefon me tė gjithė. Fėmijėt ndjehen mirė aty, kėshtu qė tani pėr tani kjo ėshtė zgjidhja ime. Megjithatė nuk kam patur ndonjė ofertė prej kėtej. Nuk i dihet jetės, por kur e shikoj Tiranėn kėshtu si e pashė tė shtunėn mė vjen keq. E dua me gjithė shpirt dhe mė vjen keq tė pėrfundojė kėshtu. Jo se nėnvlerėsoj Kavajėn, por Tirana ka shumė tituj kampion dhe gjithashtu nga ana financiare nuk matet Tirana me fuqinė e Kavajės. Se ē’mund tė ndodhė mė vonė nuk i dihet. Ndonjė ofertė e mirė pune mbase nė ndonjė doganė mund tė mė tundonte,(qesh). ---------- Intervista eshte dhene ne veren e vitit 2005