Nga Kumanova, Rijad MURATI
Me ftesė tė kryesisė sė skuadrės norvegjeze Lyn, tė dielėn drejt Norvegjisė, janė nisur talenti i futbollit tė Bashkimit, Bunjamin Shabani, pastaj pronari i klubit Lutfi Hyda dhe menaxheri me licencė angleze, Alfred Bode nga Shqipėria.
Nė Norvegji ata do tė qėndrojnė deri mė 11 shkurt, kur edhe pritet tė qė skuadra norvegjeze ta pėrvetėsoj talentin kumanovarė. Bunjamini duhet tė
mbetėt tė Lyni, sepse ai ėshtė i ftuar special nga kryesia e kėsaj skuadre norvegjeze, ėshtė shprehur, sekretari i KF Bashkimi, Shenxhan Jusufi, duke shtuar se talenti i Bunjamin Shabanit, drejtuesve tė Lynit, u kishte ra nė sy gjatė njė turneu, i cili ėshtė zhvilluar nė Norvegji, vitin e kaluar.
Vitin e kaluar Bunjamin Shabani, me skuadrėn Skupi nga Shkupi mori pjesė nė njė turne, i cili u mbajt nė Norvegji. Kjo skuadėr arriti nė finale tė mposhtė njė ekip brazilian, dhe nė kėtė ndeshje Bunjamini ishte shėnues i dyfishtė. Nė kėtė turne ai shėnoi 19 gola dhe u shpall golashėnuesi i turneut, thotė mė tutje Jusufi.
Ndryshe, Bunjamin Shabani (16 vjeē) ėshtė nga Orizarja e Komunės sė Likovės, ndėrsa vite me radhė po luan me sukses pėr ekipin e tė rinjve tė Bashkimit, tė cilėt ishin shumė tė suksesshėm edhe nė Junior Cup. Burimet e "Albania-sport"pohuan se disa menaxher e kanė pėrcjell lojėn e Bunjamin Shabanit dhe ata kanė qenė tė interesuar pėr ta transferuar nė Liverpul.
Ndryshe, vėmendja e menaxherit shqiptar, Alfred Bode, ėshtė e pėrqendruar edhe te dy lojtarėt e ri tė Bashkimit, Samir Shabani dhe Armend Alimi.
|