Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Kėshilli Iniciativ kėrkon dorėheqjen e Mitrovskit pas falsifikimeve

Nga Shkupi, Reshat IBRAHIMI
Kėshilli Iniciativ pėr ndryshime nė Federatėn e Futbollit tė Maqedonisė tė mėrkurėn nė ambientet e Holidej In-it ka mbajtur konferencė pėr mjetet e informacionit, ku kanė shpalosur pakėnaqėsitė e tyre pėr skandalet e fundit qė dridhen Federatėn e Futbollit tė Maqedonisė. Nė kėtė takim pėrveē Emil Bozhinovskit, Koēo Dimitrovski, Jovēe Xhipunov dhe Masar Omeragiq, tė pranishėm ishin edhe gjashtė Lidhjet Futbollistike Komunale (LFK- Gazibaba, LFK- Kumanovė, LFK- Shtip, LFK- Ohėr, LFK- Manastir) dhe LFK –Tetovė ishte e pėrfaqėsuar nga Nexhbedin Sinani. “Jemi tubuar kėtu pėr tė shprehur pakėnaqėsitė tona lidhur me skandalet e fundit nė FFM. Kujtoj se ėshtė koha e fundit qė Lazar Mitrovski dhe Haxhi Risteski tė japin dorėheqje dhe tė shkojnė. Do tė jetė shumė sportive nėse ata largohen, pas gjithė kėsaj qė ndodhi nė FFM. Ata nuk kanė kredibilitet ta drejtojnė organizatėn e futbollit tė Maqedonisė, pas kėtyre falsifikimeve tė bėra. Patjetėr duhet tė shkojnė Mitrovski dhe Risteski”, ėshtė shprehur njėri nga anėtarėt e Kėshillit Iniciativ, Emil Bozhinovski. Ndėrkohė, anėtari tjetėr i Kėshillit Iniciativ, Masar Omeragiq thotė se nuk janė aspak tė vėrteta pohimet se ėshtė e pėrzier politika nė futboll. “Janė bėrė shumė parregullsi dhe kjo na ka shtyrė tė ngremė iniciativėn pėr tė organizuar Kuvendin e jashtėzakonshėm dhe pėr tė qenė kėtu ku jemi. Gjithēka qė do tė bėjmė, do tė jetė nė kuadėr tė rregullave tė FFM-sė, pra sipas nenit 26. Koha ėshtė tė vijnė njerėz tė sinqertė nė krye tė Futbollit tė Maqedonisė, e jo tė vendosin dy-tre veta”, tha Omeragiqi. Ndryshe, pėr tu mbajtur Kuvendi i Jashtėzakonshėm, Kėshillit Iniciativ i duhet mbėshtetja e 8 lidhjeve futbollistike komunale dhe njė periudhė kohore prej 45 ditėsh.