Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Ekskluzive / Kreshnik Qato: Ja si po pėrgatitem pėr 3 marsin

Nga Altin B. Kodra
Albania-Sport - Vetėm 31 ditė e ndajnė nga beteja e radhės, ndeshja e 3 marsit 2007 me rusin Aleksandėr Zajcev dhe Kreshnik Qato ėshtė nė ethet e pėrgatitjes dhe tė stėrvitjes. Gjithsesi, i kujdesshėm si gjithmonė pėr marrėdhėniet me shtypin, Qato ka kortezinė qė, nė pauzat qė i mundėsohen gjatė ditės, t’i pėrgjigjet edhe disa pyetjeve nė kėtė intervistė ekskluzive pėr Albania-Sport.com. Boksieri durrsak tregon se, nė pėrgatitje pėr kėtė ndeshje, ai e ka zhvendosur bazėn e tij stėrvitore nga Londra, nė Lion tė Francės, kjo edhe falė ndihmės dhe mbėshtetjes qė i jep sponsori i tij, Z. Ylli Ndroqi dhe kompania e tij “Yldon Sh.p.k.”. Pėrveē aspektit tė stėrvitjes fizike dhe teknike, Qato rrėfen pėr Albania-Sport.com se ai po punon edhe nė drejtim tė studimit tė kundėrshtarit dhe kjo po bėhet falė kasetave tė dy ndeshjeve tė fundit qė kundėrshtari i tij i 3 marsit 2007, rusi Zajcev, ka zhvilluar dhe thekson se ai ėshtė njė boksier mjaft teknik. Por Qato e shikon forcėn e tij si epėrsi nė kėtė duel ndaj teknikės sė rusit dhe, duke vazhduar mė tej, shprehet i lumtur qė mosmarrėveshjet me ish-menaxherėt e tij tė mėparshėm, janė sqaruar me njė shtrėngim duarsh. Sė fundmi, Qato shprehet mjaft i motivuar edhe nga mbėshtetja, pėrkrahja dhe pėrkujdesi qė sponsori i tij, Ylli Ndroqi, tregon pėr tė dhe pėr pėrgatitjet qė po bėhen pėr evenimentin e 3 marsit 2007. - Cilat janė pėrgatitjet e Qatos pėr sfidėn e 3 marsit 2007, kundėr rusit Zajcev, qė nga ēasti i largimit nga Shqipėria, mė 12 janar, e deri mė sot? - Pas njė stėrvitjeje tė rregullt nė palestrėn ku unė stėrvitem nė Londėr, sė bashku me trajnerėt dhe me sponsorizimin e Z. Ylli Ndroqi (i Yldon Sh.p.k.), vendosėm qė tė shpėrngulesha nė Lion tė Francės, pėr tė bėrė njė stėrvitje ndryshe nga herėt e tjera. Kam vetėm pesė ditė qė jam shpėrngulur dhe, qė nė ditėn e dytė, kam filluar tė bėj stėrvitje dy herė nė ditė; paradite bėjmė mė shumė sprinte, kurse pasdite pėrqendrohem mė shumė nė anėn teknike dhe pėrgatitjen fizike. Ky ėshtė programi qė trajneri im francez, Nikolas, ka planifikuar pėr mua nė dy javėt e para tė kėsaj faze pėrgatitore katėrjavore. - Pėrveē aspektit stėrvitor, sa ka punuar Qato dhe stafi i tij stėrvitor pėr tė grumbulluar sa mė tepėr informacion mbi kundėrshtarin dhe cilat janė pikat e forta dhe tė dobėta qė ju keni zbuluar te boksieri rus? - Z. Filip Fondu, i cili ėshtė edhe menaxheri im pėr momentin, ka arritur tė sigurojė dy regjistrimet e ndeshjeve tė fundit tė rusit Aleksandėr Zajcev. Tė them tė drejtėn, pėr momentin, me studimin e ndeshjes dhe teknikės sė tij po merremi seriozisht, pasi boksieri Zajcev ėshtė njė boksier shumė teknik, por ėshtė akoma herėt pėr tė thėnė se cilat janė pikat e dobėta tė tij. Megjithatė, nga pėrvoja dhe gjykimi im, them se, pėr arsye se ai ėshtė njė boksier teknik, pėrballja me njė boksier force, siē jam unė, ndoshta do ta bėnte tė humbiste paksa kontrollin. Prandaj, me stėrvitjen nė Francė po pėrqendrohemi mė shumė nė rritjen e forcės, pasi siē dihet, edhe unė njihem mė shumė si boksier teknik. - A kanė ndikuar negativisht te Qato spekulimet nėpėr media mbi marrėdhėniet e kampionit shqiptar tė boksit dhe ish-menaxherėve tė tij tė mėparshėm? - Tashmė kjo ēėshtje ėshtė hedhur prapa shpine dhe e rėndėsishme ėshtė qė gjėrat u qetėsuan dhe u sqaruan. Megjithatė, jam i lumtur qė ēdo gjė mori fund me njė shtrėngim duarsh midis nesh, pasi marrėdhėniet tona pėrpara kėtij keqkuptimi kanė qenė tė shkėlqyeshme, jo vetėm nė aspektin e punės, por edhe nė atė familjar. - Sa e ndjek sponsori juaj, zoti Ylli Ndroqi, ecurinė tuaj dhe cili ka qenė roli i tij nė pėrgatitjet pėr betejėn tėnde tė 3 marsit 2007? - Ashtu siē dhe e kam theksuar edhe mė parė, Z. Ylli Ndroqi ėshtė njė shembull shumė i mirė pėr biznesmenėt shqiptarė, tė cilėt duan tė kontribuojnė nė sporte tė ndryshme, pasi interesimi i tij ėshtė jo vetėm si sponsor, por edhe si njė mik i mirė. Ishte Z. Ylli ai qė mundėsoi marrėveshjen pėr stėrvitjen time nė France dhe interesimi i tij ėshtė i pėrditshėm ndaj ecurisė stėrvitore. Gjithashtu, ai ka shprehur dėshirėn dhe interesimin pėr tė qenė i pranishėm nė javėn e fundit pėrpara ndeshjes. Ky interesim i veēantė mė bėn qė tė jem akoma mė i etur, me njė dėshirė tė madhe pėr tė fituar. - Nė ēfarė faze janė pėrgatitjet pėr evenimentin e 3 marsit 2007, ku, pėrveē sfidės sė Qatos me rivalin rus, do tė zhvillohen edhe 4 ndeshje tė tjera? - Nė fakt, me pėrgatitjen e kėtij evenimenti po merret vetė Z. Ylli Ndroqi dhe stafi i tij, prandaj, sinqerisht, nuk kam asnjė ide pėr kėtė qė mė pyesni, pasi jam i pėrqendruar nė stėrvitje.