Njė i papunė VIP. Ky ėshtė ish-trajneri i Flamurtarit dhe disa ekipeve tė tjera nė Shqipėri si Dinamo, Besa, Shkumnini, Skėnderbeu etj. Njė njohės i mirė i futbollit shqiptar dhe njė trajner me eksperiencė, por qė ka pėsuar fatin e shumė trajnerėve tė kėtij sezoni Neptun Bajko, Hasan Lika, Mirel Josa, Silviu Dumitreski, Ulrih Shulse, Eqerem Memushi, Dhimiter Papuciu. Albania-sport.com kontaktoi me Agim Canaj, pėr tė biseduar rreth problemeve qė shqetėsojnė futbollin shqiptar
Albania-Sport: Me se po merret tani Agim Canaj, qė nga koha e vetėdorėheqjes si trajner i Flamurtarit?
Agim Canaj: Ende nuk jam integruar nė kampionat. Ne jemi trajnerė dhe jemi gjithmonė nė pritje tė ofertave, si atyre qė vinė nga klubet e Superligės, por nuk mohohen edhe ato tė kategorive tė tjera, e veēanėrisht tė Kategorisė sė Parė, te ekipe qė kanė pretendime. Pavarėsisht se unė kam pasur kontakte me ekipe, nuk jam kontaktuar nga klube amicioze dhe me objektiva tė qarta. Momentalisht jam duke pritur dhe nuk mund tė jap projekte tė gjata. Nė Shqipėri sistemi i punėsimit dhe largimit tė trajnerėve ėshtė i tillė, qė nė ēdo moment mund tė jesh trajneri i njė skuadre, ashtu si nė ēdo moment je i rrezikuar tė jesh i shkarkuar. Kjo ėshtė dhe pjesė e profesionit tonė.
Albania-Sport: Largimi nga Flamurtari ishte thuajse i papritur, kur shikon qė tani drejtohet nga trajneri i tretė sezonal, miku juaj Vasil Ruci?
Agim Canaj- Te Flamurtari kisha dėshirė tė kontribuoja si vlonjat. Ajo qė mė bėri pėrshtypje, pavarėsisht se kontaktet e mia ishin sipėrfaqėsore, por nga ato qė pashė nė brendėsi, ishte konsolidimi i bindjes se nė Vlorė ėshtė vėshtirė. Sidomos pas vitit 1997 problemet janė tė mėdha. Ėshtė pėr tu pėrshėndetur kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, i cili po bėn njė punė cilėsore. Por i vetėm ky njėri pasionant nuk mund tė bėjė mė shumė nė njė situatė tė tillė, pa mbeshtetjen e bisnesmėnėve tė tjerė tė Vlorės. Futbolli vlonjat duhet ndihmuar nėse do tė duam tė arrijmė te ajo traditė e mirė e Flamurtarit. Por, me atė qė pashė, duhet shumė punė qė tė ngrihet ai Flamurtar. Plejada e fundit e Flamurtartit me Kreshnik Ēipin, Alfred Ferkon, ėshtė shumė e vėshtirė tė riprodhohet, pasi mungon totalisht infrastruktura.
Albania-Sport: - Keni qenė trajner i ekipeve me emėr dhe traditė nė Shqipėri. Si ish-trajner i sukseshėm i Dinamos, a patėt ndonjė ofertė nga klubi i Besnik Sulaj, kur u largua Faruk Sejdini?
Agim Canaj- Jo. Dinamo i mbylli ofertat e saj me emėrimin e Redi Jupit. Por, ajo qė dua tė theksoj, ėshtė fakti i sistemit mbi tė cilat funksionojnė ofertat pėr trajnerėt. Ato nuk konstistojnė nė vlerat qė posedon trajneri, por nė mundėsitė financiare tė presidentėve. Pėr mė tepėr qė ato janė produkt jo i bashkėbisedimeve zyrtare, por nė bazė tė bisedave tė tavolinave.
Albania-Sport: - Cili kriter vendos nė pėrzgjedhjet e trajnerėve, paratė e presidentėve apo vlerat e trajnerėve?
- Nė Shqipėri mungojnė kontratat legale tė trajenerėve, dhe pėr mė tepėr ato janė gojore si rezultat i bisedimeve nė tavolina dhe jo nė zyra. Kontrata serioze dhe e mbėshtetur nė Ligjin e Punės do tė ishte zgjidhja mė e mirė. Pas, kėsaj do tė ishte e natyrshme qė do tė zgjidheshin trajnerėt mė tė mirė.
Albania-Sport: - Gjatė kėtyre 17 javėve tė kampionatit 12 skuadrat e Kategorisė Superiore, madje tre ekipe drejtohen nga trajneri i tretė sezonal, pėrfshirė dhe ish-Flamurtarin tuaj. Pėrse ndėrrohet njė trajner, pėr shkak tė rezultateve apo...
Agim Canaj- Me kėtė sistem qė ėshtė instaluar nė Shqipėri ėshtė e vėshtirė qė njė trajner tė mbijetojė pėr njė sezon. Duke parė edhe kėtė kampionat, kur i vetėm i mbijetuar ėshtė Sulejman Starova. A nuk ju duk absurd largimi i Mirel Josės, kur Tirana kryesonte kampionatin. Tė gjitha ekipet e Supėrligės deklarojnė nė fillim tė sezonit objektiva qė pėr disa skuadra janė tej mundėsive tė tyre, por qė janė tė paarritshme pėr shpenzimet qė bėhen. Ekipet mė tė stabilizuara pėr momentint janė Tirana, qė po kryeson kampionatin dhe Teuta qė ka njė qendrueshmėri rezultatesh. Pjesa tjetėr, duke patur parasysh edhe kampionin nė fuqi, Elbasanin qė ka ndryshuar mė shumė se 80% lojtarėt dhe stafin, nuk kanė marrė rezultate e pritura. Unė them se me kėtė sistem, nė Shqipėri ėshtė shumė e vėshtirė qė njė trajner tė mbijetojė pėr njė sezon tė plotė. Kėshtu do tė ndodhė derisa futbolli tė shikohet si biznes dhe jo si lojė.
Albania-Sport: - Sipas Canaj, Tirana ėshtė kampionia e re e vendit dhe dyshja qė do tė zbresė ėshtė Apolonia dhe Shkumbini, apo tė rrezikuara janė dhe Besa e Flamurtari, dy ekipe qė ju i keni drejtuar nė tė kaluarėn e afėrt?
Agim Canaj- Sipas eksperiencės sime jo tė vogėl, kur kam drejtuar gjatė karrierės simė nė gjashtė ekipe tė Superligės sė sotme, mendoj asnjėherė nuk i ėshtė dhėnė vlerė luftės qė bėjnė ekipet e vogla. Me sistemin e ri tė kampionatit unė mendoj se situata do tė jenė shumė tė vėshtira. Tė gjashtė ekipet qė renditen tė fundit mund tė jenė rrezikuara pėr tė rėnė njė kategori mė poshtė.
Albania-Sport: - Sa varet futbolli shqiptar nga paratė e donatorėve apo presidentėve?
Agim Canaj- Sė pari presidentėt duhen falėnderuar pasi japin lekė nga xhepi i tyre pėr njė futboll qė ėshtė nė krizė totale dhe nuk prodhon asnjė rimbursim financiar direkt pėr ta. Faktorėt janė tė njohur: mungesa reklamash, nivel i ulėt i kampionatit. Presidentėt kanė gabimet e tyre, dhe jo rallėherė hyjnė nė probleme teknike, qė u pėrkasin trajnerėve. Kėto situta e vėshtirėsojnė shumė punėn e trajnerit. Nė klubet shqiptare ekizstojnė drejtorėt teknikė, qė janė disa kuklla qė vihen vetėm pėr tė marrė njė rrogė dhe nuk kanė asnjė lloj influence ose pėr tė dhėnė njė mendim profesional presidentit, qė nė 99% tė rasteve vendosin vetė pėr gjithēka nė momentet e krizės sė tyrė. Njė ekip nuk mund tė ndėrtohet pėr 1, 2 apo 5 muaj, por duhet njė strategji pėr tė ndėrtuar njė ekip. Presidentėt nuk mund ta pranojnė disa situata ulje-ngritjesh, dhe kjo u vėrtetua mėsė miri me largimin e Mirel Josės dhe trajnerėve tė tjerė, qė janė bėrė pre e situatave tė kendshme pėr profesionin tonė.
Intervistoi: Dash Frashėri
|