Albania-Sport (AS) - Talenti shqiptar Labinot Haliti ėshtė thirur nga Federata Australiane e Futbollit pėr tė marrė pjesė nė njė stėrvitje 3 ditore tė Qantas U23 nė fushėn e Institutit Austrilian tė Sportit (AIS) qė do tė zhvillohet javėn e ardhshme (15-18 janar 2007), si pjesė e pėrgatitjeve pėr kualifikueset e Lojėrave Olimpike Pekin 2008 (2008 Beijing Olympic Games). Lajmi ėshtė publikuar nė sitin foorballneės.com.au, qė ka bėrė publike dhe listėn e 24 lojtarėve tė thirur, midis tė cilėve figuron edhe emri i Labinot Halitit, i vlerėsuar pėr kapacitetin e tij si futbollist edhe nga trajneri i Kombėtares shqiptare, Oto Bariē. Labinot Haliti ėshtė thirur pėr tė qenė pjesė e kėtij grumbullimi, nga trajneri i porsaemėruar Robert Baan, qė dėshiron punojė me skuadrėn olimpike tė Australisė pėrpara se ajo tė ndeshet me Tajvanin kinez, mė 7 shkurt nė Australi dhe, mė 14 shkurt nė Taipei. Trajneri Baan ka pohuar pėr median australiane se lojtarėt janė pėrzgjedhur nė bazė tė videokasetave qė ai ka parė pėr tė gjithė lojtarėt. Pėr mua, - citohet Baan, - kjo stėrvitje ėshtė shumė e rendėsishme pėr tė njohur tė gjithė lojtarėt, pėrparėsitė dhe dobėsitė e tyre, dhe mė pas do tė formuloj strategjinė pėr ndeshjet tona tė parė kundėr Taivanit kinez. Pėr tė gjithė lojtarėt kjo ėshtė njė mundėsi pėr tė mė treguar se ata janė tė aftė pėr trė punuar sė bashku si njė grup, mbyll konkulizonet e tij e trajneri holalandez Baan, qė mė parė ka drejtuar Feyenoord Rotterdam, ADO Den Haag dhe kombėtarėn e Emirateve tė Bashkuara Arabe.
Pak kohė mė parė, Labinot Haliti, talenti kosovar qė militon nė radhėt e Njukasėll Xhets nė kampionatin australian, i vlerėsuar maksimalisht nga trajneri i Kombėtares shqiptare, Oto Bariē, vazhdon tė jetė nė dilemėn e pėrzgjedhjes se pėr kė fanelė kombėtare do tė luajė. Nė njė deklaratė tė tij, cituar nga gazeta australiane The Daily Telegraph, Haliti ka pohuar: Ishte shumė argėtuese. Unė u takova zyrtarė tė federatės (shqiptare), trajnerin dhe u stėrvita me ekipin. Ėshtė mė tė vėrtetė e vėshtirė pėr tė marrė njė vendim se nė cilėn rrugė duhet shkuar, thotė 22-vjeēari i lindur nė Prishtinė (mė 26 tetor 1984, 1.84 cm, 76 kg) , por me kombėsi edhe australiane. Unė dėshiroj tė luaj pėr ekipin Olimpik (australian), por nga ana tjetėr dėshiroj tė luajė edhe pėr vendin tim tė lindjes. Haliti ka refuzuar tri herė ftesėn e trajnerit tė Australisė. Haliti vlerėsohet nga mediat australiane si njė futbollist shumė i pėrkushtuar dhe i talentuar, qė luan lehtėsisht me tė dy kėmbėt dhe mund tė luajė si nė pozionin e sulmuesit (si sezonin e kaluar)ashtu dhe nė atė tė mbrojtėsit, rol qė po e kyen gjatė kėtij sezoni. Sezonin e kaluar Haliti shėnoi 3 gola pėr Njukasėll Xhets.
Lista me 24 lojtarwt e thirur:.
Nathan BURNS (Adelaide United), Mark BRIDGE (Newcastle Jets), Adam CASEY (New Zealand Knights), Robert CORNTHWAITE (Adelaide United), Adam D'APUZZO (Newcastle Jets), Spase DILEVSKI (Queensland Roar), Bruce DJITE (Adelaide United), Luka GLAVAS (Perth Glory), Ben GRIFFIN (Queensland Roar), Labinot HALITI (Newcastle Jets), Ben KENNEDY (Newcastle Jets), Vince LIA (Melbourne Victory), Adrian LEIJER (Melbourne Victory), David MICEVSKI (Perth Glory), Mark MILLIGAN (Sydney FC), Stuart MUSIALIK (Newcastle Jets), Shaun ONTONG (AIS), Kristian SARKIES (Melbourne Victory), Jacob TIMPANO (Sydney FC), Nikolai TOPOR-STANLEY (uncontracted), Tando VELAPHI (Perth Soccer Club), Dario VIDOSIC (Queensland Roar), Daniel VUKOVIC (Central Coast Mariners) and Ruben ZADKOVICH (Sydney FC).
Goli i Labinot Haliti
Talentet.com: Labinot Haliti, talenti i vitit 2006
Me nje rezultat teper te ngushte Labinot Haliti u renditet i pari duke lene ne vend te dyte Perparim Hetemajn me 2 vota me pak pėr talentin me te mire per vitin 2006.
|