Albania-Sport (AS) - Pas gati 25 vjetėsh, ish-futbollisti i Kombėtares sė Gjermanisė dhe ish-trajneri i Shqipėrisė, Hans Peter Briegel, ka pranuar se ndeshja midis Gjermanisė dhe Austrisė (0-0) e vlefshme pėr fazėn finale tė grupeve nė Botėrorin e Spanjės 1982 ka qenė produkt i njė marrėveshje paraprake pėr tė nxjerrė jashtė loje Algjerinė. Pohimi i famshėm i Brigel ėshtė bėrė gjatė ė njė intervistė pėr gazetėn e Emirateve tė Bashkuara Arabe El Itihad, nė botimin e ditės sė hėnė. Brigel ka deklaruar se dy kombėtaret e kishin rregulluar qė mė parė qė ndeshja mes tyre tė dilte 1-0. Sipas tij, futbollistėt gjermanė kishin vendosur tė mos impenjoheshin nė sfidėn ndaj austriakėve pėr tė nxjerrė jashtė algjerianėt. Takimi pėrfundoi 1-0 dhe si Gjermania ashtu edhe Austria arritėn tė kualifikoheshin, ndėrsa Algjeria mori valixhet edhe pse kishte 4 pikė sa dy skuadrat e mėsipėrme. Qė prej atij takimi, FIFA vendosi qė ndeshjet e fundit nė grup tė kampionatit botėror tė luheshin tė gjitha nė tė njėjtin orar. Deklarata e dhėnė nga Brigel qė hedh dritė pėr njė ndeshje tė 25 viteve mė parė, ėshtė publikuar nė tė gjithė mediat algjeriane, ku ka patur njė irritim jo tė vogėl. Brigel ishte njė nga lojtarėt mė tė mirė nė atė ndeshje, nė kudnėrshtim me lojėne e vakėt tė futbollistėve tė tjerė gjermanė. Tifozėt alegjerianė qėlluan me monedha lojtarėt nė fushė. Gjermania kishte humbur 2-1 me vendin e afrikan. |