Albania-sport (AS)- Tashmė ėshtė zyrtarizuar miqėsorja me pėfaqėsuesen maqedonase, takim qė do tė luhėt nė Tiranė, mė 7 shkurt 2006. FSHF vuajti jo pak pėr tė mos pėrsėritur dėshtimin e 15 nėntorit tė vitit tė kaluar, kur pėr arsye financiare u anulua miqėsorja me Kongon, takim ky i programuar pėr tu zhvilluar nė Londėr. Shefi i Sektorit tė Ekipeve Kombėtare, Besik Ēela, pohoi pėr Albania-sport, se arritja e marrėveshjes me Maqedoninė nuk ishte vetėm njė vullnet i federatės maqedonase. Nuk ėshtė e vėrtetė qė Maqedonia u shfaq rastėsisht, - saktėsoi Ēela. Ne u kishim dėrguar disa kohė mė parė ftesėn pėr njė miqėsore, por pėr shkaqe te ndryshme objektive apo dhe subjektive tė palės maqedonase, nuk kishim arritur mė parė njė akord, kėmbėnguli shefi i Sektorit tė Ekipeve Kombėtare, Besik Ēela.
Zoti Ēela, janar-shkurti mund tė konsiderohet njė muaj i artė i takimeve ndėrkombėtare nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Sa e ngjeshur ėshtė axhenda?
-Federata Shqiptare e Futbollit ka marrė masa tė plota organizative pėr aktivitetet ndėrkombėtare, zyrtare apo miqėsore me ekipet e ndryshme kombėtare, qoftė me U-17, U-19, U-21 por mbi tė gjitha me ekipin Kombėtar A. Sektori i Ekipeve Kombėtare, tė cilin unė e drejtoj ėshtė duke punuar me pėrkushtim pėr organizimin e ndeshjeve, siē ėshtė ndeshja e 17 janarit midis ekipit Kombėtar Shpresa me atė tė Turqisė, takim qė do tė luhet nė Stamboll. Mė datėn 6 shkurt, ekipi U-21 do tė zhvillojė njė tjetėr ndeshje miqėsore me homologėt e tyre grekė nė Athinė. Mė datėn 7 shkurt, pėrfaqėsuesja jonė U-17 do tė pėrballet me U-17 tė Turqisė. Sigurisht, qė kryendeshja ėshtė takimi miqėsor ndėrkombėtar i 7 shkurtit midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė. Vendi dhe stadiumi ku do tė luhet do tė pėrcaktohet shumė shpejt, brenda fillimi tė javės sė ardhshme. Ajo qė dėshiroj tė theksoj ėshtė fakti, se do tė luhet nė atė stadium ko do tė luhet edhe ndeshja zyrtare e 24 shkurtit me Slloveninė: nė Tiranė, Shkodėr apo nė Elbasan.
-Duket se ndeshja miqėsore me Maqedonisė ėshtė njė dhuratė e fqinjėve tanė?
- Nuk ėshtė e vėrtetė qė Maqedonia u shfaq rastėsisht. Ne u kishim dėrguar disa kohė mė parė ftesėn pėr njė miqėsore, por pėr shkaqe te ndryshme objektive apo dhe subjektive tė palės maqedonase, nuk kishim arritur mė parė njė akord. Siē e dini nė u kishim bėrė ftesė disa federatave: Maqedonisė, Bosnjės, Andorės, Lihteshtejnit, San Marinos, Qipros, Maltės. FSHF-ja ra parimisht dakort edhe me Bosnjė-Hercogovinėn, por pėr arsye tė kushteve financiare tė vendosura nga pala boshnjake, miqėsorja u anulua. Ajo qė ėshtė me e rendėsishme ėshtė dhe fakti se trajneri Bariē ka mbetur shumė i kėnaqur. Ne kontaktuam tė enjten me Oton. Ai shprehu falėnderimin pėr arritjen e marrėveshjes pėr ndeshjen e datės 7 shkurt, duke shtuar se me trajnerin e Maqedonisė, sllovenin Katanec, e lidhte njė miqėsi e vjetėr.
- Brenda kėtij viti ka disa data tė lira nga FIFA...
- Po ėshtė e vėrtetė. Ne kemi nisur punėn qysh tani pėr tė siguruar njė tjetėr ndeshje miqėsore me ekipin Kombėtar A, nė datėn e lirė tė 22 gushtit. Jemi tė bindur se do tė gjejmė njė tjetėr kundėrshtar pėr kėtė datė. Dua tiu kujtoj se vitin e kaluar, mė 16 gusht 2006, luajtėm kundėr San Marinos, qė pėrkoi edhe me ndeshjen e parė tė Shqipėrisė nėn drejtimin e trajnerit kroat Oto Bariē. Ėshtė e natyrshme qė pėr ekipin kombėtar do tė pėrpiqemi tė gjejmė njė kundėrshtar tė njė niveli tė kėnaqshėm.
- Po pėr ekipet e tjera kombėtare?
- Pėrsa i pėrket ndeshjeve tjera tė ekipeve U-17 (trajner Shpėtim Duro), U-19 (trajner Ramadan Shehu) dhe U-21 (trajner Artan Bushati), po negociojmė edhe me federata tė tjera, siē janė ato tė Bullgarisė, Rumanisė, Maqedonisė, Malit tė Zi, nga Kosova kemi marrė konfirmimin pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore, dhe jemi nė fazėn e pėrcaktimit tė datave. Parimisht kemi rėnė edhe me Malin e Zi, madje kjo mund tė konsiderohet edhe e konfirmuar.
- Ėshtė e dukshme pėrkujdesja presidentit tė FSHF-sė, zoti Armand Duka pėrkundrejt ekipeve kombėtare.
- Kjo ėshtė diēka e natyrshme, pasi dhe ekipet pėrfaqėsuese varen direkt prej tij. Ky pėrkushtim i tij, nuk lė mėnjanė edhe detyrimet e tij si drejtues i institucionit ndaj veprimtarive tė tjera futbollistike nė Shqipėri. Presidenti Duka ka miratuar plan-kalendarin e aktiviteve ndėrkombėtare tė paraqitura nga sektori i Ekipeve Kombėtare. Zoti Duka bėn gjithēka qė i shėrben futbollit.
- Zoti Ēela, zotėroni njė pėrvojė tė ēmuar nė organizimin me sukses tė aktiviteteve ndėrkombėtare. Sa influencon pozitivisht prania juaj?
- Eksperienca ėshtė e dorės sė parė nė kėtė drejtim, pasi dhe stafet e federatave tė huaja me tė cilat bashkėpunojmė nė mbarėvajtjen e aktiviteteve e kėrkon kėtė. Nė kėtė punė duhet tė jesh sistematik, si nė korespodencat dhe nė marrėdhėniet me federatat homologe, bėhet e mundur e gjitha kjo. Dua tė theksoj edhe faktin, se kam njė mbėshtetje tė plotė si nga presidenti i FSHF-sė (Armand Duka) ashtu edhe nga sekretari i pėrgjithshėm (Roland Mici).
Intervistoi: Dash Frashėri
|