Albania-sport (AS) -Njė variant i ekipit Kombėtar A, ose mė saktė versioni B i pėrfaqėsueses kuqezezė, do tė zhvillojė njė trajning dhjetė ditor nė Antalia tė Turqisė. Ende nuk ėshtė pėrcaktuar njė listė e saktė e kandidatėve qė do tė marrin pjesė nė kėtė grumbullim, por disa emra tashmė janė nė mendjen e kroatit. Sigurisht qė do tė marrin pjesė lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, por edhe futbollistė qė aktivizohen nė kampionatet e huaja, -pohoi shefi i Sektorit tė Ekipeve Kombėtare, Besik Ēela pėr Albania-sport. Nė grumbullimin e fillimdhjetorit tė muajit tė kaluar, nga data 4-7 dhjetor 2006, morrėn pjesė njė numėr i madh lojtarėsh kandidatė pėr tė plotėsuar ekipin Shpresa dhe atė Kombėtar, tė cilėt zhvilluan stėrvitje dhe u ndoqėn me shumė vėmendje si nga trajneri i ekipit Kombėtar, Oto Bariē, ashtu dhe nga ai i Shpresave, Artan Bushati. Ata lojtarė qė ia dolėn me aftėsitė e tyre tė bindnin dy trajnerėt do tė jenė pjesė e delegacionit tė ekipit Kombėtar nė grumbullimin e Antalias, - saktėsoi Besni Ēela. Emrat? Mund tė pėrmend emra tė tillė si Anton Dedaj i NK Osijek (Kroaci), Jeton Arifi i Sant Pauli (Gjermani), Blerim Rustemaj i Borussia Munchen Gladbach II (Gjermani), Leutrim Neziraj i Karlsruher SC II (Gjermani), Mėrgim Mavraj i Darmstadt (Gjermani), Saimir Ujkani i RSC Anderlecht (Belgjikė) si dhe Shpėtim Hasani qė luan nė Suedi me FC Kalmar. Ne kemi nisur kėrkesat tona nė drejtim tė klubeve tė tyre dhe presim pėrgjigjen pozitive ose jo tė drejtuesve tė klubeve, -pėrfundoi Besnik Ēela. |