Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Tė huajt, “skarcot” e futbollit shqiptar

Speciale nga AGRON KAJA
Zėvendėskryeredaktor
Gazeta “Panorama Sport”


Nė fakt nė futbollin shqiptar “moda” e futbollistėve tė huaj ka nisur si me “pikatore” pas viteve ’90, por ka marrė pėrmasa tė pa imagjinueshme pas vitit 2000. Duke parė aktivizimin e futbollistėve tė huaj nė sezonin 2006-2007, ku shifra arrin nė 47 tė tillė, del njė mestare 4 nė njė skuadėr. E pra kjo ėshtė njė mesatare e cila “vret” shumė nė futbollin tonė, sepse thuajse tė gjithė kėta futbollistė nuk janė tė nivelit cilėsor, madje mund tė thuhet se janė shumė mė poshtė se disa futbollistė tė rinj tė cilėt “ngrohin” stolin nga prania e tyre. Po pse vijnė kaq tė huaj nė njė kampionat qė shpesh thuhet se ėshtė i varfėr? Duke iu referuar shifrave tė regjistrimit nė FSHF, Besa e Kavajės ka nė kėtė sezon 10 futbollistė jo-shqiptarė, e cila kėshtu ka thyer rekordin e skuadrės sė Dinamos qė nė vitin 2005 nė ndeshjen e Kupės Intertoto, Dinamo-Varteks 2-1, ku aktivizoi 7 tė huaj: Suat Zendeli nga Maqedonia, Diop, Gaye dhe Gudjaby nga Senegali, Koné nga Mali, Escudero nga Argjentina dhe Marino nga Peruja, pa llogaritur trajnerin Ramon Kabrero nga Argjentina. Mė parė ishte Partizani nė vitin 2002 ku nė ndeshjen e Kupės UEFA, Hapoel Tel Aviv-Partizani 1-0, nė formacionin e tij tė parė kishte 6 futbollistėtė huaj: brazilianėt Brashini, Abilio, Zheraldinjo, Karioka, Princ dhe Delain. Pra ky rekord u thye, nga ku mund tė mendohet pėr njė ēast se ky rast ėshtė unikal, mbase pėr tė gjithė klubet e Evropės Lindore. Dhe ajo qė e veēon mė shumė kėtė fakt ėshtė se pagesat e kėtyre futbollistėve jashtė cilėsie janė shumė mė tė mėdha edhe nga futbollistėt mė cilėsorė shqiptarė. Absolutisht nuk mund tė jetė kėshtu, sepse nė stadin qė po kalon futbolli shqiptar, 47 lojtarė tė huaj tė mirėpaguar nė njė kampionat shqiptar i thonė realisht “ndal” nė mėnyrė tė pamėshirshme formimit, zhvillimit dhe shfaqjes sė talenteve shqiptarė tė kėtij sporti qė ėshtė Numri 1 i sporteve nė vendin tonė. Eshtė e vėrtetė se nė klubet e mėdha tė futbollit tė sotėm ka raste kur nė formacionin titullar tė tyre mund tė ketė edhe 5-6-7-8 ose mė shumė lojtarė tė huaj, por kėta nuk janė janė klube tė futbollit amator tė Shqipėrisė. Ata janė klubet e mėdhenj si Milan, Real, Barcelona, Inter, etj, tė cilėt nėse vėrtet kanė shumė lojtarė tė huaj nė 11-shet e tyre, mjaft lojtarė autoktonė i shohim tė gjejnė vend nė klube tė shteteve tė tjerė tė mėdhenj. Kėshtu: Sa lojtarė nga kampionati shqiptar i futbollit kanė hyrė nė vitet e dyndjes sė tė huajve nė njė kampionat evropian tė njė Lige!? Pak, shumė pak, edhe pse ditė mė parė njė zbor tri ditor solli nė Kamėz 39 futbollistė shqiptarė qė luajnė nė Evropė, dhe qė nė realitet mė tė pėlqyerit e Bariēit ishin futbollistė kosovarė. Dhe kjo ndodh pėr faktin se kampionati shqiptar i futbollit nuk po prodhon mė, nuk po formon mė, nuk po zhvillon mė talente. Natyrshėm qė njėri nga shkaqet e kėtij frenimi mbetet sundimi i klubeve tona tė Superiores me shumė futbollistė tė huaj. Ndoshta pėr stadin qė kalon Shqipėria mė tepėr se pėr lojtarė tė huaj futbolli ynė ka nevojė pėr trajnerė tė huaj tė sprovuar, ndėrkohė qė deri mė sot asnjė i mirėnjohur prej tyre nuk ka zėnė vend nė klubet tona, nė kombinim me trajnerėt shqiptarė. Sepse e dihet tashmė qė me futbollistėt e huaj nuk kemi patur ndonjė pėrfitim tė vėretė teknik pėrderi sa asnjė lojtar i huaj i sprovuar apo i mirėnjohur nuk ka guxuar tė kėrkojė fanelėn e njė klubi shqiptar. Me ndonjė pėrjashtim tė vogėl kanė ardhur vetėm futbollistė tė panjohur dhe pa peshė, fakt qė ėshtė rėndues kur shikon nė stol qė qėndron njė djalė shqiptar me mė shumė talent se kėta. Kėshtu askush nuk mendon se duhet vėnė embargo ndaj futbollistėve tė huaj nė Shqipėri, pasi prania e tyre nė stadiumet tona ėshtė realizim i njė ėndėrre tė herėshme tė futbollit shqiptar i cili ka nevojė pėr futbollistė tė huaj. Por jo deri nė 10 tė huaj midis tė rinjve shqiptarė. Dhe kėtu del primar roli i rregullave tė FSHF-sė, e cila duhet tė mendojė pėr kėtė “mbipopullim” nė interes tė futbollit tonė kombėtar. Politikat sportive tė formimit tė talenteve shqiptarė ndoshta nuk duhet tė kalojnė nga shifra tė tilla tė futbollistėve tė huaj, shpesh tė pa vlerė. Tė rinjtė shqiptarė ėndrrojnė se mund t’i veshin edhe ata si protagonistė tė vėrtetė fanelat e klubeve tė tyre, ndėrsa kthehen nė tė “papunėt” e fushave tė blerta, nė tė pėrjashtuar artificialisht. Dihet se Shqipėria nxjerr talente tė mėdha futbolli, por kohėt e fundit ata po pėrpunohen nga “ustallarėt” e Evropės dhe jo nė kampionatin e Kategorisė Superiore. FUTBOLLISTĖT E HUAJ NĖ KATEGORINĖ SUPERIORE SEZONI 2006 - 2007 1.TIRANA Fish, Abraham Aleēenu, Diomedes Penja 2.TEUTA Aleksandėr Kovaē, Idrizoviē 3.ELBASANI Abdulla Ishaka, Ejenga Aniset, Akamba, Premton Muja, Liridon Leci, Ilir Nallbani, Ledjo Mehmeti 4.PARTIZANI Larguar Kardek, Leandro, Zhunior, Rodrigo Oliveira 5.VLLAZNIA Igor Radusinoviē, Drazhen Miliē, Nikolla Vuvēeviē 6.DINAMO Goran Vincetiē, Zoran Kastel, El Haxhi Gudjabi, Pape Diop 7.KASTRIOTI January Ziambo, Xhejms Ususi, Gabriel Auia 8.LUFTĖTARI Rustat Simon 9.FLAMURTARI Sasha Delain, Roxher, Bokatola, Riēard, Sisoko 10.BESA Pikomalek Binogol, Bikuola Nana, Ebanda, Edende Elokan, Fred Bastin, Shpėtim Babaj, Valon Bajgora, Driton Krasniqi, Ismet Munishi, Alban Dragusha 11.SHKUMBINI Abdurraman 12.APOLONIA Zherladinjo, Rosha, De Oliveira, Da Costa Silva GOLAT E SHĖNUAR 5 gola: January Ziambo (Kastrioti) 4 gola: Alain Riēard (Flamurtari), El Haxhi Gudjabi (Dinamo), Elokan (Besa) 3 gola: Sasha Delain (Flamurtari) 2 gola: Xhejms Osiu (Kastrioti), Leandro (Partizani) 1 gol: Pikomalek Binogol (Besa), Xhibril Sisoko (Flamurtari), Diop Papa Ablaye, Zoran Kastel (aut), Goran Vincetiē (Dinamo), Kardek De Souza, (Partizani), Drazhan Miliē (Vllaznia), Aniset Ejanga, Abdulla Ishaka, Akamba (Elbasani), Da Costa (Apolonia) NĖ 17 JAVĖ KAMPIONAT, 16 FUTBOLLISTĖ TĖ HUAJ KANĖ SHĖNUAR 35 GOLA