(Göteborg, Suedi, 2 janar 2007) - Nė javėn e fundit tė vitit 2006 u zhvillua turneu ndėrkombėtar SALK OPEN pėr kategorinė e 16-vjecareve nė kryeqytetin suedez Stockholm. Turneu tradicional kėtė vit feston njėqindvjetorin dhe morren pjes lojtar nga mbi njėzet shtete tė ndryshme tė botės. Turneu ėshtė mė i madhi si edhe mė i vjetri nė botė nė tenis pėr junior. 15-vjecari Ferati Istrefi me origjin nga Veleshta e Struges konkurroj nė kategorinė e 16-vjecareve dhe arriti njė sukses tė madh. Ferati korri fitore nė pesė ndeshje radhazi, duke humbur vetėm njė set, dhe arriti deri nė finale. Kundėrshtarėt ishin lojtar shumė tė fortė, disa prej cilėve i pėrkasin elitės suedeze dhe evropiane. Finalja u luajt nė tre set dhe ishte njė lojė shumė e barabartė por mė nė fund mbaroj me njė humbje me 6-4 nė setin vendimtar.
Ndeshjet e Feratit ishin mė interesantet tė turneut dhe tėrheqshin shumė spektator. "Ferati ka patur njė javė fantastike dhe ka luajtur tenis tė mrekullueshėm. Loja ka qenė mė e mira qė kam parė Feratin ndonjėherė", shprehet trajneri i pranishėm David Oien pėr partilletennis.com. Pėr kėtė sukses tė madh Ferati u shpėrblye me njė Wild Card nga federata suedeze e tenisit nė turneun SALK OPEN ITF nė kategorinė e 18-vjecareve. Ky ėshtė suksesi i dytė i Feratit pėr njė kohė tė shkurtėr, nė nėntor aj befasoj duke fituar turneun Höstturneringen nė kategorinė Elit e tė rriturve. Aj nė pjesen mė tė madhe tė vitit 2006 ka ushtruar nė akademinė tė tenisit me famė botėrore tė Jiri Novakut nė Ēeki dhe kėta rezultate tregojnė se stėrvitjet atje kan qenė shumė tė efektshme.
|