Pėrsa i pėket pėrshkrimit tė njė dite tė zakonshme, ditė jave, dhe njė ditė pushimi apo fundjave, Qato sqaron pėr gazetėn se dita e tij ndahet midis stėrvitjes, kujdesit pėr familjen dhe ēlodhjes sė mbrėmjes. Dita ime e zakonshme fillon me zilen e orės 07:00 tė mėngjesit dhe rrobat pėr vrapin e pėrditshėm, - shpjegon ai. - Mė pas mė duhet qė tė shoqėroj tė dy fėmijėt e mi pėr nė kopsht dhe me kthimin nė shtėpi mė pret pija ime dietike dhe energjike e dhėnė nga dietologu im. Mė pas mė pret stėrvitja e orės 11:30 e asistuar nga trajneri im i dytė. Me kthimin nė shtėpi vazhdon rutina e ditės me vaktin e drekues, tė kontrolluar nga dietologu.
Nė vazhdim, boksieri shqiptar shton: Mė pas mė duhet tė qetėsohem pėr tu pėrgatitur pėr stėrvitjen e pasdites, qė fillon nė orėn 18:00. Dita mbyllet duke parė ndonjė film ose nė shumicėn e rasteve, duke parė tė rejat e fundit nė internet, sidomos nė forumet shqiptare. Fundjavat zakonisht i kaloj jashtė me familjen si dhe nė takime me miqtė. Nė fakt, nuk ėshtė aspak surprizė qė pasionet e tij jashtė ringut janė dy gjėra krejt larg sportit. Peshkimi si dhe fundjavat jashtė me familjen, janė gjėrat qė mė qetėsojnė dhe mė japin kėnaqėsi.
|