I pyetur se ēfarė ha dhe sa ndikon dieta apo regjimi ushqimor nė suksesin e tij, Kreshnik Qato ka shpjeguar nė detaj pėr Standard, duke theksuar se dita e tij ėshtė nė varėsi tė programit stėrvitor. Dieta ime nuk mund tė jetė gjithmonė e njėjtė, ajo ndahet nė tri periudha, - thotė boksier durrsak. - Periudha e parė ėshtė ajo 9-6 javė para ndeshjes, e cila ėshtė e pasur me proteina dhe vitamina tė marra nė mėnyrė natyrale, por jo me sasi tė tepruara. Kjo ėshtė edhe periudha kur duhet tė filloj tė harroj bukėn dhe brumin, por megjithatė, dieta mė e rreptė fillon nė periudhėn e dyte, e cila ėshtė 5 javė para ndeshjes dhe kontrollohet rreptėsisht nga dietologu, pasi nė sportin e boksit ėshtė shumė e rėndėsishme ruajtja e peshės pėr tė cilėn bokson dhe mua zakonisht mė duhet tė humbas deri nė 4 kg.
Mė tej, Qato shtoi: Kjo dietė nė kėtė fazė sigurisht qė ėshtė e pasur me proteina dhe vitamina, por tashmė ato mė duhet ti marr me anė tė tabletave tė rekomanduara nga dietologu sportiv, (nuk mund tė lė pa pėrmendur qė pjata ime e preferuar ėshtė mishi i qengjit me patate tė pjekura, por qė gjatė dietės mė duhet ta zėvendėsoj me peshk tė pjekur nė skarė me perime dhe pa kripė). Sallata jeshile, domatet dhe kastraveci janė tė pandara gjatė kėsaj periudhe si dhe supa me peshk dhe zarzavate. Pas ndeshjes ėshtė periudha e tretė nė tė cilėn mundohem ta kėnaq veten me ato ushqime qė mė kanė munguar, por qė zgjat shumė pak. Tė gjitha kėto ndikojnė nė suksesin tim, pasi mė mbajnė nė formė tė mirė sportive dhe mė bėjnė qė ta pėrballoj me sukses ngarkesėn.
|