Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Barcelona... vjen ēasti i sė vėrtetės

Nga Altin B. Kodra

Katalanėt, 90 minuta larg parajsės... ose ferrit.Fitorja me Verderin, njė zgjedhje e kushtėzuar

Ėshtė e kuptueshme se ndeshja e ndeshja e fundit e fazės sė ndeshjeve nė grupe pėr Barcelonėn, pėrballė Verder Bremenit, ėshtė cilėsuar si njė sfidė “pėr jetė a vdekje”. Fitore ose eliminim; ky ėshtė realiteti i zymtė me tė cilin pėrballet Barcelona. Asnjė fituese nė fuqi e Ligės sė Kampioneve, nė formatin aktual tė saj, nuk ėshtė shkurorėzuar qė nė fazėn e ndeshjeve nė grupe, rrezikohet humbja e tė ardhurave tė konsiderueshme, qė mbart kalimi nė 16-shen e fundit tė kėsaj veprimtarie dhe, pėrveē tė tjerash, Barēa e dėshiron keqas suksesin nė veprimtarinė mė prestigjioze tė klubeve tė Evropės, edhe pėr arsye se rivalja e saj e pėrjetshme, Reali i Madridit, gėzon statusin e nėntė herė kampiones sė Evropės, njė rekord ky mė vete. Kėshtu qė ėshtė e pamundur tė thuash se eliminimi, qė nė dhjetor, nga Liga e Kampioneve, do tė ishte gjithēka tjetėr veēse e dhimbshme, e kushtueshme dhe e turpshme pėr kampionen nė fuqi tė Spanjės. Dhe kjo vlen pavarėsisht faktit se edhe dėshtimi do ta linte Barcelonėn nė luftė pėr trofeun e Kupės sė Botės pėr Klubet, pėr atė tė kampionatit spanjoll dhe atė Kupės sė Mbretit (Kupės sė Spanjės. Fitimi i dy prej kėtyre trofeve do tė nėnkuptonte njė sezon historik me 3 trofe tė fituara (pasi skuadra e trajnerit Rajkard e ka fituar tashmė Superkupėn e Spanjės). Fitimi i tė tre trofeve do tė nėnkuptonte njė nga sezonet mė tė mira tė Barcelonės nė historinė e saj 106-vjeēare. Por, vazhdimėsia nė Ligėn e Kampioneve do t’i jepte jetė katalanėve nė vitin 2007. Por, si ndodhi qė kampionia e plotfuqishme e Evropės e gjen veten tashmė veten nė njė gjendje kaq tė pakėndshme nė Ligėn e Kampioneve? Pėr ta kuptuar mė mirė kėtė, lipset qė tė merret parasysh edhe ajo qė ka ndodhur kėto muajt e fundit. Sė pari, ėshtė ndikimi i asaj faze pėrgatitore tė lodhshme, qė vijoi pas Botėrorit tė Gjermanisė dhe qė zuri fill nė Danimarkė, pėrpara se tė vazhdonte nė Meksikė, nėpėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, dhe mė pas nė Spanjė, duke u mbyllur nė Monte Karlo. Barēa ka qenė nė krye, ose aty afėr, nė kampionatin spanjoll, fitoi Superkupėn e Spanjės dhe u mund nga Sevilja nė Superkupėn e Evropės, ēka ėshtė padyshim rraskapitėse. Disa nga lojtarėt e skuadrės sė Rajkardit patėn paralajmėruar hapur gjatė verės dhe nė fillim tė sezonit se ata do tė paguanin pėr problemet e kondicionit fizik, qė erdhėn nga njė fazė e pamjaftueshme pėrgatitore parasezonale, qė u pasua nga udhėtime tė gjata ndėrkontinentale, ndryshime tė orės dhe katėr ndeshje promocionale, ku yje tė tillė si Ronaldinjo, luajtėn pa marrė parasysh nė ishin nė nivelin e duhur tė formės fizike. “Pėrgatitjet parasezonale nuk ishin ashtu siē ishte e nevojshme, - thotė mbrojtėsi Rafael Mįrkez. - Kishim shumė fluturime, shumė ndeshje dhe shumė pak orė pushim pėr ne qė po punonim fort pėr tė arritur maksimumin e nivelit tonė fizik.” Dhe ai nuk ėshtė i vetmi te Barcelona qė ka kėtė mendim. “Disa nga ne kanė fjetur vetėm 3 a 4 orė nė natė, pėr shkak tė ndėrrimit tė shpeshtė tė orės, dhe kėtė e arrita vetėm pasi vendosa tė pi valium”, - konfirmon sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o. Dhe, kėto javėt e fundit, portieri Vķktor Valdés, pohoi: “Mbase faza jonė pėrgatitore parasezonale ishte gjithēka pėrveēse e pėrshtatshme, nėse arritja e formės dhe kondicionit fizik ishin objektivat tona”. Gjendja mjaft e kėnaqshme ekonomike e Barcelonės, qė nga koha kur president i klubit u zgjodh Joan Laporta, mbart mbi vete edhe njė sėrė detyrimesh komerciale, ashtu sikundėr bėn edhe vendimi, qė gjithsesi duhet pėrshėndetur, pėr tė hequr dorė nga tė ardhura tė majme nga kontratat pėr emrin e njė kompanie nė fanellė, dhe pėr tė adoptuar logo e UNICEF-it. Por, mundėsia pėr tė marrė njė vendim kaq vizionar dhe pėr tė gjetur paratė pėr tė blerė dhe paguar lojtarėt, duhet ta ketė diku burimin. “Martesa” midis suksesit nė fushėn e blertė dhe suksesit jashtė saj, ka pėrbėrė sfidėn kryesore tė Barcelonės kėtė sezon. Po kėshtu, ėshtė e vėrtetė se shumica e programimit tė Barcelonės kishte pėr synim qė skuadra tė arrinte kulmin nė dhjetor, duke vijuar me pėrgatitje tė mėtejshme gjatė pushimit tė shkurtėr dimėror tė kampionatit spanjoll. Duke u zhvendosur nga aspekti fiskal nė atė fizik, ėshtė e qartė se edhe dėmtimet i dhanė rivalėve tė Barclonės nė grupin A tė Ligės sė Kampioneve, njė epėrsi tė konsiderueshme. Dhe dėmtimi nė gju i Samuel Eto’osė do ta prishte gjithsesi dimrin e Barcelonės. Kėtė herė, statistikat tregojnė rėndėsinė e madhe qė ky lojtar ka pėr skuadrėn katalan, sepse Eto’o ka shėnuar 67 gola gjatė dy sezoneve dhe 6 ndeshjeve qė ka luajtur qė nga koha kur ka ardhur nė “Camp Nou”. Sezonin e shkuar, ai shėnoi ato gola tė ēmuar nė 3 nga katėr ndeshjet eliminatore tė Barcelonės nė fazėn finale tė Ligės sė Kampioneve, kundėr Ēelsit, Benfikės dhe Arsenalit. Kamerunasi nuk ka qenė asnjėherė nė skuadrėn humbėse tė Ligės sė Kampioneve, gjatė tė cilave ai ka shėnuar pėr Barcelonėn dhe, me 11 gola nė 20 ndeshje, ai ka pėsuar vetėm njė humbje me klubin e tij aktual, atė kundėr Ēelsit. Dhe, pas gjashtė ndeshjesh kundėr Ēelsit nė kėto 3 sezonet e fundit nė Evropė, Barēa nuk ka arritur ta mposhtė kryesuesen aktuale tė grupit A, pa ndihmėn e Eto’osė, i cili ka shėnuar gjithnjė golin e fitores. Dhe, duke qenė se Lionel Mesi dhe Havier Saviola janė tė dėmtuar afatgjatė, dhe disa lojtarė tė tjerė po vuajnė pėr tė gjetur formėn dhe kondicionin e nevojshėm fizik, Ronaldinjos i ka mbetur mbi supe barra e shėnimit tė golave. Tė paktėn nė kampionatin spanjoll. Dhjetė golat qė ai ka shėnuar brenda kėtyre 12 javėve jo vetėm qė e kanė bėrė atė golashėnuesin mė tė mirė tė kampionatit spanjoll, por edhe pėrbėjnė kulmin e karrierės sė tij nė kėtė fazė. Gjithsesi, edhe vetė Ronaldinjo ka vuajtur pėr tė arritur kondicionin e duhur fizik. “Kam punuar shumė, shumė fort dhe vetėm tani po korr frytet e asaj pune”, - pohoi braziliani, duke folur pėr programin e tij tė veēantė stėrvitore, kryesisht nė sallėn e forcės, pak pasi kishte shėnuar atė gol tė mrekullueshėm me rrofeshjatė nė fitoren kundėr Vijarealin. Gjithsesi, nė ndeshjen e pestė nė grupe sezonin e shkuar tė Ligės sė Kampioneve, Brazilian kishte shėnuar pesė gola pėr skuadrėn e Barcelonės, kurse kėtė sezon, vetėm njė. Shifrat janė mė domethėnėse se ēdo koment tjetėr. Tė tilla janė kėrkesat e mėdha mbi njė klub qė i pėrket planetit, siē ėshtė Barcelona, apo mbi lojtarė si Ronaldinjo, Eto’o dhe trajnerin Frenk Rajkard. Pėrmbush detyrimet komerciale, pėrballu me gjendjen fizike, rrit profilin individual dhe atė tė klubit, ushqe shtypin e pangopur, shmang dėmtimet gjymtuese dhe shuaj urinė e skuadrės. Ah, po, qėndro nė tė pesta veprimtaritė ku merr pjesė, aq sa duhet, qė nė fund tė sezonit t’i fitosh ato. Nėse po pyesni veten se pse gjėrat nė grupin A tasgmė varen nė fije tė perit pėr kampionėt e Evropės, pėrgjigjet duhet t’i keni marrė deri mė tani.