Sulmuesi i Realit tė Madridit, mori pjesė nė prezantimin e modelit tė kėpucėve tė reja Adidas. Gjithashtu, ai ka qenė nė Senegal ku ka bėrė njė vizitė si Ambasador i \"FAO\"-s. Midis tė tjerave, kapiteni madrilen ka folur pėr ecurinė e Realit, Topin e Artė dhe synimet e tij pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. Ja cilat kanė qenė fjalėt e numrit 7:MARSHIMI I EKIPIT - \"Jam shumė i lumtur qė gjėrat po shkojnė mirė te Reali, aq mė tepėr qė sezonet e fundit kemi vuajtur shumė. Jemi nė vendet e para tė kampionatit dhe jemi kualifikuar nė 1/8 e Ligės sė Kampioneve dhe nė Kupėn e Mbretit. Kam shėnuar gjashtė gola dhe pres tė arrij nė kuotėn 20. Do tė vazhdoj me Realin derisa tė ma ndiejė trupi.
Po pres me padurim grumbullimin e radhės pėr tė ndihmuar Spanjėn. Ndeshja e Mestajės ishte intensive dhe tė dy ekipet e kėrkuan fitoren. Nuk krijuam shumė raste, por ato qė patėm, i shfrytėzuam. Mė tė rėndėsishme janė tri pikėt qė morėm nga njė fushė shumė e vėshtirė, ku Valencia kishte mė tepėr se njė vit qė nuk humbiste. Nė kampionat ndonjėherė duhet tė fitosh edhe ndeshje tė tilla. Na u desh tė mbroheshim dhe tė vuanim. Janė fitoret kundėr ekipeve tė mėdha si Valencia qė bėjnė diferencėn nė renditje nė fund tė kampionatit.
URIME KANAVAROS - \"Dua tė uroj Kanavaron sepse ka zhvilluar njė vit fantastik dhe e meriton ēmimin mė tė rėndėsishėm tė revistės mė prestigjoze, \"France Football\". Pėr 52 votuesit, ai rezultoi mė i miri. Jemi krenarė qė e kemi kėtu te Reali i Madridit. Ai ka dhėnė shumė pėr tė merituar Topin e Artė, si te Juvja, ashtu edhe nė triumfin e Italisė nė botėror. Me pak fjalė, e meritonte. Unė i uroj qė tė fitojė tituj tė tjerė me Realin e Madridit. Topin e Artė e ėndėrron ēdo futbollist, por pėr momentin nuk ėshtė nė mendjen time. Topat e mi tė artė i kam nė shtėpi dhe jam shumė i lumtur me gruan dhe katėr fėmijėt e mi.
AGJENDE E NGARKUAR - \"Kalendari i ndeshjeve ėshtė abuziv, sepse na ngarkon shumė, pa na lėnė kohė tė marrim frymė. Ky ėshtė edhe njėri prej shkaqeve qė dėmtimet e futbollsitėve po shtohen. Drejtuesit e futbollit duhet tė ulin pak ritmin. Eshtė e padrejtė qė disa ekipe s\'janė nė gjendje tė luftojnė nė mėnyrė tė barbartė, vetėm pėr shkak tė dėmtimeve qė vijnė nga mbingarkesa\".
GJUAJTJA E PENALLTIVE - \"Kėtė e vendos trajneri. Te ne i gjuan Rejes dhe Robinjo. Deri nė fund tė kampionatit, sigurisht qė do tė kem raste tė gjuaj edhe unė ndonjė. Rudi ėshtė njė ekzekutues i shkėlqyer, i gjuan mirė dhe me vetėbesim. Jam i sigurt qė do tė shėnojė edhe mė tepėr gola nga pika e bardhė nė tė ardhmen\". |