Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Intervista/ Cana : "Tė gjithė tė bashkuar pėr fitoren"

Sosho ėshtė kundėrshtari i ditės sė diel pėr Olimpikun e Marsejės, ekipit tė lojtarit tė Kombėtares shqiptare, Lorik Cana. Sosho ndodhet nė vendin e 4 tė kampionatit, me po aq pikė sa Lilė dhe Lens, qė ndajnė vendet 2 dhe 3. Lorik Cana jep mendimin e tij pėr kėtė ndeshje: “Olimpiku i Marsejės ėshtė njė pretendent, ndėrkohė qė Sosho nė fillim tė sezonit nuk mund tė konsiderohej i tillė. Kundėrshtarėt dėshirojnė tė shkojnė sa mė larg qė ėetė e mundur, por unė nuk besoj se Sosho ėshtė njė kandidat pėr Ligėn e Kampioneve”. Mesfushori marsejez, megjithatė e vlerėson Soshonė: “Ėshtė njė ekip qė e meriton tė jetė nė atė vend, pėrpara nesh. Nėse ata do tė na mundin, do tė na shkėputen 5 pikė”. Cana i pezulluar kundėr Valensiens dhe i paaktivizuar me Trojes pėr shkak tė problemeve shėndetsore, ėshtė i gatshėm kundėr Soshosė. -Pas mungesės pėr shkak tė problemeve me bajamet, ju e gjeni veten brenda grupit... -E ndjej veten mirė, por tė jesh i sėmurė ėshtė shumė e vėshtirė. Herėn e fundit qė kam qenė sėmurė kam qenė ka qenė viti 1988 (qesh). E ndjej veten pak tė lodhur, por kam ende kohė tė marr veten. Jam i kėnaqur qė po rikthehem pranė ekipi dhe mezi po pres ndeshjen e sė dielės. --Prisni njė luftė tė fortė nė mesfushė? -Ka disa lojtarė shumė tė mirė nė aksin e mesfushės sė Sosho. Roman Pitau ėshtė njė lojtar me shumė eksperiencė nė Ligėn ! dhe Badara Sene, njė senegalez shumė i fuqishėm. Njoh gjithashtu Zherom Leroi pasi kemi qenė bashkė nė Paris. Pėrsa i pėrket Karim Ziani, mė shumė kam pasur rastin ta shoh nė televizion. Janė lojtarė shumė tė mirė. Nuk janė rastėsisht nė atė pozicion. Kanė njė ekulibėr tė plotė, kanė besim te ekipi tė tyre. I gjithė ekipi ynė ėshtė gati tė luajė njė futboll tė mirė. --Tė mundėsh Sosho ėshtė e rėndesishme pasi ėshtė njė konkurrent direkt pėr Ligėn e Kampioneve... -Olimpiku i Marsejesė ėshtė njė pretedent pėr Ligėn e Kampioneve. Ndėrkohė qė Sosho nė fillim tė sezonit nuk mund tė konsiderohej i tillė. Kundėrshtarėt dėshirojnė tė shkojnė sa mė larg qė ėetė e mundur, por unė nuk besoj se Sosho ėshtė njė kandidat pėr Ligėn e Kampioneve. Ekipi ynė ėshtė i pėrqendruar pėr tė marrė tri pikėt. --Si i gjykoni marrėdhėniet nė fushėn e lojės me Modeste M’Bami? -Me Modeste M’Bami, gjendemi sa nė njėrin krah nė tjetrin rė fushės. Kėtė vit, luajmė me njė lojtar pėrpara mbrojtjes. Unė kam luajtur tashmė nė mėnyrė mė sulmuese, ashtu siē e bėj edhe nė pėrfaqėsuese. Ka lojtarė qė janė tė aftė tė bėjnė shumė gjėra, e rėndėsishme ėshtė qė tė vihesh nė shėrbim tė grupit. --Si e shpjegoni diferencėn midis ekipit nė fillim tė sezonit me atė tė muajit tetor? -Patėm njė fillim tė mirė tė kampionatit dhe me eufori. Por duket qartė se nuk ka qenė gjithēka perfekte. Mbrojtja nuk pėsonte gol, ku u dallua Sedrik Karaso nė ndėrhyrjet decizive. Por, mė pas erdhi ndeshja me Lensin qė ndėrpreu kėtė vrap. Duke fituar nė “Velodrome”, Lioni mposhti njė konkurrent direkt pėr titullin kampion. Ishte njė ndeshje kyēe. Mė pas na munguan dhe rezultatet nė Nisė, kundėr Lorien dhe Lilė. Ekipet e mėdha duhet tė impenjohen dhe tė japin maksimumin. Janė akoma dhe katėr ndeshje para pushimeve dhe ne duhet tė bėjmė tetė pikė pėr tė arritur te 32 pikėt. Kjo do tė ishte njė bazė shumė e mirė pėr tė vazhduar. Pergatiti: Franc Hoxha
Albania-Sport