Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė e Sporteve ka bėrė tė ditur dje, me anė tė njė njoftimi pėr shtyp, se ministri Bujar Leskaj nuk ka marrė asnjė letėr nga presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson. Pėr kėtė arsye, MTKRS nuk mund tė bėjė asnjė koment nė lidhje me pėrmbajtjen e letrės, e botuar tashmė nė shtypin shqiptar. Pas njoftimit tė bėrė nga zėdhėnėsja e ministrisė, dikasteri qeveritar pėrgjegjės pėr sportin e ka vėnė veten nė njė situatė vėrtet qesharake. Para tri ditėsh, komente pėr letrėn bėri nė televizionin Klan drejtori i sporteve nė MTKRS, Mehmet Spahiu. Natyrisht, qė Spahiu mund ta ketė lexuar letrėn nė gazeta, por megjithatė ai ėshtė marrė me thelbin e ēėshtjes, pra duke folur pėr problemet qė ngrihen nė letėr, dhe pa marrė mundimin absurd qė tė vinte nė pikėpyetje ekzistencėn e saj. Njė gjė tė tillė mund ta bėnte edhe titullari i dikasterit qė ka ngritur tashmė shumė dyshime me njoftimin e djeshėm. Ose nė MTKRS ekziston njė rrumpallė ku nuk merr vesh i pari tė dytin dhe letra ka humbur zyrave apo korridoreve, ose ndoshta Leskaj nuk ėshtė mė kreu i asaj ministrie, sepse, qė letra i ishte nisur personalisht atij, kjo ėshtė e sigurt. Ekziston ndoshta edhe njė mundėsi e tretė, qė Johanson nuk ėshtė mirė dhe gabimisht shkruan letra qė i nis me I dashur zoti Leskaj dhe pastaj i dėrgon nė adresė tė Dukės.
Farsa e djeshme nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė tregues i kaosit qė ekziston nė MTKRS, ashtu si dhe nė mendjen e ēartur tė ministrit. Pasi bėri bé tė madhe para ca kohėsh, direkt nė televizion, se sa tė ketė postin nuk heq dorė nga lufta kundėr Dukės, ministri ka ngelur keq nga kėrkesa e pėrzemėrt pėr tė mos ndėrmarrė veprime kundėr FSHF-sė dhe drejtuesve tė saj, pas vendimit tė Gjykatės sė Apelit. Dhe tani nuk mund tė luajė mė me kartėn e keqinformimit tė FIFA-s e UEFA-s nga ana e FSHF-sė. Ka qenė vetė ministria ajo qė me gėzim ka informuar pėr vendimin, nė pritje tė ethshme pėr marrė lapsin e tė zhgarravisė Statutin.
Dritan Ikonomi
|