Miqėsoret shqiptare ėshtė e thėnė tė mos zhvillohen. Pas refuzimit pėr arsye financiare tė miqėsores me Nigerinė, ėshtė anulluar takimi miqėsor i kombėtares sonė me atė tė RD tė Kongos, qė do tė zhvillohej mė 15 nėntor nė Londėr. Njė miqėsore qė konsiderohej si shumė e rėndėsishme pėr trajnerin Oto Bariē, pas zhėgėnjimit qė pėsoi gjatė vizitės 10-ditore nė Shqipėri.
Ky lajm i papritur ėshtė bėrė i ditur nė fillim nga shoqėria menaxheriale Alb Marvin, e cila ka marrė pėrsipėr organizimin e kėtij takimi dhe mė vonė ėshtė konfirmuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Problemi kryesor pėr moszhvillimin e ndeshjes ka qenė kėrkesa e lartė financiare qė ka pasur policia britanike. Sipas shoqėrisė menaxheriale policia londineze ka kėrkuar nga organizatorėt e ndeshjes plot 255 mijė paund, pasi sipas tyre kjo ndeshje ėshtė e rrezikshmėrisė sė lartė. Njė sasi kaq e madhe parash i ka bėrė organizatorėt e ndeshjes Shqipėri-RD Kongo qė tė tėrhiqen, pasi ata jo vetėm qė nuk do fitojnė asgjė, por kishte mundėsi qė tė dilnin me humbje.
Miqėsorja e fundit e Shqipėrisė ėshtė ajo kundėr San Marinos e zhvilluar mė 26 gusht 2006 dhe e fituar me rezultatin 3-0. Nė fakt ėshtė pėr tė ardhur keq edhe Igli Taren, qė priste tė zbllokohej nė ndeshjen me Kongon.
|