Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Vetem tre trajnere kampione ne Superlige, te tjeret te papune

Nga Franc Hoxha

Me vetėlargimin e Neptun Bajkos nga drejtimi i skuadrės sė Partizanit, ėshtė reduktuar nė mėnyrė drastike numri i trajnerėve qė tė paktėn kanė fituar njė titull kampion nė Kategorinė Superiore dhe drejtojnė nė Superligė. Tashmė teknikėt e kurorėzuar me trofeun mė prestigjioz nė futbollin shqiptar janė vetėm katėr: Faruk Sejdini, Sulejman Starova, Mirel Josa dhe shkodrani Hysen Dedja, qė drejton njė skuadėr tė Kategorisė sė Parė, Erzenin qė ėshtė rikthyer si pretendent pėr t’u bėrė pjesė nė gjirin e 12 skuadrat mė tė mira tė Shqipėrisė. Ndėrkohė, disa trajnerė kampionė janė tė papunė ose nuk kanė pranuar tė drejtojnė skuadra pėr arsye tė objektivave tė vendosura nga drejtuesit(apo refuzimit tė kushteve financiare tė ofruara) ose nga ana tjetėr janė lėnė nė haresė. TĖ PUNĖSUARIT Nė 12 skuadrat aktuale tė elitės futbollistike (Kategoria Superiore), trajneri me mė shumė tituj kampionė ėshtė Sulejman Starova, me dy tė tillė, qė i ka fituar me dy skuadra tė ndryshme: Partizanin nė sezonin 1992-1993 (titulli i fundit kampion pėr kėtė ekip) dhe Tiranėn nė sezonin 2004-2005 (titulli i fundit kampion edhe pėr kėtė ekip). Aktualisht, Starova drejton skuadrėn e Teutės, ekipit qė e ka fituar vetėm njėherė titullin kampion nė sezonin 1993-1994 , me trajner Haxhi Ballgjnin. Starova ėshtė shprehur se njė nga objektivat e presidentit Edmond Hasanbelliu ėshtė edhe fitimi i titullit tė dytė kampion pėr durrsakėt, qė nė rast se do tė bėhej realitet (Teuta ndodhet pėr momentin nė vendin e tretė, 3 pikė larg kryesueses Tirana) do ta fuste, teknikun Sulejman Starova nė librin e artė, si tė vetmin trajner qė fiton kampionatin me tri ekipe tė ndryshme. Njė tjetėr trajner kampion ėshtė edhe Faruk Sejdini, i shkarkuar nga presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, pas rezultateve tė dobėta me skudrėn “blu”, por i punėsuar menjėherė tė “bardhekaltėrit” e Shkumbinit, pas shkarkimi tė Vasil Bicit (6 humbje rresht). Sejdini, ktėr herė kampion si futbollist dhe njė herė kampion si trajner me Dinamon nė sezonin 2001-2002, ėshtė trajneri i vetėm qė nuk mbetet pa punė. Stacionet e “Xhaxhit” janė tė njohura, punėsohet te Dinamo, shkarkohet dhe punėsohet te Shkumbini dhe kthim. Mirel Josa, kampion me Tiranėn nė sezonin 2003-2004 (pasoi nė detyrė trajnerin kampion Fatmir Frashėri, tashmė nė pension, por ia la vendin Sulejman Starovės) synon titullin e dytė tė tij nė sezonin 2006-2007. Por, gjithsesi ėshtė ende larg rekordit tė vendosur nga Selman Stėrmasi me 6 tituj, Myslim Alla (5). Tirana e Josės, humbi ndeshjen e radhės me Flamurtarin (3-2) dhe njė nga alternativat qė doli nė tregun mediatik kishte tė bėnte me shkarkimin e tij nga donatorėt. TE PAPUNĖT Kur shikon listėn e trajnerėve kampionė, fituesė tė 67 kampionateve tė deritanishme nga i pari i fituar nga Tirana e Selman Stėrmasit nė sezonin 1930 dhe deri te i fundit i fituar nga Elbasani i Ilir Dajės nė sezonin 2005-2006, “koleksion” njė sėrė emrash tė mėdhenj, sportistė tė medhenj dhe trajnerėt tė sukseseshėm, kampionė si lojtar dhe si trajnerė: Selman Stėrmasi, Loro Boriēi, Rexhep Spahiu, Myslim Alla, Zihni Gjinali, Fatmir Frashėri, Neptun Bajko, Sulejman Mema, Shkėlqim Muēa, e deri te ata qė drejtojnė sot, Mirel Josa, Sulejman Starova. Por, midis tyre ka dhe kampionė tė papunė. Mė “i riu” i tė papunėvė ėshtė ish-trajneri i Partizanit, Neptun Bajko, njė ish-futbollist i Partizanit tė Loro Boriēit, por njėherėsh edhe trajneri qė i ka dhėnė tė kuqve titullin e 14-tė (sezoni 1986-1987) nga 15 tė kampionatet e fituara nė rreth 60 kampionate nė tė cilin marrin pjesė. Njė tjetėr i papunė, ėshtė edhe fituesi i fundit i njė kampionati, Ilir Daja, qė pėrbėn edhe rekord shqitar: njė kampionat si trajner nė Kategorinė Superiore-njė titull kampion me Elbasanin. Daja, pjesė e formacionit kampion tė Dinamos nė sezonin 1989-1990, tė drejtuar nga Bejkush Birēe (prej kohėsh i papunė si trajner), pasi nuk arriti marrėveshjen e radhės me presidentin e Elbasanit, Arben Laze, refuzoi edhe ofertėn shumė tė ulėt financiare tė presidentit tė Dinamos, Besnik Sulaj. Edhe Astrit Hafizi, ish-trajner kampion me Vllazninė nė sezonin 1991-1992, prej kohėsh nuk drejton ndonjė skuadėr tė elitės. Dy tė fundit pėr ish-trajnerin e Kombėtares kanė qenė Dinamo dhe Vllaznia, prej tė cilavė ėshtė dorėhequr apo shkarkuar pa pėrfunduar sezonin. TĖ REHATUARIT Nė fakt, jo tė gjithė trajnerėt qė kanė fituar kampionate janė tė papunė. Nė vend tė detyrės sė teknikut ata kryejnė me devotshmėri detyra zyrtarėsh. Sulejman Mema dhe Shkėlqim Muēa (nga 2 herė kampionė me Tiranėn) janė rehatuar nėpėr zyra luksoze. Mema ėshtė shefi i gjyqtarėve nė Federatėn Shqiptarė tė Futbollit, ndėrsa Muēa ėshtė sekretari i Klubit tė Futbollit Tirana.