Po kalojme nje moment te veshtire te Lacio, pasi kemi pasur disa mungesa te lojtareve titullare dhe kjo ka sjelle edhe rezultatet negative te skuadres. Kur do te shenoj une? Ndoshta, ne ndeshjen miqesore te 15 nentorit
Tirane Eshte i vetmi nga sulmueset e kombetares shqiptare, qe nuk ka shenuar ende asnje gol, ne perballjet zyrtare me fanellen e skuadres ne te cilen luan. Fjala eshte per vete kapitenin e perfaqesueses, Igli Taren, i cili, edhe pse nuk e ka gjetur ende golin me fanellen e Lacios, ne kete sezon, perseri nuk shqetesohet. Keshtu, i ftuar ne ceremonine e mareveshjes se sponsorizimit e nenshkruar dje, ndermjet kompanise celulare Vodafone dhe FSHF se ai ka pohuar se nuk e ka gjetur ende golin, por nje gje e tille do te vije dhe se Tare nuk e ka problem zhbllokimin, sepse kjo do te ndodhe, sic u ka ndodhur edhe sulmuesve te tjere. Madje, ai ka perfituar edhe nga momenti festiv, per te bere edhe shaka me pyetjet e gazetareve, mbi kete fakt, duke dhene ndeshjen, vendin dhe daten se kur ai do te gjeje rrugen e rrjetes. Do te shenoj ndaj Kongos, ne miqesoren e 15 nentorit ne Angli, ka thene me te qeshur ai. Igli ka folur edhe per situaten e fundit qe po kalon skuadra e tij, Lacio, teksa ka treguar edhe arsyet e ecurise negative.
Jeni i vetmi sulmues i kombetares shqiptare qe nuk keni gjetur ende rrugen e rrjetes. I shqetesuar?
Aspak. Nuk eshte se une nuk kam shenuar, apo nuk di te shenoje, por thjesht po vonoj ne gjetjen e golit. Nuk po arrij te zhbllokohem ne kete sezon me Lacion, sepse sic e kam thene kam patur probleme edhe me formen time, derisa arrita ta fitoja ate dhe te aktivizohesha me pas rregullisht. Keto jane gjera qe ndikojne tek ecuria e nje sulmuesi. Megjithate, une nuk jam i shqetesuar per kete. Jam i kenaqur qe sulmueset e tjere kane arritur te shenojne dhe mendoj se nje gje te tille do ta bej shume shpejt edhe une.
Kur mund te ndodhe kjo?
Ndoshta qe ne ndeshjen miqesore te 15 nentorit me Kongon, ne Angli.
Fjala ishte per me Lacion...
Edhe atje golat do te vijne dhe nuk dua te shqetesohem per kete, sepse eshte nje gje qe ndodh ne momentin e duhur.
Nderkohe, nuk po arrini te gjeni dot fitoren dhe kjo duket se ndikon psikologjikisht edhe tek skuadra. Pse kaq shume probleme?
Kemi probleme, ashtu si cdo skuader qe e ka nisur kampionatin e penalizuar. Gjithsesi, une do te thoja se pertej kesaj, edhe demtimet e disa lojtareve titullare, si Behrami, apo te tjere, kane ndikuar ne ecurine negative te deritanishme. Skuadra nuk mund te gjeje dot vetveten dhe nuk eshte me aq agresive sa duhet. Megjithate, une jam optimist se gjerat do te ndryshojne per mire dhe ne do te rikthehemi tek fitorja, e cila do te na clironte te gjitheve.
Pergatiti: Gjergj Cicani
|