Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Pėrveē kundėrshtarit nė luftė edhe me tė ftohtit


Nga Ejup LLUMNICA

Janė zhvilluar ndeshjet e javės sė 13-tė tė Superligės sė Kosovės nė futboll. Pėrveē, sfidės qė kishin kundėr kundėrshtarit futbollistėt nė kėtė jave janė ballafaquar edhe me tė ftohtit e madh qė po mbretėron nė vendin tonė. Sido qė tė jetė edhe pėrkundėr kėsaj, adhuruesit e futbollit patėn rast t\'i shohin disa takime mjaft interesante ku nuk munguan as golat e as atmosfera e mirė e shikuesve. Ndeshja kryesore e kėsaj jave padyshim ishte ajo nė Mitrovicė, ndėrmjet Trepēės ’89 dhe Trepēės, kur pėrveē, lojės dhe golave tė shumtė solli edhe njė atmosferė tė shkėlqyeshme nė shkallėt e stadiumit. Rreth 7 mijė shikues vėrtet nuk dinin pėr cilėn skuadėr tė anonin, pasi qė kishin kaluar shumė vite kur nė stadiumin e Mitrovicės, pėrballeshin dy skuadra mitrovicas. Ishte Trepēa ’89 qė doli mė e suksesshme nė kėtė takim pasi qė shėnoj fitore me rezultat 3:2, mirėpo bazuar nė atė ēka u tregua nė fushė, rezultati mbeti nė planė tė dytė, pasi qė mė lojėn dhe sjelljen e paraqitur nė terren vėrtet shikuesit nuk kanė arsye tė mos vijnė nė stadiume. Takim tjetėr mjaft interesant ishte edhe ai ndėrmjet Besės, dhe Kosovės sė Vushtrrisė. Ishin vushtrriasit qė dy herė arritėn tė kalojnė nė epėrsi, mirėpo jo edhe ta mbajnė deri nė fund kėtė, pasi qė kampionin aktual, fillimisht arritėn tė barazojnė rezultatin pėr tė kaluar mė pas nė epėrsi prej dy golave duke e bėrė kėtė fitore mjaftė bindėse 4:2. Prishtina, ashtu siē ėshtė pritur ka has nė njė rezistencė tė madh nė Prizren nė pėrballje me Lirinė, tė cilėt vėrtetė treguan lojė angazhuese madje edhe tė parėt arritėn tė kalojnė nė epėrsi, por ja qe “bardhekaltėrit” nuk u dorėzuan dhe me lojė tė mirė barazuan rezultatin dhe nė minutat e fundit shumė lehtė edhe kanė mundur tė marrin pikė tė plota. Flamurtari ka vazhduar me lojėra tė mira, ata edhe ne Ferizaj ishin tė pathyeshėm, tė cilėt nga kjo fushė e papėrshtatshme dolėn tė pamposhtur duke mbyllur ndeshjen me rezultat 1:1, dhe me plotė tė drejtė llogariten si njėra nga skuadrat qė pretendon kreun e tabelės. Besiana, para adhuruesve tė vetė ka arritur tė shėnojė fitore kundėr Shqiponjės me rezultat 2:1. Adhuruesit llapjanė mund tė thuhet se pėrveē qė iu gėzuan fitores sė Besianės ata patėn edhe njė arsye mė shumė pasi qė skuadra tashmė duket se ėshtė stabilizuar pas kthimit nė skuadėr tė disa futbollistėve mjaft cilėsor tė cilėt kishin refuzuar tė paraqiten nė ndeshje pėr shkak tė mungesės sė pagave. E vetmja skuadra e Hysit ishte ajo qė shėnoj fitore si skuadėr mysafire. Llapjanėt nė Prishtinė me dy golat e Kushtrim Munishit, mundi Kosovėn e Prishtinė se cila assesi nuk ėshtė duke e gjetur vetėn. Skuadra qė shkaktoj befasi nė kėtė javė ishte ajo e Vėllaznimit e cila luajti baras nė Skenderaj kundėr Drenicės 4:4, duke ia vėshtirėsuar kėshtu punėn edhe mė shumė “kuqezinjve” tė Drenicės. Skudrat tjetėr Gjilani edhe pse shumė vėshtirė megjithatė ariti tė marr pikė tė plota nė pėrballje me KEK-un shumė tė disponuar nė javėt e fundit.