Nga Hasan Tahiri
Pėllumb Jusufi, djaloshi 18 vjeēar, I cili rrjedh nga njė familje adhuruese tė sportit, ėshtė anėtar i K.F Dinamo tė Zagrebit dhe i reprezentacionit tė Kroacisė U-19. Gjatė javės sė kaluar ai ka qenė pjesėmarrės nė turneun kualifikues nė Lituani, ku pos reprezentacionit tė Kroacisė ishin edhe pėrfaqėsueset e Moldavisė, Sėrbisė dhe nikoqiri Lituania. Ky talent i jashtėzakonshėm i futbollit ka kontribuar qė nė tri ndeshjete zhvilluara. Pėrveē dy golave tė shėnuar pat dhėnė njė kontribut tė lartė nė asistim tė golave qė shėnuan bashkėlojtarėt e tij. Nė kėtė turne kualifikues Pėllumbi ishte kthyer me pėrfaqėsuesen
e tij si fitimtarė - me dy fitore dhe me njė barazim.
Hapat e para ky djalosh i ka filluar qė nė moshėn shtatė vjeēare. Fillimisht ai ka mėsuar zanatin nga babai i tij Isak Jusufi, i njohur nė trevat e Pollogut si legjendė e gjallė e futbollit. Mė vonė ai nis stėrvitjet te trajneri Dushan Keēan, kur edhe zhvillohet si futbollist profesionist. Ai ka stėrvitur edhe me trajnerin Edmond Miha. Si 12 vjeēar me familjen shkon nė Kroaci, ku vazhdon shkollimin nė Zagreb. Nė kėtė kohė ai anėtarėsohet nė shkollėn e futbollit tė Dinamos. Aty i kalon tė gjitha kategoritė e grupmoshave dhe arrin tė inkuadrohet nė reprezentacionin e Kroacisė tė grupmoshave tė reja. Ndėr trajnerėt qė Pėllumbi ka ushtruar nė Dinamo veēojmė Rrorėn, Mustedanagiē, Sezen etj. Pėllumbi ka marrė pjesė edhe nė shumė turne tė ndryshme me renome tė lartė evropiane dhe botėrore. Ai kujton turneun e Bergamos tė Atalantės nė Itali ku shpallet
si golashėnues mė i mirė I turneut. Anėtari i reprezentacionit kroat veēohet pėr shpejtėsinė, teknikėn e lartė dhe ndjenjėn pėr tė shėnuar gola. Pėllumb Jufufi shpalos pėr Nacional ofertat qė arrijnė nė adresė tė tij nga klube prestigjioze evropiane. Nga java e ardhshme ai do tė provohet nga trajnerėt e skuadrės sė njohur gjermane FC Shtutgart. Interesim pėr tė ka shprehur edhe Borusia e Dortmundit dhe disa skuadra italiane dhe franceze. Por ai e ka nė zemėr ekipin katalonas Barcelonėn. Pėllumbi kėto ditė i ka kaluar nė vendlindjen e tij nė Pirok tė Tetovės. Gjatė kėsaj kohe ka pasur rastin tė shoqėrohej me shokėt e dikurshėm, pėrfshirė edhe bashkėlojtarėt Elfat Bajrami, Fehim Jashari dhe Valmir Ziberi. Ai ndjehet i kuperuar dhe i gatshėm pėr lojė pas lėndimeve qė kishte pėsuar, tė cilėt ia pamundėsuan tė luante pėr pėrfaqėsuesen kroate, nė turneun kualifikues nė Kroaci, ku gjendej shoku i tij nė pėrfaqėsuesen e Maqedonisė, Agim Ibrahimi, anėtar i Rred Bull Salzburg. |