Eintraht Braunchavajg, skuadra e sulmuesit tė Kombėtares shqiptare Bekim Kastrati, ka larguar nga detyra trajnerin Mikael Kryger (52-vjeē) dhe manaxherin e klubit Volfang Los (51).
Situata e pakėnaqshme sportive na detyroi ne tė ndėrmerrnim kėtė hap, pohoi presidenti i Eintrahtit, Gerhard Glovoski. Eintraht, kampion i Gjermanisė nė vitin 1967, pas gjashtė ndeshjesh ka mundur tė grumbullojė vetėm 3 pikė dhe mbyll tabelėn e klasifikimit, ndėrkohq qė ka mundur tė grumbullojė vetėm dy pikė nė shtėpi (dy barazime).
Eintraht ėshtė nė kėrkim tė njė trajneri pėr ndeshjen e shtėpisė kundėr 1860 Munchen, takim qė do tė luhet mė 13 tetor.
Sulmuesi shqiptar qė u dėmtua nė ndeshjen e humbur me Rot Veis Esen (2-0) pas rikthimit tė tij nga dėmtimi do tė luajė nėn urdhėrat e njė trajneri tė ri. Trajneri i shkarkuar i Bruanshvajgut ishte njė nga ata qė e vlerėsonte shumė shqiptarin pėr forcėn e tij, edhe pse nuk ishte shumė rezultativ nė lojė: 1 gol nė pesė ndeshje.
|