Komisioni i Disiplinės i FSHF-sė ėshtė pėr tu patur zili me zellin qė po tregon pėr pezullimet, paralajmėrimet dhe tė vėrtetat qė nxjerr nė shesh. Nė vendimin e tij mė tė fundit vazhdoi serialin killer tė gjobitjes sė trajnerėve. Kėshtu, nė bazė tė nenit 24/4 te Kodit tė Drejtėsisė Sportive, ndihmėstrajneri i ekipit tė Elbasanit, Ilirjan File pėr protesta ndaj arbitrit gjobitet me 10 mijė lekė.
Paralajėmėrim ka marrė edhe trajneri i Lushnjės, Ilir Gjyla, qė pėr protesta ndaj vendimeve tė gjyqtarit gjatė ndeshjes Bilisht Sport-Lushnja, mund ti thotė lamtumirė drejtimit zyrtar tė ekipit nė rast pėrsėritje.
Kasa e gjobave do tė mbushet edhe me 10 mijė lekėt e trajnerit tė Burrelit U-19, Alfred Stefani pėr ofendim tė arbitrit.
Komisioni i Disiplinės ėshtė ndalur edhe te reklamimi i Klubit tė Futbollit Shkumbini nė lidhje me aktivizimin e futbollistėve tė Dinamos, Goran Vinēetiē dhe Redi Jupi. I pari pėr aktivizimin pas tri kartonave tė verdhė, kur sipas Sektorit tė Garave nuk ėshtė i vėrteti dhe aktivizimi i kroatit ka qenė i rregullt. Edhe pretendimi i KF Shkumbinit nė lidhje me aktivizimin e futbollistit Redi Jupi si tė paregjistruar ėshtė konsideruar nga Disiplonori si i pabazuar, duke e konsideruar aktivizimin 90 minutėsh tė mesfushorit Jupi tė rrergullt sipas tė gjitha rregullave tė FSHF-sė.
Klubi Dinamo ėshtė paraljmėruar nga FSHF-ja nė lidhjen me prishjen e njėanshme tė kontratės me futbollistin ukrainas Sergej Romanishin duke ia faturuar kėtij klubi tė gjitha pasojat financiare, por edhe njė penalizim tė mundshėm nga Komisioni i Disiplinės.
|