Ekipi kombetar shqiptar i futbollit vazhdon pėrgatitjet pėr ndeshjen kundėr pėrfaqėsueses sė Holandės, ndeshje kjo e programuar pėr datėn 11 tetor.
Pėr shkak tė kushteve tė vėshtira atmosferike qė nuk kanė lejuar stėrvitjen nė fushat me bar, trajneri Bariē e zhvilloi zhvilloi stervitjen e sotme nė palestėr sportive. Lojtarėt kanė zhvilluar ushtrime fizike duke zbatuar edhe disa skema tekniko-taktike me udhėzimet e trajnerit.
Edhe sot mesfushori Devi Muka ka shfaqur probleme shėndetsore dhe nuk ėshtė stėrvitur me grupin e lojtarėve. Ndėrkaq ditėn e enjtė, nė oren 17:30, pėrfaqėsuesja kuqezi do tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore me ekipin rajonal VPV Purmersteijn.
Sipas faqes zyrtare nė internet tė klubit, qė ka publikuar edhe njė lajmėrim pėr takimin, ndeshja do tė zhvillohet me dy pjesė nga 40 minuta, ndėrsa pushimi do tė jetė vetėm 5 minuta.
Ky test do ti shėrbejė trajnerit kroat tė Kombėtares si njė mundėsi e mirė pėr tė vėzhguar realisht gjendjen e lojtareve por edhe pėr tė provuar skema tė cilat do tė pėrdoren nė ndeshjen ndaj Holandes. Kjo ndeshje ka shfaqur interesimin e mediave vendase dhe pritet te filmohet dhe te transmetohet nga kompania EyeĖorks Sport qė do tė prodhojė sinjalin e ndeshjes Hollandė -Shqipėri. Edhe sot pasdite stėrvitja e skuadrės do tė zhvillohet nė palestren sportive .
|