Albania Sport FILLIMI ARKIVI | Kampionet e Shqiperise | GOSSIP-Albania-sport
  Arkivi i lajmeve
  2009
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar
  2008
  -  Dhjetor
  -  Nentor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2007
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
  -  Qershor
  -  Maj
  -  Prill
  -  Mars
  -  Shkurt
  -  Janar

  2006
  -  Dhjetor
  -  Nėntor
  -  Tetor
  -  Shtator
  -  Gusht
  -  Korrik
Kuqezinjtė, nė kėrkim tė njė miqėsore me ekipet lokale

Kombėtarja shqiptare e futbollit ka nisur dje zyrtarisht grumbullimin nė tokėn holandeze, ndėrkohė qė sot do tė nisė zyrtarisht punėn nė fushė. Pothuajse dje tė gjithė lojtarėt janė vėnė nėn urdhrat e trajnerit Oto Bariē, i cili duket se tashmė ka pėrveshur mirė mėngėt. Kroati ka bėrė tė ditur se do t’i nėnshtrojė lojtarėt gjatė kėtyre ditėve nė njė stėrvitje intensive pėr tė parė mė mirė se cilėt do tė jenė ata qė do tė mund tė zėnė vendet e lėna bosh nga mungesat e Duros, Canės dhe Beqirit. Kuqezinjtė do tė nisin qė sot dy seanca stėrvitore nė kompleksin e hotelit ku ėshtė akomoduar kombėtarja, qė duhet thėnė se ka kushte me tė vėrtetė fantastike. Sa pėr informacion, hoteli ndodhet shumė pranė kufirit me Gjermaninė. Me skuadrėn do tė jetė edhe debutuesi Besart Berisha, i cili ėshtė bashkuar me skuadrėn nė njė kohė rekord. Ndėrkaq, mėsohet se delegacioni shqiptar ka nisur kontaktet me federatėn vendase pėr tė siguruar njė miqėsore me njė nga ekipet lokale tė zonės. Pėr momentin nuk ka asnjė emėr, por shumė shpejt Bariē do tė ketė nė dispozicion njė pėrballje. Takimi mund tė zhvillohet nė fundjavė, ose gjatė mesit tė javės. Tekniku shpreson tė provojė tė gjithė lojtarėt dhe tė provojė skemat e mundshme qė do tė prėdorė mė pas nė sfidėn me Holandėn. Problemi kryesor mbetet mbrojtja, qė shqetėson mė shumė trajnerin dhe ėshtė pikėrisht ky repart, aty ku kroati duhet tė ndėrhyjė pėr tė riparuar problemet qė kanė lindur. Pėrflitet edhe pėr njė aktivizim tė Ervin Bulkut nė ndeshjen e 11 tetorit, pasi mesfushori i Tiranės mund tė zėvendėsojė Lorik Canėn e skualifikuar. Bulku do tė vėzhgohet me kujdes gjatė kėtyre ditėve dhe mė pas stafi teknik do tė vendosė pėr tė. F. Kodra