Me dorėheqjen e Agim Canajt nga drejtimi i Flamurtarit, shkoi nė katėr numri i trajnerėvė tė larguar apo tė shkarkuar nga drejtimi i ekipeve tė Kategorisė Superiore nė harkun kohor tė pesė javėve.
Trajneri i parė i shkarkuar i sezonit 2006-2007 ėshtė ai i Luftėtarit, Mustafa Hysi qė u zėvendėsua nga Ilir Spahiu, pas pėrfundimit me humbje tė ndeshjes sė parė Luftėtarit me Vllazninė (1-0). Pas tri javėve pushim, rifilloi valsi i dorėheqjeve, ku pas ndeshjeve tė javės sė katėrt dhanė dorėheqjen e parevokueshme dy trajnerė: Hasan Lika i Besės dhe Ramadan Ndreu i Kastriotit tė Krujės, dy ekipe qė nė katėr javėt e para nuk kishin mundur tė fitonin asnjė takim, madje dhe pėrballja midis tyre nė javėn e parė tė sezonit: Kastrioti-Besa pėrfundoi nė barazim (2-2).
Hasan Lika u zėvėndėsua zyrtarisht nga kosovari Rafet Prekazi, por nė ndeshjen e parė post-Lika ekipin e Besės e drejtoi ndihmėsi Pėrparim Daiu.
Vendin vakant tė lėnė nga Ramadan Ndreu e zuri Petrit Haxhia qė nxiti njė tjetėr dorėheqje, atė tė trajnerit tė Flamurtarit, Agim Canaj.
NDĖRRIMET E TRAJNERĖVE GJATĖ SEZONIT 2006-2007
1. Luftėtari: Ilir Spahiu zėvendėson Mustafa Hysin nė javėn e dytė (Hysi 1 ndeshje 1 humbje).
2. Besa: Hasan Lika jep dorėheqjen pas javės sė 4-tė (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-tė, Pėrparim Daiu (1 ndeshje, 1 fitore; Apolonia-Besa 0-1)
3. Kastrioti: Ramadan Ndreu jep dorėheqjen pas javės sė 4-tė (4 ndeshje: 2 barazime dhe 2 humbje). Nga java e 5-tė, Petrit Haxhia.
4. Flamurtari: Agim Canaj jep dorėheqjen pas javės sė 5-tė (5 ndeshje: 1 fitore dhe 4 humbje).
|