Sulejman Demollari ėshtė njė nga specialistėt qė e njeh me mirė se kushdo tjetėr futbollin rumun. Jo vetem se ish-lojtari i Dinamos sė Tiranės dhe Dinamos sė Bkureshtit, tashme 42-vjeēar, ka qenė njė nga lojtarėt mė tė mirė tė huaj qė kanė luajtur nė Rumani, teksa ėshtė shpallur edhe njė herė golashėnuesi mė i mirė i kampioantit rumun mė sezonin 1991-1992, kur me Dinamon e Bukureshtit nė 30 ndeshje tė atij sezonin shėnoi 30 gola, por se ka patur fatin tė luajė pėr katėr sezone nė kampionatin rumun dhe disa nga kundėrshtarėt e tij tė dikurshėm sot janė nė stafin drejtues tė Kombėtares rumune, pėrfshirė trajnerin Piturka apo dhe ndihmėsin e tij Lupeskun, me tė cilin \"Demo\", siē thirrej ai ka luajtur sė bashku nė njė skuadėr. Sulejman Demollari ka zhvilluar 99 ndeshje duke shėnuar gola nė Rumani, madje edhe nė ndeshjen e parė tė tij nė kampionatin rumun, Dinamo-Petrohul, mė 25 gusht 1991, shėnoi 2 gola nė fitoren 6-0. Demollari ėshtė vlerėsuar nga media sportive rumune si lojtari mė i mirė i huaj qė ka luajtu nė Rumani.
Albania-sport.com zhvilloi njė intervistė ekskluzive me ish-lojtarin (43 ndeshje, 1 gol) edhe trajnerin e Kombėtares shqptare nė ambjentet e stadiumit kombėtar \"Qemal Stafa\" ku kishte ardhur pėr tė ndjekur edhe stėrvitjen e pėrfaqėsues rumune, pėr tė takuar miqtė e dikurshėm dhe pėr tė dhėnė mė pas edhe disa intervista pėr median rumune.
-Albania-sport.com: Sulejman Demollari, si njė ish-futbollist i shquar qė keni luajtur pėr katėr sezone nė Rumani (1991-1994) konsideroheni si njohėsi mė i mirė i futbollit tė kėtij vendi. Si e vlerėsoni nga pozitat e njė ish-trajneri tė Kombėtares?
- Sulejman Demollari: Sigurisht, ėshtė njė ndeshje e vėshtirė. Por, unė them se duhet tė jemi optimistė si nė ndeshjen e parė nė Bjellorusi. Duhet rruajtur fryma dhe pėrqendrimi maksimal, kėshtu qė vlerėsoj se Rumania nuk ėshtė e pathyeshme. Megjithatė, unė them se ėshtė njė ekip i fortė qė gėzon njė emėr tė mirė nė Europė dhe nė Botė. Rumania ėshtė pjesėmarrėse nė finalet e disa kampionateve europiane dhe botėrorė dhe duhet tė kemi respekt edhe pėr traditėn e saj.
AS.com: -Ju kni luajtur nė Rumani me Dinamon e Bukureshtit. A mund tė bėni njė krahasim dhe tė veēoni karakteristikat e futbollit shqiptar me atė rumun?
S.D. -Ajo qė bie nė sy ėshtė niveli i lartė i kondicionit fizik. Tė gjithė trajnerėt nė Rumani e vėnė theksin te pėrgatitja fizike. Kjo ėshtė njė nga elementėt mė thelbesorė tė futbollit rumun. Ne duhet tu pėrgjigjemi me pėrqendrimin tonė nė lojė dhe me disiplinė deri nė fund.
AS.com:- Shqipėria nuk ka njė bilanc tė mirė me skuadrat rumune, madje ka humbur shtatė ndeshjet e fundit, ku dhe mė e veēanta ėshtė fakti se njė nga golat i ka shėnuar trajneri aktual i Rumanisė, Viktor Piturka, nė njė ndeshje tė humbur nga ne 5-1.
S.D. Trajneri i Kombėtares Piturka apo Picurka siē thuhet nė gjuhėn rumune ėshtė edhe njė lojtar i shquar i kėtij vendi, njė ish-sulmues nga mė tė mėdhenjtė nė Rumani. Madje Piturka ėshtė edhe njė kampion i Europės me Steaua, nė vitin 1986 nė mos gabohem, ku nė atė vit ka dalė edhe golashėnuesi mė i mirė i Kupės sė Kampioneve . Dėshiroj qė ndeshja tė bėhet e bukur, pasi edhe Rumania e ka vlerėsuar ekipin tonė. Edhe nė intervistat qė kam pasur me gazetarė dhe televizonet rumune, gazetarėt e tyre mė kanė pohuar njė lloj frike dhe kanė pohohuar se duhet vlerėsuar nė maksimum ekipi shqiptar.
AS.com: - A ka ndonjė te stafi aktual i ekipit rumun ndaj tė cilėve keni luajtur?
S.D.- Sapo u takova me Lupeskun, ndihmėsin e Piturkės, me tė cilin kam luajtur pėr pak kohė te Dinamo e Bukureshtit, por mė pas ai u transferua nė Gjermani. Edhe Jovan ėshtė nė stafin e tij. Jemi shumė miq me njeri-tjetrin dhe jemi takuar shpesh herė nė Bukuresht. Unė kam si lojtar kam luajtur katėr ndeshje qoftė miqėsore nė Konstanta. Ndėrkohė qė kam luajtur edhe me njė lojtar si Munteanu pėr tre sezone te Dinamo e Bukureshtit. Ai ėshtė thirur nė Kombėtaren rumune, por nuk mundi tė vijė nė Tiranė pėr shkak tė vdekjes sė kunatit tė tij.
AS.com: - Si e parashikon njė specialist si Demollari, rezultatin e ndeshjes Shqipėri-Rumani?
S.D. Dihet qė nė futboll ka dhe tė papritura. Njė rezultat me barazim do tė isha i kėnaqur pėr ekipin tonė, por kam dėshirė tė mendoj edhe pėr fitoren.
AS.com: - Ju keni qenė trajner i Komėbtares si e vlerėsoni atė?
S.D. Kombėtarja shqiptare sa vjen edhe rritet. Kjo ka tė bėjė edhe me faktorin qė shumė shqiptarė luajnė jashtė Shqipėrisė dhe pėrgatiten nga stafe profesioniste tė klubeve ku luajnė. E rėndėsishme ėshtė qė lojtarėt tė sjellin atė frymė sidomos nė pėrqendrimin nė ndeshje.
AS.com: - Kur keni qenė pėr herė tė fundit nė Rumani?
S.D. Gjatė muajit tetor tė vitit tė kaluar, ndėrkohė qė kam qenė atje edhe me drejtuesit e klubit tė Tiranės pėr tė parė mundėsinė e marrjes sė njė futbollisti. Vazhdoj tė mabj kontakte, kam shumė miq.
AS.com: - Sa ėshtė tregu i lojtarėve rumunė?
S.D. Shumė i shtrenjtė. Njė lojtar i mirė vlen edhe 1 milion euro.
AS.com: - Duke i njohur lojtarėt e Rumanisė, nga kush mendon se duhet tė kemi mė shumė kujdes?
S.D. Emrat e tyre janė tė njohur pėr kėdo si: Mutu dhe Ēivu. Por tashmė nė pėrfaqėsuesen rumune janė edhe Kodra i Getafes nė Spanjė, apo Roshu dhe Petre qė luan me CSKA e Sofjes. Me Roshu kam lujtur te Dinamo e Bukureshtit, por atėherė ai ka qenė njė lojtar shumė i ri.
AS.com: - Besoni se faktori fushė do tė ndikojė nė arritjen e njė rezultati pozitiv?
S.D. Natyrisht qė ndikon. Ne kemi njė publik tė zjarrtė dhe besoj se edhe shkallėt e stadiumit do tė jenė tė mbushura. Tifozėt janė plus dhe pėr atmosferėn e ndeshjes.
AS.com: - Nė planin personal, me se merret Demollari tani?
S.D.- Ka pak ditė, rreth dy javė qė kam hapur njė akademi futbolli private tė cilėn e kam quajtur Akademia e Futbollit Demollari, ku do tė stėrviten fėmijė nga mosha 6-vjeē e deri nė 16-vjeē. I jam pėrkushtuar fort asaj duke qenė edhe se nuk kam patur oferta pėr tė drejtuar ndonjė ekip tė elitės, qė me thėnė tė drejtėn sa vjen dhe vėshtirėsohet. Dua tu transmetoj fėmijve qė trajnor pasionin pėr futbollin dhe tė pėrfitojnė sa mė shumė nga teknika. Por, megjithatė dua tė shtoj se duhet njė organizim mė i mirė mė pėrgjithėsi i futbollit shqiptar.
Intervistoi: Dash Frashėri
|